LIVE UPDATES
Aktualitet

7 arsye pse zona e Hamallaj është zgjedhja e duhur për të investuar

Nga viti në vit kërkesa për destinacione të ndryshme bregdetare është rritur. Kjo tendencë ka prekur sigurisht edhe zonën e Hamallaj, ku ka një rritje të ndjeshme të turistëve vendas dhe të huaj.

18 Prill 2025, 15:36 Nga DOSJA
7 arsye pse zona e Hamallaj është zgjedhja e duhur për të
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Investimi në pasuri të paluajtshme përgjatë vijës sonë bregdetare po bëhet gjithnjë e më tërheqës. Ky trend është nxitur nga investitorët që kërkojnë mundësi për t'u angazhuar në sektorin turistik, si dhe nga qytetarët që po shohin mundësinë për të pasur një shtëpi verore pranë plazhit për përdorim vetjak ose për ta dhënë me qira. Nëse po mendoni për të bërë këtë tip investimi, ja 7 arsyet pse duhet të zgjidhni zonën e Hamallaj.

1.Rritja e turizmit

Nga viti në vit kërkesa për destinacione të ndryshme bregdetare është rritur. Kjo tendencë ka prekur sigurisht edhe zonën e Hamallaj, ku ka një rritje të ndjeshme të turistëve vendas dhe të huaj. Vetëm vitin e kaluar në Qarkun e Durrësit janë regjistruar mbi 1.5 milion turistë nga Shqipëria dhe vende të tjera si Kosova, Maqedonia e Veriut, Italia, Polonia, Gjermania etj. Për këtë arsye shumë investitorë e shohin si një mundësi për të pasur prona në këtë zonë që do të shërbenin në funksion të turizmit.

7 arsye pse zona e Hamallaj është zgjedhja e duhur për të

2.Vendndodhja strategjike dhe aksesueshmëria

Hamallaj ndodhet pranë qytetit të Durrësit, i cili është një qytet - port kyç me dalje në detin Adriatik dhe gjithashtu është lehtësisht i aksesueshëm nga qyteti i Tiranës në vetëm 40 minuta. Kjo zonë ndodhet edhe shumë pranë Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” duke e bërë një vend tërheqës për këdo që kërkon një ekuilibër midis qetësisë dhe lehtësisë së aksesit urban.

3.Rritja e vlerës së pronës

Zhvillimi i infrastrukturës dhe fluksi i turistëve kanë kontribuar në rritjen e vlerës së pronës në këtë zonë duke garantuar edhe një kthim të investimit. Shpesh këto prona shihen edhe si një investim afatgjatë për shkak të kërkesës së qëndrueshme për shtëpi pushimi, prona me qira apo për ndërtimet e resorteve. Nga viti 2019 në vitin 2022 vlera e pronës është rritur nga 40 %  në 60 % për pronat në bregdet.

4. Zhvillime të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin

Shumë investitorë aktualisht janë të interesuar të investojnë në zhvillime miqësore me mjedisin, duke përfituar nga bukuritë natyrore të zonës bregdetare të Hamallaj. Arkitektura në harmoni me natyrën dhe promovimi i eko-turizmit janë të gjitha tendenca në rritje përgjatë vijës bregdetare shqiptare dhe që ndikojnë në rritjen e vlerës së pronës.

5. Largimi nga zonat urbane drejt zonave të qeta

Vitet e fundit po investohet në zona bregdetare dhe në periferi të qyteteve pasi po preferohet të jetohet mes qetësisë por me akses të lehtë drejt zonave urbane. Zona e Hamallaj i përmbush më së miri këto kushte pasi ndodhet shumë pranë Durrësit dhe Tiranës, duke i dhënë mundësi kujtdo që jo vetëm të pushojë por edhe të jetojë.

6.Komplekse në vend të ndërtesave individuale

Gjithnjë e më shumë blerësit po tregojnë interes në komplekse të integruara që ofrojnë shërbime të përbashkëta, siguri, hapësira të gjelbra, mundësi për hapësira rekreacioni, parking, shërbime utilitare dhe facilitete të ndryshme që janë më të vështira të ofrohen nga ndërtesat individuale. Në zonën e Hamallaj prej më shumë se 10 vitesh është përqafuar kjo tendencë duke sjellë nga viti në vit projekte mixed-use.

7.Akses në det dhe bukuri natyrore

Pronat bregdetare, janë shumë të kërkuara për shkak të pamjes së tyre të bukur dhe aksesit të lehtë drejt plazhit. Njerëzit duan të jetojnë buzë detit dhe turistët shpesh kërkojnë prona me qira në këto zona. Kjo i bën pronat buzë plazhit më të kërkuara, pasi ato mund të gjenerojnë të ardhura më të larta nga qiraja. Një vendndodhje e shkëlqyer nënkupton akses më të mirë dhe shumë lehtësi, të ardhura më të larta nga qiraja dhe një rritje të vlerës së pronës me kalimin e kohës.

hamllaj

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen