8 Korrik 2023, 14:10
Nga k.m
Evis Kushi
KORÇË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi në një deklaratë për mediat ka sqaruar se universiteti i Korçës, “Fan Noli” nuk do të mbyllet dhe do të vazhdojë punën në vitin e ri akademik. Kushi gjatë një dalje për mediat u shpreh se ka pasur propozime për mbylljen e tij por jo vendime definitive, ku shtoi se mund të ketë vetëm shkrirje të disa programeve që janë në tkurrje.
“Takimi ka qenë shumë konstruktiv me pedagogët, së pari folëm për vendimet e ministrisë dhe zhvillimet në universitet, se cilat janë problematikat. Dy janë drejtimet sesi mund të zhvillohet ky universitet, së pari është ndërkombëtarizimi, nismat duhet të rriten dhe të shtohen që universiteti të hapet më shumë për programe të dyfishta. Drejtimi i dytë është profilizimi i universiteteve, për të përcaktuar një strategji të mirë që të fokusohen në disa programe. Duke parë trendët e studimit disa mund të jenë në tkurrje por disa mund të forcohen më shumë, nuk do të thotë asgjë që disa programe mund të mbyllen. Universiteti do të vazhdojë por do të ngrihet edhe më shumë, ne do ta mbështesim zhvillimin e universitetit. Nuk ka pasur vendime definitive për mbyllje por propozime”, tha ministrja.
Ndërkohë, rektori Dhimitër Bello tha se do të ndjekin hapat në vazhdim për të ndërmarrë reforma për përmirësimin e universitetit.
"Ishim përballë alternativave, nëse ka të tjera më të mira ne jemi dakord. Do ndjekim hapat në vazhdim, duhen ndërrmarrë reforma dhe e ardhmja do jetë më e mirë", tha ai.
dhimitër bello evis kushi
Aktualitet
8 Korrik 2023, 14:00
k.m.
Aksident në Librazhd
LIBRAZHD- Një aksident është regjistruar sot në Librazhd. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ...
Aktualitet
8 Korrik 2023, 13:26
f.i
KRUJË- Përpos shtëpive të dëmtuara nga shpërthimi banorët e zonës kanë rrëfyer se janë kërcën...
Aktualitet
8 Korrik 2023, 13:15
f.i
banori
KRUJË- Pas sherrit brutal, ku anëtarë të fisit Rraja dhunojnë në mënyrë barabare dy kushërinj...
Aktualitet
8 Korrik 2023, 13:11
k.m.
KRUJË- Jashar Maja dhe djali i tij i xhaxhait, Bilbili, u dhunuan me sende të forta disa ditë më parë nga anëtarë të f...
Aktualitet
8 Korrik 2023, 13:02
k.m.
Luiz Ejlli
Është personazhi më i ndjekur dhe më i famshmi në publik për momentit në Shqipëri pas fitores së a...
Aktualitet
8 Korrik 2023, 12:54
k.m.
TIRANË- Paraditen e sotme ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka shkuar sot në zyrën e Drejtorit të Policisë së S...
Aktualitet
8 Korrik 2023, 12:31
k.m.
Foto ilustruese
Me ardhjen e verës dhe mbylljen e shkollave, prindërit mundohen të gjejnë alternativa për ti angazhuar fëmij&...
Aktualitet
8 Korrik 2023, 12:02
f.i
pamje nga shpërthimi
KRUJË- Gurorja e cila u bë shkak për dhunimin barbar të dy kushërinjve në Krujë nga fisi ...
Aktualitet
8 Korrik 2023, 11:20
f.i
Artur Rrapaj
ITALI- Gjykata në Ekuador ka dënuar me 3 vite burg një shqiptar me precedentë të shumta penale, për veprën ...
Aktualitet
8 Korrik 2023, 10:53
f.i
Krujë
KRUJË-
Njoftimi i policisë:
Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit ...