LIVE UPDATES
Aktualitet

A do të “përmbyset” historia pa shkëlqim e investimeve sllovene në Shqipëri

 Ndërkohë që banka më e madhe sllovene, NLB, po shpalos hapur ambicien për të hyrë në tregun shqiptar, për momentin investimet nga Sllovenia në Shqipëri janë në vlera modeste.

7 Shkurt 2026, 07:25 Nga E. D
A do të “përmbyset” historia pa shkëlqim e
foto ilustuese

TIRANË- Shifrat tregojnë se investimet direkte nga Sllovenia në Shqipëri kanë vlera të vogla. Përvoja e investimeve të rëndësishme sllovene në Shqipëri, gjithashtu, nuk ka qenë shumë e suksesshme.

 Ndërkohë që banka më e madhe sllovene, NLB, po shpalos hapur ambicien për të hyrë në tregun shqiptar, për momentin investimet nga Sllovenia në Shqipëri janë në vlera modeste.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se investimet direkte nga Sllovenia në Shqipëri kanë vlera modeste. Në fund të tremujorit të tretë 2025, stoku i investimeve sllovene në Shqipëri ishte 48 milionë euro.

Në 12 muajt e fundit, investimet sllovene në vend janë rritur me rreth 4 milionë euro, ose rreth 9%.

Në përmasa relative, pesha e investimeve sllovene kundrejt totalit të investimeve të huaja në vend është gjithashtu shumë e vogël. Ato përbënin më pak se 0.3% të stokut të përgjithshëm të Investimeve të Duaja Direkte në fund të shtatorit 2025.

Edhe flukset e reja të investimit kanë vlera relativisht të vogla. Për 9-mujorin 2025, investimet e reja sllovene kishin vlerën e 4 milionë eurove, nga vetëm 1 milion euro që kishin qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Investimet sllovene, pak histori suksesi

Përvojat e mëparshme të investitorëve sllovenë në Shqipëri nuk ka qenë shumë të suksesshme.

Kompania shtetërore sllovene e telekomunikacioneve, Telekom Slovenije, hyri në tregun shqiptar në vitin 2007, duke blerë kompaninë e ofrimit të shërbimit të internetit, Albaniaonline dhe Albanian Fiber Backbone, të cilat në vitin 2009 u bashkuan dhe morën emrin Primo Communications.

Për shkak të rezultateve të pakënaqshme, sllovenët u tërhoqën dhe e shitën kompaninë në vitin 2014, te kompania shqiptare AD Trade. Deri në fund të 2014, Primo raportoi humbje të akumuluara në vlerën e më shumë se 1 miliard lekëve.

Histori të shkurtër pati edhe investimi në Shqipëri i kompanisë sllovene të shitjeve me pakicë, Mercator. Kompania sllovene Mercator hyri në Shqipëri në vitin 2009 dhe e mbështeti projektin e saj kryesisht në një hipermarket të vendosur në qendrën tregtare City Park dhe më pas, në një numër të vogël supermarketesh të tjerë.

Prania e Mercator në Shqipëri zgjati vetëm pesë vjet dhe në vitin 2014, sllovenët u tërhoqën, duke e shitur kompaninë te shoqëria shqiptare Pragma Acquisition. Deri në fund të vitit 2013, Mercator akumuloi humbje në vlerën e pothuajse 1.9 miliardë lekëve.

Në vitin 2010, kompania sllovene Triglav njoftoi hyrjen në Shqipëri, duke blerë fillimisht një paketë pakice prej 9.9% të aksioneve të shoqërisë së sigurimeve Albsig.

Sipas deklaratave të palëve, marrëveshja parashikonte që gradualisht Triglav të merrte kontrollin e kompanisë, duke blerë të paktën 51% të aksioneve. Por, pavarësisht se marrëveshja u bë publike, blerja e aksioneve të Albsig nga Triglav nuk u finalizua asnjëherë zyrtarisht, për arsye që nuk u bënë publike nga palët.

Një nga ndërmarrjet e pakta të kontrolluara në mënyrë të tërthortë nga investitorë sllovenë, që arriti një lloj suksesi në tregun shqiptar, ishte Studio Moderna Albania, me emrin tregtar Top Shop. Ajo ngriti një biznes të shitjes së produkteve të markave të zotëruara prej saj nëpërmjet hapësirave televizive.

Megjithatë, edhe Studio Moderna vendosi të tërhiqej nga Shqipëria në vitin 2024, duke e shitur kompaninë shqiptare tek SMA Holding, ndërmarrje në pronësi të biznesmenit nga Kosova, Xhevdet Rexhepi.

Në vitin 2024, një tjetër kompani e rëndësishme sllovene, Perutnina Ptuj, përgatiti hyrjen në tregun shqiptar.

Perutnina Ptuj, në partneritet me grupin BALFIN, themeluan shoqërinë Perutnina Ptuj Albania (kontrolluar në masën 81% nga kompania sllovene dhe 19% nga ajo shqiptare), me synimin për të investuar në industrinë e kultivimit të shpendëve dhe tregtimit të mishit të tyre.

Kompania pati arritur paraprakisht marrëveshjen për blerjen e disa kompanive shqiptare të sektorit të rritjes së shpendëve, të kultivimit të ushqimit të tyre dhe tregtimit të mishit.

Ajo madje dërgoi zyrtarisht për autorizim në Autoritetin e Konkurrencës marrëveshjen për blerjen e katër kompanive të lidhura me njëra-tjetrën, Driza, Fresh Chicken Albania 2019, Industria Foragjere (VEAF) dhe biznesit të shoqërisë Euro Alb 2009. Megjithatë, për arsye që nuk u bënë publike, transaksionet nuk u finalizuan.

Kompania Perutnina Ptuj Albania vazhdon të jetë aktive në regjistrin e biznesit, por, të paktën deri në fund të vitit 2024, ajo nuk raportonte të ardhura nga aktiviteti në pasqyrat e saj financiare.

Tregtia me Slloveninë, sa 0.6% e këmbimeve tregtare të vendit

Statistikat e INSTAT tregojnë se edhe volumet e këmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Sllovenisë nuk kanë peshë shumë të rëndësishme në strukturën e tregtisë së jashtme.

Për vitin 2025, volumi total i këmbimeve tregtare kishte vlerën e 7.94 miliardë lekëve, në rënie me 8.1% krahasuar me një vit më parë. Tregtia me Slloveninë përbënte 0.6% të volumit total të tregtisë së jashtme të Shqipërisë për vitin 2025.

Bilanci tregtar i Shqipërisë me Slloveninë për vitin 2025 ishte deficitar, në shumën e 3.66 miliardë lekëve, megjithatë deficiti tregtar pësoi rënie me 6.9% krahasuar me një vit më parë.

Rënia e volumeve tregtare vitin e kaluar preku njëkohësisht importet dhe eksportet.

Importet nga Sllovenia në Shqipëri ranë në 5.8 miliardë lekë, 7.7% më pak krahasuar me një vit më parë. Ndërsa eksportet shqiptare drejt Sllovenisë zbritën në 2.14 miliardë lekë, 8.9% më pak krahasuar me vitin 2024.

Të dhënat e importeve sipas kapitujve, tregojnë se për vitin 2025, grupi kryesor i importeve të Shqipërisë nga Sllovenia ishin produktet farmaceutike, me 27% të totalit të tyre.

Farmaceutika është dega më e rëndësishme e industrisë sllovene, duke e bërë vendin një nga aktorët më të rëndësishëm të prodhimit të barnave dhe produkteve të tjera mjekësore në Europën Lindore. Dy prodhuesit më të mëdhenj, KRKA dhe Lek, janë ndër eksportuesit kryesorë të ekonomisë sllovene.

Vijojnë lëndët djegëse, me 23% të totalit të importeve sllovene, të ndjekura nga pajisjet mekanike, me 11%, artikujt e plastikës, me 8% dhe pajisjet elektrike, me 5%.

Nga ana tjetër, struktura e eksporteve shqiptare drejt Sllovenisë është më përqendruar dhe dominohet nga kapitulli statistikor që përfshin gizën dhe çelikun, me 64% të eksporteve totale për vitin 2025.

Ndjekin produktet e grupit që përfshin pijet, alkoolet dhe uthullat, me 12% të totalit, lëndët djegëse, me 7% të totalit, vajrat/yndyrat vegjetale ose shtazore, me 4% të totalit, produktet e kakaos, me 3%, etj.

Shifrat e NLB, një nga grupet kryesore financiare në rajon

NLB është grupi më i madh bankar dhe financiar në Slloveni dhe njëkohësisht një nga grupet më të rëndësishëm financiarë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në fund të vitit 2024, NLB raportonte aktive totale në vlerën e 28 miliardë eurove, nga të cilat pothuajse 17 miliardë euro ishin kredi. Grupi zotëronte depozita totale për më shumë se 22 miliardë euro. Për vitin 2024, grupi NLB raportoi fitim neto në vlerën e afërsisht 515 milionë eurove.

Përveç Sllovenisë, NLB është e pranishme me filialet e saj edhe në Serbi, Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Kosovë dhe Kroaci.

Përveç bankave, grupi NLB zotëron në disa prej tregjeve të mësipërme edhe institucione të qirasë financiare (lizingut), administrimit të aseteve financiare, shërbimeve të pagesave, ndërmjetësimit në pasuri të paluajtshme, etj.

Në tregun bankar, përgjithësisht bankat e grupit NLB zotërojnë pjesë të lartë në vendet përkatëse dhe janë aktorë me rëndësi sistemike në to.

Bankat e grupit NLB zotërojnë afërsisht 33% të tregut bankar në Slloveni, 10% në Serbi, rreth 18% në Kosovë, 16% në Maqedoninë e Veriut, 14% në Mal të Zi dhe 6% në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës.

Duke pasur parasysh madhësinë e grupit dhe pozicionimin në tregjet e tjera të rajonit, është e arsyeshme të mendohet se NLB do të ishte e interesuar për të hyrë në sektorin bankar shqiptar, duke blerë një bankë që zotëron tashmë një pjesë të konsiderueshme tregu./MONITOR

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje