LIVE UPDATES
Aktualitet

A po falimenton skema e pensioneve në Shqipëri?!

Ndërkohë, numri i kontribuesve në skemë në vitin 2022 ishte rreth 790 mijë të punësuar. Pra, për çdo 1 pensionist kemi 1.15 të punësuar.

22 Shkurt 2023, 23:28 Nga DOSJA
A po falimenton skema e pensioneve në Shqipëri?!
Foto Ilustruese

TIRANË- 52 vjet më vonë, për 10 pensionistë paguajnë kontribute 11,5 persona. Pra, raporti sot po shkon thuajse i barabartë mes të punësuarve dhe pensionistëve duke çuar skemën drejt kolapsit. Sipas të dhënave të ISSH-së në 2013-ën merrnin pension 570 mijë persona. Në 2022 numri shkoi në 686 mijë persona që marrin pension. Pra, plot 116 mijë përfitues më shumë në skemë. Ndërkohë, numri i kontribuesve në skemë në vitin 2022 ishte rreth 790 mijë të punësuar. Pra, për çdo 1 pensionist kemi 1.15 të punësuar.

“Në kuptimin e përgjithshëm skema funksionon normalisht. Kemi një shtim të pjesëmarrjes në skemë që ka një interes të shtuar të qytetarëve për të marrë pjesë në skemë nëpërmjet pagimit të kontributeve. Skema funksionon edhe për një arsye tjetër se e kemi të mbuluar me sigurime gati të gjithë qytetarët.Skema është universal për të gjithë qytetarët që punojnë”, u shpreh Astrit Hado, Kreu i ISSH.

Por, skema mbetet deficit në shuma të mëdha ndaj buxhetit të shtetit sepse është ky i fundit që financon pensionet dhe mbyll gropën e madhe financiare që hapet çdo vit e më shumë.

Gjatë periudhës 2006-2010 subvencioni nga buxheti i shtetit për pensionet pothuajse u dyfishua, nga 18 miliardë në 34 miliardë lekë.

Aktualisht buxheti e financon skemën e pensioneve të ISSH-së në masën 350 mln euro ose gati 40 mld lekë.
Çdo vit, ekonomia shqiptare humbet thuajse 2% të PBB-së, për të mbuluar deficitin e skemës së pensioneve.

Sistemi publik i sigurimeve shoqërore do të vazhdojë të mbështesë me të ardhura 744 deri në 792 mijë persona. Përllogaritet që deri në 2025-n, do të duhen së paku 100 milionë euro shtesë për 48 mijë vetë që do t’i shtohen brezit të tretë. Pra, nga 350, mbështetja nga buxheti I shtetit do të shkojë në rreth 450 milionë euro.

Bazuar në këto problematika që nuk janë vetëm shqiptare, skema e pensioneve konsiderohet një nga rreziqet e ekonomive botërore sot. Por a ka rrezik të falimentojë skema aktuale e pensioneve?

“Është një situatë problematike. Në gjykimin tim duhet të mendohen forma alternative duke i dhënë individit liri. Detyrimet buxhetore janë ligjërisht obliguese sepse çdo individ i ka paguar kontributet. Nuk mendoj që skema do të falimentojë. Në logjikën ekonomike do të jetë një barrë që do të pengojë qeveritë e ardhshme në aspektin ekonomik. Nuk do të zhvillojnë vepra publike, por do të punojnë për skemën e pensioneve”, u shpreh eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa

“Skemat e pensioneve nuk falimentojnë asnjëherë. Është një skemë publike, mbi bazë solidarieti, kontribute. Skema mund të jetë në vështirësi, deficiti i skemës. Por asnjëherë nuk falimenton. Historiku ka treguar që në 10 vitet e fundit kemi tregues të përmirësuar të skemës. Është rritur interesi i qytetarëve për tu interesuar për pensionin e tyre. Është rritur qëndrueshmëria financiare e skemës. Kur bëmë reformën deficit ishte 1,91 e PBB, tani e kemi ulur, tani pretendojmë të shkojmë 1,3-1,4 %”, u shpreh Astrit Hado, Kreu i ISSH.

Marrë nga TOPCHANNEL

pensionet ne shqiperi

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë