Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Në një intervistë për Top Channel, nëna e Aurorës, Morena Corbellini, foli me dhimbje për vendimin e gjykatës dhe kujtimet që ruan nga vajza e saj. Ajo tha se dënimi ishte maksimal, por se asnjë vendim nuk mund të zbusë humbjen që ka pësuar.
ITALI- Gjykata e të Miturve në Bolonja ka dënuar me 17 vite burg adoleshentin që e shtyu vajzën nga ballkoni i banesës ku ajo jetonte me nënën e saj. Në një intervistë për Top Channel, nëna e Aurorës, Morena Corbellini, foli me dhimbje për vendimin e gjykatës dhe kujtimet që ruan nga vajza e saj. Ajo tha se dënimi ishte maksimal, por se asnjë vendim nuk mund të zbusë humbjen që ka pësuar.
Corbellini e përshkroi Aurorën si një vajzë të qetë, të ndrojtur dhe të ndjeshme, që ëndërronte të udhëtonte dhe të bëhej psikologe. Sipas saj, vajza nuk kishte asnjë lidhje dashurie me autorin, por vetëm një marrëdhënie miqësore.
“Aurora ishte një vajzë tepër e mbyllur, e turpshme, shumë e ëmbël dhe plot dritë, aq sa shoqet e saj e kujtojnë gjithmonë me buzëqeshje dhe me ndriçim në sy, ajo përpiqej gjithmonë t’i ndihmonte të gjithë për çdo problem dhe bënte çmos që t’u kthente buzëqeshjen njerëzve përreth saj.
Dëshironte të bëhej psikologe, donte të udhëtonte nëpër botë për të njohur popuj dhe kultura të ndryshme; ëndërronte të kishte një familje të vetën dhe të bënte një karrierë të madhe në fushën e psikologjisë. Më falni nëse nuk kujtoj më shumë në këtë moment, por, për fat të keq, mendja ime është gjithmonë e turbulluar nga dhimbja.
Të sqarojmë një gjë: Aurora nuk kishte një lidhje dashurie, ajo ishte vetëm 13 vjeç, kështu që bëhej fjalë për diçka pak më shumë se një miqësi. Fakti që gazetarët e paraqitën si “të dashurin” e saj, sepse kështu tingëllonte më sensacionale, nuk përputhet as me fjalët e mia, as me realitetin. Megjithatë, po, isha në dijeni të kësaj simpatie. Vendimin e gjykatës e kam pritur pozitivisht nga ana ligjore, por si nënë nuk do të mund të jem kurrë plotësisht e kënaqur, sepse asgjë nuk do të ma kthejë Aurorën. Ai megjithatë është gjallë, mund të qeshë, të bëjë shaka dhe të mendojë për një të ardhme pasi të ketë kryer dënimin, vajza ime është bërë hi nga dora e tij.
E përsëris, nga ana ligjore dhe për llojin e procesit, ky është pothuajse maksimumi që mund të jepej, por për mua nuk është i drejtë, nuk ekziston një dënim i mjaftueshëm për kë ka vrarë vajzën time.
Nëse Aurora do të mund të më dëgjonte sot, do të kuptonte pse e urreja aq shumë atë djalë. Nuk i besoja, nuk doja që ta takonte, madje ia kisha ndaluar. Nuk e di pse, por instinkti më tregonte se ai nuk ishte një person që duhej frekuentuar.
Uroj që të mos ketë më prindër që duhet të kalojnë atë që po kaloj unë. Jeta pa një fëmijë nuk është më jetë, prandaj do të krijoj një shoqatë në kujtim të saj, për të ndihmuar të rinjtë dhe prindërit. Ajo do të quhet “Drita e Aurorës” (La Luce di Aurora)”, tha ajo./ Dosja.al
Foto ilustruese ITALI- Gjykata e të Miturve në Itali dënoi me 17 vite burg adoleshentin që shkaktoi vdekjen e 13-vjeçares shqipt...
Foto nga emisioni Në emisionin “Në Shënjestër”, u publikuan të dhëna dhe për të tjerë koka të...
Foto nga emisioni Emisioni “Në Shënjestër” publikoi këtë të martë detaje të reja nga dosja hetimore e S...
VLORË- Kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj, ka dhënë dorëheqjen vetëm katër muaj pas marrjes së ...
Alqi Bllako TIRANA- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtor ish-deputetin socialist A...
Foto ilustruese Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës pezulloi hetimin kundër ish-presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik...
Foto ilustruese LUSHNJE- Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin Lushnje-Berat, pranë fshatit Ka...
Alqi Bllako TIRANA- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të dënojë ish-deputetin e Pa...
Foto ilustruse ITALI- Policia italiane ka arrestuar një 37-vjeçar shqiptar. Ai u arrestua pasi gjatë kontrollit në banesën e tij...
Foto ilustruse DURRËS- Policia ka arrestuar dy persona në qytetin e Durrësit. Të arrestuarit janë Elidon Daçi, 28 vje&...