Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në zbatim të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 2 vite e 8 muaj burg. Gjithashtu, të pandehurit i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.
TIRANA- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtor ish-deputetin socialist Alqi Edmond Bllako për dy raste të korrupsionit pasiv gjatë ushtrimit të funksioneve publike, lidhur me aferën e Inceneratorit të Tiranës. Bllako u dënua fillimisht me 3 vite burg për secilën prej veprave, duke rezultuar në një dënim të bashkuar prej 4 vitesh.
Në zbatim të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 2 vite e 8 muaj burg. Gjithashtu, të pandehurit i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit në dhjetor 2023, dhe pasi paraburgimi ka qenë më i gjatë se dënimi i dhënë, Bllako lirohet nga burgu për këtë rast.
VENDIMI I PLOTË:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “ Gjykimin e çështjes penale në lidhje me procedimin penal nr.255/2 të vitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me të pandehur Alqi Bllako, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, sipas parashikimeve të këtij neni para ndryshimeve me ligjin nr.43/2021, dy herë sipas episodeve përkatëse”.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Rudina Palloj, Etleva Deda dhe Atalanta Zeqiraj, bazuar në nenet 112, 152, 261, 379, 380, 381, 390 , 403, 405, 406 të K.Pr.Penale dhe nenet 35, 47-57, 55, 259 të K.Penal, me vendimin nr. 69, datë 04.11.2025, vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Alqi Edmond Bllako, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, sipas kësaj dispozite para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021 (fakti penal për përfitimin e parregullt të shumës 119,715 euro) dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Alqi Edmond Bllako, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, sipas kësaj dispozite para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021 (fakti penal lidhur me përfitimin e parregullt për shtetasin V.B. në vlerën 7.520.000 lekë), dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.
Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Alqi Edmond Bllako dënohet me një dënim të vetëm prej 4 (katër) vite burgim. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Alqi Edmond Bllako i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vite e 8 (tetë) muaj burgim.
Në zbatim të nenit 35, pg 1 të Kodit Penal, të pandehurit Alqi Edmond Bllako i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.
Llogaritja e dënimit fillon nga data e zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në burg”, me datë 09.12.2023 dhe bazuar në nenin 261, pika 1, shkronja c) të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al caktuar ndaj të pandehurit Alqi Edmond Bllako me vendimin nr. 134, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, për shkak se kohëzgjatja e paraburgimit është më e madhe se masa e dënimit të dhënë.
Urdhërohet lirimi i të pandehurit Alqi Edmond Bllako nga paraburgimi nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër të ligjshëm. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e vendimit./Dosja.al
Foto ilustruese Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës pezulloi hetimin kundër ish-presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik...
Foto ilustruese LUSHNJE- Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin Lushnje-Berat, pranë fshatit Ka...
Alqi Bllako TIRANA- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të dënojë ish-deputetin e Pa...
Foto ilustruse ITALI- Policia italiane ka arrestuar një 37-vjeçar shqiptar. Ai u arrestua pasi gjatë kontrollit në banesën e tij...
Foto ilustruse DURRËS- Policia ka arrestuar dy persona në qytetin e Durrësit. Të arrestuarit janë Elidon Daçi, 28 vje&...
Foto ilustruse ELBASAN- Policia ka arrestuar katër persona në qytetin e Elbasanit dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë....
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar një 26-vjeçar, ka shpallur kërkim një tjetër dhe ka nisur procedimin në gj...
Fatmira Dedja/ Elvis Dedja/ Talo Çela TIRANË- Ish e dashur e Elvis Dedës, i cili u vra në vitin 2012, po dëshmon pas motr&e...
viktimat TIRANË- Në GJKKO, po mbahet sot gjyqi për dosjen “Plumbi i Artë”, ku e bija e Fatmira Dedës, Matilda Hab...
BRUKSEL- Progres-raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë është publikuar ditën e sotme. Ky progres-raport, fokusohet më...