Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
I arrestuari është Ersi Cekani, 26 vjeç.
TIRANË- Policia ka arrestuar një 26-vjeçar, ka shpallur kërkim një tjetër dhe ka nisur procedimin në gjendje të lirë për katër persona. I arrestuari është Ersi Cekani, 26 vjeç.
Ai është arrestuar nga forcat blu, pasi bashkë me personat e tjerë ka kanosur dhe shantazhuar një 29-vjeçar dhe familjarët e tij, për dhënien e një shume parash, të cilën pretendonin se ata ia kishin borxh. Policia ka shoqëruar të riun drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa po heton më shumë mbi rastin.
Njoftimi i policisë
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Pretendimi”. Kanosën dhe shantazhuan një 29-vjeçar dhe familjarët e tij, për dhënien e një shume parash që pretendonin se këta shtetas ia kishin borxh, identifikohen 6 autorët e dyshuar (3 prej tyre vëllezër). Vihet në pranga 1 prej tyre, procedohen penalisht 4, punohet për kapjen e tjetrit. Sekuestrohet 1 automjet. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas njoftimit të marrë se një 29-vjeçar dhe familjarët e tij po kanoseshin për dhënien e një shumë parash, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e tyre. Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të operacionit policor të koduar “Pretendimi”, u identifikuan 5 autorët e dyshuar, nga të cilët:
u arrestua në flagrancë shtetasi Ersi Cekani, 26 vjeç; nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. C., 35 vjeç, R. B., 35 vjeç, S. B., 19 vjeç, banues në Librazhd dhe L. F., 32 vjeç, banues në Peshkopi; u shpall në kërkim shtetasi A. C., 28 vjeç, vëllai i 26-vjeçarit të arrestuar dhe i 35-vjeçarit të proceduar. Nga hetimet dyshohet se këta 6 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur dhe shantazhuar nëpërmjet celularit, 29-vjeçarin dhe familjarët e tij, me pretendimin se këta shtetas i kishin borxh një shumë të konsiderueshme parash. Punohet për kapjen e shtetasit A. C. dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim./Dosja.al
Fatmira Dedja/ Elvis Dedja/ Talo Çela TIRANË- Ish e dashur e Elvis Dedës, i cili u vra në vitin 2012, po dëshmon pas motr&e...
viktimat TIRANË- Në GJKKO, po mbahet sot gjyqi për dosjen “Plumbi i Artë”, ku e bija e Fatmira Dedës, Matilda Hab...
BRUKSEL- Progres-raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë është publikuar ditën e sotme. Ky progres-raport, fokusohet më...
Arben Shehu TIRANË- Kreu i Kontrollit të Lartë Shtetëror, Arben Shehu gjatë raportimit në Komisionin e përba...
Punimet për ndërtimin e Vlora Marina kanë hyrë në një fazë vendimtare, duke shënuar hapa konkretë drejt realizimi...
foto ilustruese KUÇOVË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me shpërthimin me tritol në biznesin në Kuçovë...
foto ilustruese MARTANESH- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në një minierë në zonën e Theknës...
SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka caktuar detyrim paraqitje për 3 punonjës të IMT-së në Vaun e Dejës dhe një ef...
pamje nga vendngjarja BERAT- Vjola Haxhia, bashkëshortja e Keli Haxhisë, i cili u vra me thikë më 28 Tetor në Kalanë e Berati...
pamje nga protesta MIRDITË- Minatorët e Spaçit po vijojnë të protestojnë edhe sot në ditën e 27-të...