E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Vdekja e 67-vjeçarit është e rrethuar nga misteri dhe siç duket vetëm përfundimi i ekspertimit mjeko-ligjor, do të përcaktojë përfundimisht shkakun, nëse ishte lëndë plasëse apo rryma elektrike në panelet e energjisë së pallatit.

SHKODËR- Një shpërthim i fuqishëm tronditi sot zonën e Perashit në Shkodër, ku si pasojë humbi jetën Hysni Ymeri. Vdekja e 67-vjeçarit është e rrethuar nga misteri dhe siç duket vetëm përfundimi i ekspertimit mjeko-ligjor, do të përcaktojë përfundimisht shkakun, nëse ishte lëndë plasëse apo rryma elektrike në panelet e energjisë së pallatit.
Ngjarja misterioze ka bërë konfuzë specialistët e kriminalistikës. Sipas mjekëve, viktima ka djegie në krah dhe kokë të shkaktuara nga rryma elektrike, ndërsa sipas Antiterrorin janë konstatuar disa gjurmë eksplozivi. Ndërkohë, OSHEE ka njoftuar se është e pamundur që një linjë 400 kilovolt të shkaktojë atë shpërthim. Por nëse ky është një akt kriminal, hetuesit përqendrohen tek pista e hakmarrjes, për shkak të kaluarës së familjes Ymeri dhe ngjarjeve që kanë pasuar në fis gjatë 35 viteve.
Por kush është viktima Hysni Ymeri?
67-vjeçari Hysni Ymeri është vëllai i një personi të dënuar me burg për një vrasje të ndodhur shumë vite më parë në Shkodër. Konkretisht, në vitin 1995 në Kiras është vrarë Shefqet Çekorja nga vëllai i Hysni Ymerit. Pas asaj ngjarje autori është arrestuar nga policia e cila e zbardhi atë vrasje dhe është dënuar nga gjykata.
Ndërkohë disa vite më pas, dy familjet kanë shtrirë dorën e pajtimit. Shefqet Çekorja është vëllai i Ismet Çekores që u vra në shtatorin e vitit 2022 në afërsi të banesës. Djali i Hysni Ymerit i cili jeton jashtë Shqipërisë ka ardhur me 25 dhjetor për shkak se nëna e tij vuan nga kanceri dhe mjekët nuk i kanë dhënë shumë kohë për jetën nënës.
Ndërkohë që edhe sot përpara ngjarjes, ai ndodhej në spital me nënën. 67-vjeçari pasi ka pirë një kafe si çdo ditë me shokët e lagjes është çuar nga lokali për të shkuar në shtëpi dhe më pas në spital tek bashkëshortja por sapo është futur brenda hyrjes së pallatit në katin e parë ndodhi shpërthimi i fuqishëm.
Hysni Ymeri deri në spital ka shkuar gjallë, por fatkeqësisht nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të rënda në kokë. Gjithashtu, disa vite më parë djali i xhaxhait i Hysni Ymerit vrau bashkëshorten e tij dhe më pas qëlloi edhe vetveten. Ndërkohë një kushëri tjetër, shtetasi Dritan Ymeri vrau në 2017 shtetasin Ilir Aliaj, mjek në profesion në Shkodër pas një konflikti pronësie.
Autori arriti t’i shpëtojë policisë dhe dyshohet se ndodhet jashtë Shqipërisë prej asaj kohe. Policia po pret vendimin final të antiterrorit nëse ka patur apo jo shpërthim me tritol për t’i dhënë më pas orientimin e duhur hetimeve dhe për ta ndarë nëse është kriminale apo aksidentale./Dosja.al
Foto nga vendngjarja ELBASAN- Një cisternë gazi është shkrumbuar plotësisht nga zjarri, mesditën e sotme në aksin ...
foto ilustruese TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka kryer emërime të reja në...
TIRANË- Sanca gjyqësore e Leonard Dukës, i cili akuzohet për vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko në gusht të vitit 2019 ë...
pamje nga vendngjarja KORÇË- Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Korçë–Ersekë...
KORÇË- Policia e Korçës, ka vënë në pranga një 23-vjeçar, pasi dyshohet se vodhi 5 targa automjetesh në...
foto ilustruese LEZHË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka firmosur mesditën e sotme shkarkimin...
Foto ilustruse ELBASAN- Një autobot me gaz është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Sipas inf...
Foto ilustruese TIRANË- Një 42-vjeçare është ekstarduar sot nga Spanja, në Shqipëri. Ajo është&nbs...
Foto ilustruse VLORA- Drejtori i Përgjithshëm i Ujësjellës Kanalizimeve, Flauers Shoshi, ka shkuar në protestën e qytet...
Foto ilustruse MEKSIKË- Njoftimi i Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara për vendosjen e sanksioneve ndaj familjes Hy...