29 Qershor 2023, 08:39
Nga m.s
Madonna
SHBA- Madonna, këngëtarja 64-vjeçare është gjetur pa ndjenja në Nju Jork të shtunën dhe është dërguar në spital, ku u intubua gjatë natës. Gjendja e saj shëndetësore ishte aq e rëndë, sa të afërmit e saj po përgatiteshin për më të keqen, ka thënë një anëtar i familjes për "Daily Mail".
Të mërkurën, menaxheri i saj Guy Oseary njoftoi se ajo vuante nga një 'infeksion serioz bakterial' dhe se i duhej kohë për t'u rikuperuar, kështu që po shtynte turneun e saj, që do të fillonte në Vankuver më 15 korrik.
I afërmi i këngëtares së lindur në Michigan tha për "Daily Mail" se ata kaluan disa ditë traumatike, të pasigurtë nëse ajo do t'ia dilte mbanë. Anëtari i familjes tha se kjo një thirrje zgjimi për Madonnën, e cila beson se është 'e pathyeshme' dhe e ka shtyrë veten jashtëzakonisht shumë për t'u përgatitur për turneun.
"Për dy ditët e fundit, askush nuk e dinte se në cilin drejtim do të kthehej, dhe familja e saj po përgatitej për më të keqen", tha i afërmi.
“Kjo është arsyeja pse u mbajt sekret që nga e shtuna.
"Të gjithë besuan se ne mund ta humbim atë dhe ky ka qenë realiteti i situatës."
Madonna është nënë e gjashtë fëmijëve. Lourdes ishte pranë saj gjatë shtrimit në spital, raportoi "The New York Post".
Burime pranë këngëtares thanë se ajo ka punuar gjatë gjithë kohës, për t'u siguruar që turneu i saj të jetë perfekt, ku njëra tregon se ajo ka bërë prova gjashtë ditë në javë.
madonna
Art&Argëtim
29 Qershor 2023, 07:52
a.l
Adele dhe Rocky
SHBA- Rezidenca e Sylvester Stallone u ble së fundmi nga Adele për disa milionë dollarë. Megjithat...
Art&Argëtim
29 Qershor 2023, 07:28
A.B
Cifti
SHBA-Chrissy Teigen dhe John Legend u bënë sërish prindër. Çifti mirëpriti anëtarin e ri t&e...
Art&Argëtim
29 Qershor 2023, 07:12
A.B
DashiTë lindur më: 21 Mars - 19 PrillJu pret një ditë e rëndësishme nëse doni të shpengoni veten. Muaji qershor do t&e...
Art&Argëtim
28 Qershor 2023, 22:10
f.i
Madonna
SHBA- 'Mbretëresha e popit' Madonna ka shtyrë turneun botëror pas qëndrimit në kujdesin intensiv me infeksion t&...
Art&Argëtim
28 Qershor 2023, 16:45
k.m.
Luigi Soreca dhe bashkëshortja
TIRANË- Ish-ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca i ka dhënë fund beqaris&...
Art&Argëtim
28 Qershor 2023, 16:20
k.m.
Foto ilustruese
Shumë shenja horoskopi do të ndryshojnë, ose të paktën përshtaten për shkak të dashurisë, por ...
Art&Argëtim
28 Qershor 2023, 15:30
f.i
Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet
SHBA- Filmi klasik i vitit 1997, "Titanik" do të kthehet në Netflix më 1 korrik, pas shpërthimit tra...
Art&Argëtim
28 Qershor 2023, 10:20
m.s
Pink ne skene
LONDËR- Këngëtarja Pink është përballur me një situatë të sikletshme, ku teksa po performonte, ...
Art&Argëtim
28 Qershor 2023, 08:41
A.B
Nicole
SHBA- Nicole Scherzinger është fejuar me të dashurin e saj Thom Evans. Ylli i 'Pussycat Dolls', postoi në Instagram fotografit&e...
Art&Argëtim
28 Qershor 2023, 07:14
A.B
Horoskopi
DashiTë lindur më: 21 Mars - 19 PrillMos u përfshini në debate, mund të ndryshoni mendim për dikë. Ndiheni m&e...