Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
All - General - 1
Aktualitet
Aksident i rëndë në Shkodër/ Shoferja e moshuar përplas për vdekje këmbësoren 65-vjeçare
Bëhet me dije se në lagjen '3 Heronjtë', shoferja 70-vjeçare me iniciale E.N ka përplasur këmbësoren me iniciale L.N. Si pasojë e përplasjes 65-vjeçarja ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
19 Prill 2025, 11:20Nga M.L
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1
SHKODËR- Një aksident me pasojë vdekjen është rregjistruar pak çaste më parë në qytetin e Shkodrës. Bëhet me dije se në lagjen '3 Heronjtë', shoferja 70-vjeçare me iniciale E.N ka përplasur këmbësoren me iniciale L.N. Si pasojë e përplasjes 65-vjeçarja ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Sakaq policia po kryen veprime të mëtejshme proceduriale për shoferen dhe po punohet për sqarimin e rrethanave.
NJOFTIMI I POLICISË:
Shkodër/Informacion paraprak: Rreth orës 10:50, në lagjen “3 Heronjtë” automjeti me drejtuese shtetasen E. N., 70 vjeçe, ka përplasur këmbësoren shtetasen L. N., 65 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, 65 vjeçarja ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër. Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtjeshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.