4 Korrik 2025, 16:09
Nga E. D

SHKODËR- Një 37-vjeçar ka humbur jetën në aksidentin e ndodhur pak më parë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë”. Gjithashtu bëhet me dije se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe gruaja dhe dy fëmijët e 37-vjeçarit. Sipas të dhënave paraprake, një kamion i drejtuar nga 42-vjeçari me iniciale T.K. dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një automjet tjetër dhe më pas është përplasur edhe me makinën që drejtohej nga 37-vjeçari Gjin Bzhangaj.
Gjin Bzhangaj ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bashkëshortja e tij 32-vjeçare dhe dy fëmijët e mitur, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tre automjete.
Shtetasi T. K., 42 vjeç, duke drejtuar kamionin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur fillimisht me automjetin me drejtues A. S., 63 vjeç, dhe më pas është përfshirë në aksident edhe automjeti me drejtues shtetasin Gj. B., 37 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Gj. B., ndërsa janë dëmtuar bashkëshortja e tij, shtetasja J. B., 32 vjeçe, dhe dy fëmijët e mitur, pasagjerë në të njëjtin automjet. Të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit
gjin bzhangaj
Aktualitet
4 Korrik 2025, 15:48
M.B
Dritan Shahu, kreu i Sindikatës së Naftëtarëve
TIRANA- Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve Dritan Shahu ka reagua...
Aktualitet
4 Korrik 2025, 15:39
M.B
Foto ilustruese
ELBASAN- Një aksident ka ndodhur rreth orës 14:05 në aksin kombëtar Peqin-Elbasan nga ku mësohet se dy automj...
Aktualitet
4 Korrik 2025, 15:34
M.B
Foto ilustruese
SHKODRA- Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Shkodër–Lezhë, pranë zonës së Kryebushatit ng...
Aktualitet
4 Korrik 2025, 15:20
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit deri në orën 14:...
Aktualitet
4 Korrik 2025, 15:07
E. D
foto ilustruese
FIER- Prokuroria e Fierit ka ngritur akuzat për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” d...
Aktualitet
4 Korrik 2025, 14:49
N.F
foto
TIRANË- Në vitin 2024, Shqipëria regjistroi një rënie me mbi 60% të numrit të azilkërkuesve, krahasuar me nj&e...
Aktualitet
4 Korrik 2025, 10:53
BKH
TIRANË- Pas përfundimit të dy fazave të para të përzgjedhjes për kreun e ri të Byrosë Kombëtare ...
Aktualitet
4 Korrik 2025, 13:45
N.F
Foto
TIRANË- Një 49-vjeçar është vënë në pranga në lidhje me një vjedhje të regjistruar në n&...
Aktualitet
4 Korrik 2025, 12:44
N.F
Foto
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin sot për të lënë në fuqi masën detyrim paraqitjeje...
Aktualitet
4 Korrik 2025, 12:31
N.F
Foto
QAFË BOTË- Autoritetet greke kanë vijuar me operacionet dhe kontrollet në doganën e Mavromatit. Mësohet se ditën e ...