4 Prill 2026, 10:22
Nga I.A
Ylli Merja
TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të shtunë se ka bllokuar rreth 4 ton produkte bimore në magazinën e mjekut popullor Ylli Merja, në Shkozë të Tiranës.
Sipas njoftimit të AKU, gjatë kontrollit në subjektin “Merja”, u konstatuan 3984 kg bimë të thata të miksuara, të ambalazhuara në thasë plastikë, por pa etiketa, pa afat përdorimi dhe pa informacion mbi origjinën apo përbërjen.
Sipas njoftimit, AKU vendosi masën e bllokimit të produktit, si dhe gjobë 200 mijë lekë për shkelje të kërkesave të gjurmueshmërisë. Një tjetër gjobë prej 100 mijë lekësh u vendos për mungesë të sistemit të vetkontrollit.
“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, referuar një denoncimi të ardhur, ka kryer kontroll në subjektin “Merja”, me adresë në lagjen Shkozë, Tiranë, ku nga inspektimi i kryer në ambientet e magazinës së subjektit, u konstatuan një sasi prej 3984 kg produkte të miksuara (miksime bimësh të thata) të ambalazhuara në thasë plastikë, por të paetiketuara, pa informacion mbi afatin e përdorimit, origjinën apo emërtimin e përbërjes.
Mbi këto gjetje trupa inspektuese mori masën e menjëhershme të bllokimit të kësaj sasie në ambientet e magazinës si dhe për veprime, në kundërshtim me kërkesat e gjurmueshmërisë, ndaj subjektit u mor masa administrative “Gjobë” në vlerën 200,000 (dyqind mijë) lekë. Gjithashtu nga verifikimi i dokumentacionit ka rezultuar se mungonte implementimi i sistemit te vetkontrollit (skedat e monitorimit gjatë procesit të miksimit) veprime në kundërshtim me parashikimet ligjore, për këtë mangësi u mor masa administrative “Gjobë” në vlerën 100,000 (njëqind mijë) lekë”,- thuhet në njoftimin e AKU-së./Dosja.al
ylli merja aku
Aktualitet
4 Prill 2026, 10:14
I.A
Makina
TIRANË- Dy automjete luksoze të vjedhura jashtë shtetit janë sekuestruar ditën e sotme në Tiranë. Mësoh...
Aktualitet
4 Prill 2026, 09:55
I.A
Nikson Kodra
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes së dy të rinjve, ngja...
Aktualitet
4 Prill 2026, 09:37
I.A
Pamjet
VLORË- Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e djeshme në Vlorë, ku mbeti i vra...
Aktualitet
4 Prill 2026, 09:33
I.A
Tirane
SHBA- Paralajmërimi nga SHBA-ja për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin ka ngjallur frikë në Shqipër...
Aktualitet
4 Prill 2026, 09:25
I.A
Louis Pisha
ITALI- Një 12-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali pasi ka rënë nga kati i tetë i një...
Aktualitet
4 Prill 2026, 08:53
I.A
Foto Ilustruese
Bizneset dhe punonjësit në vendin tonë nuk janë duke e preferuar më punësimin me kontrata të përkoh...
Aktualitet
4 Prill 2026, 07:50
I.A
TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesë...
Aktualitet
3 Prill 2026, 22:57
E. D
Si të ruajmë rrënjët tona ilire!
Ndiqe emisionin e plotë më poshtë:
...
Aktualitet
3 Prill 2026, 22:48
E. D
SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me thikë në Shkodër, ku të lënduar mbetën Enis Preza dhe 17-vj...
Aktualitet
3 Prill 2026, 22:19
E. D
Elena Demollari, “astrologia e mrekullive”, e cila prej kohësh promovon veten si zgjidhëse problemesh personale, shpirtërore dhe ma...