16 Tetor 2023, 09:50
Nga A.B
Alda Klosi
TIRANË- Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim Alda Klosin për akuzën e deklarimit të rreme të shumës së parave dhe një apartamenti. Rozeta Dobin dhe të birin Havier për akuzat e vjedhjes me pasoja të renda kryer në bashkëpunim. Për Alda Klosin po është çelur hetim pasuror po kjo pjese është veçuar dhe po vijon hetimi.
Çështja e Rozeta Dobit dhe Alda Klosit mori një vëmendje të shtuar nga drejtësia shqiptare për shkak të shumës rekord që pastruesja ia doli të vidhte në banesën e zyrtares, një vlerë që e kalon atë të 500 mijë eurove, burimi i të cilave nuk dihet. Këto para edhe pse kanë kaluar kohë që prej zbulimit të vjedhjes, nuk dihet se ku i ka gjetur Alda Klosi.
Vjedhja e shtëpisë së Klosit ndodhi më 15 dhjetor dhe u pikas nga vajza e ish-zyrtares, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje. Por, kamerat e sigurisë zbuluan gjithçka. Tashmë nënë e bir janë në pranga. Ata kanë pranuar autorësinë e ngjarjes, por misteri lidhet me pronarin e parave. Kjo pasi në ditën e arrestimit, policia gjeti në banesën e Rozetës dhe Havierit një sasi prej gati 120 milionë lekë të vjetra, para dhe stoli floriri.
Kjo shumë sipas Alda Klosit bashkë me florinjtë i përket asaj. Por të nesërmen pas arrestimit, falë një përgjimi ambiental policia gjeti të fshehura në tubin e aspirimit të shtëpisë së pastrueses edhe 400 mijë euro të tjera. Këto para janë pa pronar sot, pasi Alda Klosi mohon që të jenë vjedhur në banesën e saj. Pastruesja nga ana tjetër pohon se edhe këto para i ka marrë te Klosi. Për këtë shumë nuk ka asnjë denoncues në Polici. Klosi kishte pretenduar para hetuesve se paratë ishin të xhaxhait dhe i kishte ruajtur për kurimin e tij, por ai ndërroi jetë në SHBA, ku edhe po kurohej./Dosja.al
alda klosi rozeta dobi davier dobi
Aktualitet
16 Tetor 2023, 08:47
r.ll
foto ilustruese
KORÇË- Një 72-vjeçar austriak ka ndërruar jetë mëngjesin e sotë në spitalin e Korç&...
Aktualitet
16 Tetor 2023, 08:42
a.l
Foto ilustruese
LEZHË- Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të hënë në Lezhë. Ngja...
Aktualitet
16 Tetor 2023, 07:31
a.l
Liderët e BE-së
TIRANË- Samiti i Procesit të Berlinit ka bërë bashkë liderët e BE-së në kryeqytetin ton&e...
Aktualitet
16 Tetor 2023, 07:27
a.l
Foto ilustruese
TIRANË- Orët e paradites paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve të shkurta dhe vranësirave të dendura n&e...
Aktualitet
15 Tetor 2023, 16:32
h.k
Foto ilustruese
GREQI-Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar në Argostoli, Kefalonia ku pikas nga oficerët e pol...
Aktualitet
15 Tetor 2023, 14:38
h.k
Foto ilustruese
ANGLI-Ujeza Kurmekaj, 32 vjeç, nuk iu kërkua të pranonte lutjet e saj kur u paraqit në bankën e të akuzuar...
Aktualitet
15 Tetor 2023, 14:33
f.i
droga e sekuestruar
DURRËS- Dy persona janë vënë në pranga në finalizim të operacionit të koduar “...
Aktualitet
15 Tetor 2023, 14:11
h.k
Policia e Triestes
ITALI-30-vjeçari me nënshtetësi shqiptare ndodhet në urgjencën e spitalit Cattinara me kodin e kuq. Ndaj...
Aktualitet
15 Tetor 2023, 13:56
a.l
Foto ilustruese
SARANDË- Një sherr me thika ka ndodhur pasditen e sotme në Sarandë.
Policia njofton se një 30-vjeçar ë...
Aktualitet
15 Tetor 2023, 13:37
a.l
Tiranë
TIRANË- Një 28-vjeçar i cili ka bërë një sërë vjedhjesh në banesa dhe dyqane të ndryshë...