Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tafani ka marrë pjesë në tre vrasjet e njohura me viktima Çajup Selimin, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semakun.
TIRANË-Artan Tafani, tashmë i konsideruar si i “penduari drejtësisë”, është akuzuar nga SPAK për një seri veprash penale në të cilat ka marrë pjesë. Tafani ka marrë pjesë në tre vrasjet e njohura me viktima Çajup Selimin, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semakun.
Nga ana tjetër 39-vjeçari ka qenë pjesëmarrës në vendosjen e ekplozivit në makinën e Erion Çokut, i cili rezulton një emër i njohur për drejtësinë. Gjithashtu, Tafani ka marrë pjesë dhe në vrasjen Kujtim Metës, si bashkëpunëtor në krim.
Akuzat ndaj Artan Tafanit
"Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnje, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 raste, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku); “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu); “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta); “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (4 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku, dhe Bujar Turku/2 herë ); “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (3 herë, ndaj shtetasve Adriatik Guri (Doga), Rexhep Gina dhe Genci Hida); “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (3 raste, me të dëmtuar shtetasve, Shezai COBO, Gëzim Çepele dhe Marjus Zejneli)."
Si u zbardhën 6 vrasjet e bujshme?
Artan Tafani, 39-vjeçari i arrestuar 4 ditë më parë, pasi ishte në kërkim për vjedhjen në një 'Exchange', ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë duke zbërthyer 20 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe 6 vrasje. 39-vjeçari, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka zbuluar se dy prej vrasjeve të zbardhura kanë ndodhur në Greqi ndërsa 4 të tjerat kanë ndodhur në Elbasan Korçë, Lushnje, Tepelenë.
6 vrasjet e bujshme janë: Çajup Selimi, Alban Semaku, Albi Bashaliu, Lulzim Qorri, Fridmand Xhaferraj, Dikens Halili.
Pas zbardhjes, Policia ka nisur një operacion, i cili është shtrirë në disa qytete të vendit. Deri tani rezultojnë 12 të arrestuar dhe 4 në kërkim.
Laert Haxhia TIRANË-Në dëshminë e Artan Tafani janë zbardhur dhe tre tentativat për të vrarë avokatin Adriatik Guri...
Kujtim Meta LUSHNJE- I penduari i drejtësisë, Artan Tafani ka zbuluar emrat e autorëve të përfshirë në vrasjen e mbetur...
Fridman Xhaferraj KORÇË- Dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani ka çuar në zbulimin e një...
Ekzekutimi PEQIN- Në radhët e vrasjeve të zbardhura nga i penduari i i drejtësisë Artan Tafani është edhe ajo e Alban Se...
Policia Shkodër MALËSIA E MADHE-Policia ka arrestuar baba e bir si autorë të dyshuar të plagosjes së 28-vjeçarit ...
Albi Bashaliu PEQIN- Dëshmia e të penduarit, Artan Tafani ka çuar në zbardhjen e vrasjes së Albi Bashaliut në Peqin, m&eum...
Gjin Guri DUKAGJIN- Janë zbardhur emrat e autorëve të dyshuar për atentatin e mbrëmjes së djeshme në Dukagjin, ku mbeti...
Foto nga Dukagjini Dukagjin- Edmond Nika është vetërdorzuar pranë policisë Shkodër pas shpalljes në kërkim p&e...
Laert Haxhiu TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka deklaruar se Laert Haxhiu ishte organizator dhe porositës ...
Foto nga aksidenti LEZHË-Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lezhë-Laç, ku është pëplasu...