14 Mars 2025, 11:55
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në vendin tonë është futur 985 kg acuge e kriposur me prezence të parazitit L3 Anisakis me risk serioz për shëndetin e njeriut. Ky parazit mund të infektojë fëmijë e të rritur nëse konsumojnë peshkun krudo.
Përveç inflamacionit të traktit gastrointestinal në disa raste, larvat mund të depërtojnë në mukozën e stomakut ose zorrëve, duke shkaktuar komplikime.
Njëkohësisht është importuar edhe 4516.75 kg fileto derri me prani te bakterit të Salmonella spp. Prezenca e këtij bakteri në organizëm shkakton diarre, ethe, dhimbje stomaku, etj. Kanë qenë kontrollet e AKU në terren që kanë zbuluar këto 2 produkte me rrezik të lartë në shëndetin e konsumatorëve.
Televizioni Ora News iu drejtua AKU me një kërkesë për informacion, ku na u bë me dije se acugia e kriposur në sasinë 985 kg është importuar nga Koracia dhe Italia ndërsa fileto e derrit me salmonele është importuar nga Brazili.
Sipas Aku acuge e kriposur nuk është futur në prodhim, por është bllokuar dhe do të asgjësohet në Shqipëri. Ndërsa në lidhje me 4516.75 kg fileto derri njoftohet se qëndrojnë te hapura 2 mundësi.
E para kjo sasi mishi mund të asgjësohet ose, do t’i jepet subjekteve të tjera të cilat plotësojne kriteret për trajtimin e produktit dhe rihedhjes se tij në treg.
Tv Ora News iu drejtua me nje kërkese të dytë AKU ku i kërkoi të na sqaronte se çfarë përfshinte përpunimi i mëtejshëm i mishit me salmonelë?
Institucioni qe drejtohet nga Olsi Komici ka vendosur të kyç gojën e të mos japë asnjë informacion se në cilat kushte mishi me salmonelë do i ofrohet përseri konsumatorëve.
Burime për Ora News bëjnë me dije së mishi me salmonelë mund të shitet nën kosto te fabrikat e sallamit, dhe nje tjetër mundësi ështe që të dergohet në spitale./Oranews
peshk me parazit mish me salmonele
Aktualitet
14 Mars 2025, 11:56
N.F
LEZHË- Një 33-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Lezhë.Arrestimi i të riut ka ardhur p...
Aktualitet
14 Mars 2025, 11:31
E. D
foto ilustruese
DURRËS- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Durrësit pasi shpërndanin lëndë narko...
Aktualitet
14 Mars 2025, 11:03
r.ll
eria ago, safet bajri
TIRANË- Eria Ago, e dashura e Safet Bajrit ka ankimuar në Apelin e GJKKO masën e sigurisë "arrest në burg" ...
Aktualitet
14 Mars 2025, 10:51
N.F
Foto ilustruese
DURRËS- Kapiteneria e Portit Durrës ka njoftuar ditën e sotme se është pezulluar lundrimi i trageteve të li...
Aktualitet
14 Mars 2025, 10:50
r.ll
autori dhe viktima
TIRANË- Avokati i Mario Përlleshajt, autorit të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, ka bërë rekurs ...
Aktualitet
14 Mars 2025, 10:44
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Në 2024-n, nisi për herë të parë të ofrohet në sistemin shëndetësor publik sh&eum...
Aktualitet
14 Mars 2025, 10:16
r.ll
pamje nga mali i moraves
DEVOLL- Vatra e zjarrit në malin e Moravës vijon të jetë aktive edhe ditën e sotme. Zjarri ka përfsh...
Aktualitet
14 Mars 2025, 09:49
N.F
Elbasan, 14 mars 2025
ELBASAN- Qytetarë të shumtë kanë udhëtuar ditën e sotme Elbasanin në Ditën e Verës. Dita...
Aktualitet
14 Mars 2025, 10:02
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në rrugën "Ali Demi" në Tira...
Aktualitet
14 Mars 2025, 09:52
r.ll
foto nga protestat e banoreve
HIMARË- Pas ndërprerjes së punimeve në janar për shkak të protestave të banorëve, kom...