Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas dokumenteve që shoqërojnë këtë procedurë zona në të cilën do të ndërhyhet ka qenë pjesë e ujëmbledhësit të liqenit të Paskuqanit dhe nuk ka pasur asnjë lloj vepre urbane apo infrastrukture të ndërtuar. 2 vitet e fudnit zona është kthyer në një zonë rekreacionale me investimet e Bashkisë Kamzë.
TIRANA- Fondi Shqiptar i Zhvillimit parashikon që të kryejë një sërë investimesh me vlerë rreth 2.3 milionë euro në liqenin e Paskuqanit. Një procedurë e çelur këtë të hënë ka në objekt të kontratës “Rivitalizimi i parqeve natyrore nëpërmjet sigurimit të elementeve të mobilimit urban dhe shtimit të aktiviteteve të rekreacionit rajoni 2” parashikon specifikisht disa ndërhyrje. Konkretisht parashikohet: “Ndërtimi i amfiteatrit, fushave sportive, këndit të lojërave dhe shkallareve panoramike në liqenin e Paskuqanit”.
Sipas dokumenteve që shoqërojnë këtë procedurë zona në të cilën do të ndërhyhet ka qenë pjesë e ujëmbledhësit të liqenit të Paskuqanit dhe nuk ka pasur asnjë lloj vepre urbane apo infrastrukture të ndërtuar. 2 vitet e fudnit zona është kthyer në një zonë rekreacionale me investimet e Bashkisë Kamzë.
I njëjti raport specifikon se cilat janë investimet që janë parashikuar të kryhen në këtë zonë. Plani arkitektonik për këtë hapësirë të përbashkët do të përfshijë një integrim të harmonizuar të të gjitha elementeve, duke përdorur dizajn modern dhe materiale cilësore për të krijuar një ambient tërheqës dhe funksional.
Projekti ka adresuar aktivitetet si me poshtë:
Zona e Amfiteatrit: Amfiteatri do të vendoset në një pozicion qendror, i orientuar drejt liqenit për të ofruar një pamje spektakolare për performancat dhe ngjarjet artistike. Struktura e amfiteatrit do të ketë një skenë të përshtatshme dhe shkallare të organizuara në nivele të ndryshme, duke përmirësuar pamjen nga çdo kënd. •Materialet do të jenë të qëndrueshme dhe të përshtatshme për ambientin natyror, siç janë druri dhe gurët e pjekur.
Shkallare Panoramike: Shkallarja panoramike do të integrohet në terren në anën tjetër të liqenit për të përfshirë një udhëtim të përshtatshëm drejt një pikë të lartë panoramik. Nivelet e shkallares do të ofrojnë ambiente të uljes dhe të qeta për të shijuar pamjen dhe relaksimin.
Shëtitore Buzë Liqenit: Shëtitoret do të ndërtohen duke përdorur materiale të qëndrueshme dhe do të lidhin të gjitha elementët përmes një rrugëtimi të përshtatshëm për ecje. Në pjesët e shëtitoreve mund të vendoset ndriçim për të siguruar përdorim të këtij hapësire edhe gjatë orëve të mbrëmjes.
Këndi i Lojërave: Zona e këndit të lojërave do të vendoset në një zonë të sigurt dhe të mbrojtur për fëmijët. Struktura e lojërave do të përfshijë elemente të sigurta dhe argëtuese për zhvillimin e aftësive motorike dhe kreativitetin e fëmijëve.
Fushat Sportive: Fushat sportive do të vendosen në një pjesë të konsoliduar të hapësirës, duke përfshirë fushe futbolli, basketbolli, dhe zona për sporte të tjera. Çdo fushë do të ketë ambientin e saj të uljes dhe do të përdorë materiale sportive të cilat janë të sigurta dhe miqësore për lojtarët. Ky plan arkitektonik synon të krijojë një hapësirë tërheqëse, e cila ofron një kombinim të shkëlqyer të arteve, lojrave, natyrës dhe sportit për të gjithë komunitetin./ Monitor
Pamje nga punimet SHËNGJIN - Policia e Lezhës ka ushtruar kontrolle paraditen e kësaj të hëne në dy kantiere ndërtimi n&...
Pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që u raportua ditën e...
Karta GJERMANI- Kur Erdina Laca shkon për të blerë ushqime në Eichsfeld këto ditë, ajo nxjerr një kartë të ve&...
Foto ilustruese SHQIPËRI - Fermerët e jugut kanë dalë në protestë paraditen e kësaj të hëne, ku kanë k&eu...
IPARD Tani 69 vjeç, Doda kultivon rrush në dy hektarë tokë në fshatin Tenë, pjesë e veriut malor të Shqipëri...
Roan Brahimi GREQIA- 32-vjeçari shqiptar, Roan Brahimi, i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e 9 majit në Athinë, dys...
Pellumb Gjoka dhe Oltian Bistri TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën gjyqësore për të pandehurit Pël...
Foto ilustruese ITALI- Një shqiptar është vënë në pranga në Itali, pasi është përfshirë në nj&e...
Ilir Beqaj TIRANË - Seanca e parashikuar të mbahej këtë të hënë, për ish-ministrin e Shëndetësisë Il...
Foto nga aksidenti ITALI - Një 44-vjeçar shqiptar i identifikuar si Lorenc Koleci ka humbur jetën në Itali, pasi është p&eu...