31 Dhjetor 2025, 12:28
Nga I.A
Flamuri
KOSOVË- Edhe pse gjatë vitit 2025 politikanët promovuan statistika që e nxirrnin Kosovën si vend që kryesonte matjet globale për përmirësim të mirëqenies dhe si një nga vendet më të sigurta në Evropë, të dhëna të tjera nxjerrin në pah një realitet krejt tjetër.
Për shembull, sipas statistikave të mbledhura nga platforma Coverge2EU, e cila ndjek gjendjen në vendet e Ballkanit Perëndimor që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian, Kosova vazhdon të mbetet prapa shumicës së vendeve të rajonit në shumë fusha.
Përveç ekonomisë, Kosova renditet e fundit ndër të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, në krahasim me mesataren e Bashkimit Evropian, edhe në fushat e arsimit dhe të shëndetësisë. Dhe jo vetëm kaq.
Por, është një kategori ku Kosova lë prapa jo vetëm shtetet e rajonit, por edhe mesataren e Bashkimit Evropian: qasja në internet. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 99 për qind e ekonomive familjare në Kosovë kanë qasje në internet.
Përdoruesit më të shpeshtë të internetit janë të rinjtë e grup-moshës 16 deri në 24 vjeç. Të dhënat e publikuara nga zyra e organizatës Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë këtë vit, tregojnë se pikërisht fushat e shkencave kompjuterike dhe matematikore, shihen si me më së shumti perspektivë nga të rinjtë e Kosovës.
Megjithatë, kjo nuk e ndalon shumicën e të rinjve që ende të synojë një jetesë jashtë Kosovës.
E, çka tjetër mendojnë të rinjtë?
Grafikat e mëposhtme ju sjellin një pëmbledhje:
Në Kosovë, mbi gjysma (52.8%) e popullsisë 15 vjeç e sipër flasin vetëm gjuhën shqipe. Në anën tjetër, më pak se 4% flasin tri gjuhë të huaja ose më shumë.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vazhduar edhe gjatë vitit 2025 të publikojë të dhëna nga regjistrimi i popullsisë, i realizuar rreth një vit më parë.
Ky regjistrim - ku nuk morën pjesë shumë serbë të Kosovës - ka zbuluar shumëçka tjetër përtej të dhënave të thjeshta demografike.
Për shembull, ai ka treguar se rreth 75% e banorëve të Kosovës janë të lidhur me sistemin publik të furnizimit me ujë.
Por, çdo i katërti banor ende detyrohet të gjejë vetë zgjidhje për t'u furnizuar me ujë.
Pak mbi 85 për qind e banorëve të Kosovës janë të lidhur me sistemin publik të kanalizimit për shkarkimin e ujërave të zeza.
Por, një numër i konsiderueshëm ende detyrohen të gjejnë forma të tjera, si lidhja në sisteme private apo hapja e gropave septike.
Vetëm rreth 39% e banorëve të Kosovës ngrohen përmes sistemit të ngrohjes publike, i cili funksionon vetëm në Prishtinë dhe në Gjakovë.
Pjesa më e madhe e qytetarëve përdor sisteme të instaluara individualisht, si ngrohje qendrore private, stufa dhe oxhakë.
Lëndët kryesore për ngrohje mbeten druri, peleti dhe pajisjet që funksionojnë me energji elektrike, ndërsa energjia diellore përdoret nga vetëm 326 shtëpi në të gjithë vendin./REL
coverge2eu
Aktualitet
31 Dhjetor 2025, 12:13
I.A
Bankers Petroleum
TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka zgjatur me 3 muaj afatet e hetimit pë...
Aktualitet
31 Dhjetor 2025, 11:32
D.S
LAÇ- Policia ka arrestuar një 28-vjeçar banues në Laç pasi, qakullonte i dehur dhe i armatosur me kallashnikov. Uniformat blu k...
Aktualitet
31 Dhjetor 2025, 10:50
D.S
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar dy kineze dhe një tajlandeze, pasi apartamentin që kishin marrë me qira në Bulevardin &ld...
Aktualitet
31 Dhjetor 2025, 10:10
D.S
TIRANË- Kryministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se mbi 13 mijë familje do të marrin kompensimin financiar për pronat e ty...
Aktualitet
31 Dhjetor 2025, 09:54
D.S
Rushan Selko
POGRADEC- Policia e Korçës ka reaguar rreth përdhunimit të 12-vjeçares në Pogradec. Uniformat blu, bëj...
Aktualitet
31 Dhjetor 2025, 09:44
D.S
KORÇË- Një aksioni i komisariatit të policisë të Korçës, mbrëmjen e djeshme ka përfunduar n&e...
Aktualitet
31 Dhjetor 2025, 09:29
D.S
VLORË- Policia e Vlorës ka goditur një tjetër biznes që tregtonte lëndë piroteknike. Policia bën me dije se gjatë...
Aktualitet
31 Dhjetor 2025, 09:27
D.S
Për shumicën e familjeve shqiptare, darka e Vitit të Ri mbetet një ritual i lidhur fort me traditën dhe tryezën e bollshme.
Men...
Aktualitet
31 Dhjetor 2025, 09:11
D.S
MIRDITË- Policia ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. 35-vjeçari me ...
Aktualitet
31 Dhjetor 2025, 09:01
D.S
foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se që nga dita e djeshme ka nisur kompensimi për dëmet e shkaktuar...