Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Aktualitet
VIDEO/ Lëvizte i armatosur me kallashnikov dhe kërcënonte qytetarët! Arrestohet 28-vjeçari në Laç
Uniformat blu kanë bërë me dije se, 28-vjeçari, kërcënonte qytetarët dhe dëmtonte prona në zonë si xhamat e një lokali.
31 Dhjetor 2025, 11:32Nga D.S
LAÇ- Policia ka arrestuar një 28-vjeçar banues në Laç pasi, qakullonte i dehur dhe i armatosur me kallashnikov. Uniformat blu kanë bërë me dije se, 28-vjeçari, kërcënonte qytetarët dhe dëmtonte prona në zonë si xhamat e një lokali.
Në momentin e arrestimit, shërbimet policore, i gjetën dhe i sekuestruan një armë zjarri automatike dhe municion luftarak. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
"Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”. Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë parandaloi ngjarje të mundshme kriminale. Lëvizte i dehur dhe i armatosur me kallashnikov, kërcënonte qytetarët, thyente xhamat e automjeteve dhe të një lokali, falë ndërhyrjes profesionale të shërbimeve policore, u neutralizua dhe u vu në pranga 28-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, menjëherë pas marrjes së informacionit se një shtetas i armatosur lëvizte me armë zjarri automatike në dorë, kërcënonte qytetarë dhe dëmtonte prona në zonë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Reagimi”. Shërbimet e Policisë, në kuadër të këtij operacioni, kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. Gj., 28 vjeç, banues në Laç. Ky shtetas, në gjendje të dehur, lëvizte i armatosur, kërcënoi disa qytetarë, me qytën e kallashnikovit. Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan një armë zjarri automatike dhe municion luftarak. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme."/Dosja.al