Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Uniformat blu kanë sekuestruar kuti të konsiderueshme me lëndë piroteknike ndërsa në hetim u morën personat, O.D., A.K. dhe D.M.

PESHKOPI- Policia ka proceduar penalisht tre persona pasi mbanin sasi fishekzjarresh dhe kapsollash në dyqane në Peshkopi, me qëllim tregtimin e tyre. Uniformat blu kanë sekuestruar kuti të konsiderueshme me lëndë piroteknike ndërsa në hetim u morën personat, O.D., A.K. dhe D.M.
Në prag të festave të fundvitit, policia bën me dije se, po zbatohet plani për parandalimin dhe goditjen e rasteve të posedimit të lëndëve piroteknike me qëllim shitjen e kundërligjshme të tyre. Ndërkohë, Policia e Dibrës, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos tregtojnë apo përdorin lëndë piroteknike pasi përbën rrezik për jetën dhe shëndetin e tyre.
Njoftim i Policisë
'Vijon plani i posaçëm operacional për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm dhe të rrezikshëm të lëndëve piroteknike nga subjekte të paautorizuara. Konstatohen 3 dyqane në qytetin e Peshkopisë, ku mbaheshin sasi fishekzjarresh dhe kapsollash, në kundërshtim me rregullat dhe kriteret e përcaktuara. Procedohen penalisht 3 shtetas dhe sekuestrohen kuti me lëndë piroteknike.
Në vijim të zbatimit të planit të masave, të hartuar në prag të festave të fundvitit, me objektiv parandalimin dhe goditjen e rasteve të posedimit të lëndëve piroteknike me qëllim shitjen e kundërligjshme të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, evidentuan 3 dyqane që ushtronin këtë veprimtari të paligjshme. Për këto raste, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit O.D., A.K. dhe D.M., pasi në dyqanet e tyre u gjetën kuti me lëndë piroteknike, të cilat mbaheshin me qëllim shitjen e tyre, në kundërshtim me rregullat dhe kriteret e përcaktuara.Kontrollet vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.
Policia e Dibrës apelon për të gjithë qytetarët që të mos përdorin dhe të mos tregtojnë lëndë piroteknike në kundërshtim me rregullat dhe kriteret e përcaktuara, pasi kjo veprimtari, që përbën rrezik për jetën dhe shëndetin e tyre, ndëshkohet konform ligjit.'./Dosja.al
foto ilustruese Aktiviteti i ambulancave, poliklinikave dhe spitaleve publike është në rritje vitet e fundit nga plakja e popullsisë d...
Në fund të muajit nëntor 2025 balanca buxhetore (diferenca mes të ardhurave e shpenzimeve) ishte me suficit 49,1 miliardë lekë r...
Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta. Temperaturat do të arrijnë maks...
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën në Reçak, kur u vranë 45 ci...
Rushan Selko POGRADEC- Personi në foto është Rushan Selko, i akuzuar për përdhunimin e një 12-vjeçarje në fshatin...
Adem Selko POGRADEC- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Piskupat të Pogradecit. Dyshohet ...
POGRADEC- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Piskupat të Pogradecit. Mësohet se au...
Policia ELBASAN- Ngjarja e rëndë e raportuar sot në Elbasan, ku një person është gjetur i djegur, është zbardh...
TIRANË- Policia e Tiranës ka ndaluar me iniciativë drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme, Alma Bime, e cila dyshohet se ka kano...
Foto ilustruese Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën në Reçak, kur u vranë...