LIVE UPDATES
Aktualitet

Analiza e REL: Pritje dhe dyshime për Komisionin për të Zhdukurit

Edhe Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, thotë se për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur duhet të bëhet zbulimi i të gjitha varrezave masive, dhe thekson se kërkimet bëhen kryesisht për shqiptarë të Kosovës.

23 Janar 2026, 20:48 Nga E. D
Analiza e REL: Pritje dhe dyshime për Komisionin për të Zhdukurit
foto ilustruese

KOSOVË- Komisioni i Përbashkët i Kosovës dhe Serbisë për personat e zhdukur duhet të ofrojë mbështetje politike për grupet punuese, në mënyrë që të identifikohen varreza masive apo individuale, përmes ofrimit ose shkëmbimit të informacioneve, thotë për Radion Evropa e Lirë Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë.

“Ky komision duhet të jetë pikë lidhëse mes grupeve punuese dhe njerëzve që kanë informacione për lokacionet e varrezave. Kjo është më e rëndësishmja - gjithçka tjetër është më pak e rëndësishme”, thotë ai.

Edhe Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, thotë se për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur duhet të bëhet zbulimi i të gjitha varrezave masive, dhe thekson se kërkimet bëhen kryesisht për shqiptarë të Kosovës.

Sipas saj, efikasiteti i punës së Komisionit të Përbashkët do të varet nga politika e brendshme në Serbi, ku “mbizotëron narrativi i mohimit të krimeve dhe rehabilitimit të kriminelëve të luftës”.

“Ky problem nuk mund të zgjidhet në thelb pa hapjen e arkivave ushtarake dhe policore, pa përcaktimin e përgjegjësive dhe pa hetimin e lokacioneve të reja. Nëse Serbia do t’i hapte arkivat, do të konfirmohej përgjegjësia shtetërore për krimet, për organizimin e tyre dhe do të rrënohej narrativi se 'ne kemi qenë vetëm viktima'”, thotë Biserko për Radion Evropa e Lirë.

Më 22 janar, Kosova dhe Serbia mbajtën takimin e parë të Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, i cili udhëhiqet nga kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Ky komision u parapa me Deklaratën për Personat e Zhdukur, të cilën, në maj të vitit 2023, e miratuan kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut në nivel politik.

Deklarata është pjesë e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, e bazuar në një propozim të Bashkimit Evropian.

Ajo i obligon palët që të mundësojnë qasje në të gjitha dokumentet që posedojnë, përfshirë edhe ato të klasifikuara si konfidenciale.

Andin Hoti, i cili është në krye të Komisionit për Persona të Zhdukur të Qeverisë së Kosovës, tha se do të vazhdojë të insistojë në zbatimin e plotë të Deklaratës për Personat e Zhdukur, përfshirë edhe qasjen në dokumentet konfidenciale.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai tha se pala kosovare do të kërkojë, gjithashtu, zbatim të kërkesës zyrtare për qasje në arkivat e Serbisë, drejtuar presidentit të Serbisë, Vuçiq, lidhur me komandën e shpërbërë të Brigadës së Motorizuar 37 të ish-Ushtrisë Jugosllave, si dhe përshpejtim të identifikimit të lokacioneve prioritare.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi më 23 janar edhe Velko Odalloviqin nga Komisioni për Persona të Zhdukur i Qeverisë së Serbisë, por ai nuk u deklarua për çështjet në të cilat do të insistojë pala serbe.

Odalloviq ka deklaruar më herët se Kosova nuk u është përgjigjur kërkesave të Serbisë për gjurmimin e lokacioneve të caktuara - pretendime që janë mohuar nga autoritetet kosovare.

Cili është qëllimi i Komisionit të Përbashkët?

Bashkimi Evropian njoftoi më 23 janar se qëllimi i Komisionit të Përbashkët është mbikëqyrja e zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, me synim zbardhjen e fatit të tyre, përfshirë edhe rastet e zhdukjeve me dhunë.

Në dhjetor të vitit 2024, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë u pajtuan edhe për rregulloren e punës së Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur.

Sipas BE-së, në përputhje me këto rregulla, Komisioni i Përbashkët do të mbështesë punën e Grupit Punues për personat e zhdukur, i cili udhëhiqet nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

Kjo mbështetje do të përfshijë lehtësimin e aktiviteteve të palëve, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të mundshme dhe shqyrtimin e përparimit të arritur.

BE-ja thekson se, si ndërmjetësuese në dialog, por edhe Kosova, Serbia apo Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq mund t’i drejtohen Komisionit të Përbashkët për çdo çështje që lidhet me zbatimin, interpretimin apo aplikimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur.

Kjo përfshin edhe rishikimin dhe përditësimin e rregullave të punës dhe kornizës së përgjithshme të Grupit Punues, në rast se palët nuk arrijnë konsensus.

Komisioni do t’i shqyrtojë këto çështje brenda mandatit të tij dhe në përputhje me rregulloren e miratuar.

Çdo vendim lidhur me çështjet kontestuese, të cilat Grupi Punues ia dërgon Komisionit të Përbashkët, do t’i kthehet sërish Grupit Punues për miratim dhe zbatim.

Bislimi tha se tani mbetet që përfaqësuesit e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë të takohen “në javët në vijim për të përcaktuar prioritetet e para të punës së Komisionit”.

Petkoviq shfaqi shpresën se proceset për gjetjen e personave të zhdukur do të përshpejtohen.

Deri më tani, Kosova dhe Serbia kanë akuzuar shpesh njëra-tjetrën për mungesë bashkëpunimi dhe për bllokim të procesit të kërkimit të personave të zhdukur.

Këto përplasje kanë ndikuar edhe në ngadalësimin e punës së Grupit Punues për personat e zhdukur, i cili është themeluar në vitin 2004 nën mbikëqyrjen e përfaqësuesit të posaçëm të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

Përmes kësaj videoje mund të mësoni më shumë për vrasjet që ndodhën në luftën e fundit në Kosovë.

Pritjet nga puna e Komisionit të Përbashkët

Bashkimi Evropian deklaroi se ka pritje të mëdha që Komisioni i Përbashkët të japë një kontribut të rëndësishëm në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe të ndihmojë në “mbylljen e një kapitulli të dhimbshëm për familjet që prej vitesh presin përgjigje”.

Megjithatë, Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare, shprehet skeptik për punën e këtij komisioni, pasi, sipas tij, palëve u është dashur shumë kohë për t’u pajtuar rreth mënyrës së funksionimit të tij.

“Pika që lidhet me hapjen e dosjeve nga arkivat, nuk do të zbatohet lehtë. Nuk besoj se do të ketë ndonjë përparim real”, thotë ai.

As Biserko, nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, nuk ka pritje të mëdha nga puna e këtij komisioni, pasi, sipas saj, vullneti politik për zgjidhjen e fatit të personave të zhdukur, mungon - pavarësisht Deklaratës për Personat e Zhdukur.

“Për Serbinë, kjo çështje është më shumë instrument në negociata dhe mjet për barazimin e përgjegjësive, si dhe mënyrë për t’iu shmangur përballjes së shtetit me këto krime. Serbia po menaxhon dëmin ndaj vetes”, vlerëson Biserko.

Ajo thotë se Serbia nuk do t’i hapë arkivat, pasi ato lidhen me veprimtarinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Ushtrisë së Serbisë, si dhe me zhvendosjen apo transferimin e eshtrave të viktimave.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas miratimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, ka deklaruar se është i gatshëm t’i hapë arkivat që mund të çojnë në gjetjen e personave të zhdukur, duke shtuar se të njëjtën gjë e pret edhe nga autoritetet e Kosovës.

Në Kosovë, ende nuk dihet se ku ruhen dokumentet e rëndësishme të luftës, ndonëse çështja e hapjes së arkivave ushtarake është ngritur nga të dyja palët në kuadër të dialogut që në shtator të vitit 2021.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti - tani në detyrë - ka deklaruar atëkohë se në Arkivin Qendror të Kosovës ekzistojnë prova dhe materiale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por kjo është mohuar nga vetë ky institucion.

Sipas Blakajt, politikanët po luajnë me ndjenjat e familjeve të personave të zhdukur, të cilave, pas çdo marrëveshjeje apo dakordimi, u ringjallet shpresa se do të zbardhet fati i më të dashurve të tyre.

Ai shton se shpresë jep fakti që Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve - në kuadër të së cilës është miratuar edhe Deklarata për Personat e Zhdukur - është juridikisht e detyrueshme për Bashkimin Evropian.

Aneksi për zbatimin e saj është përfshirë edhe në kornizën negociuese të Kosovës dhe Serbisë në procesin e integrimit evropian.

“Komisioni do të mbikëqyret nga Komisioni Evropian, i cili ka mundësi të përdorë masa ndëshkuese nëse njëra apo të dyja palët nuk i respektojnë marrëveshjet. Shpresoj që këta mekanizma të përdoren nëse mungon vullneti për përmbushjen e mandateve dhe për ndarjen e informacioneve për varrezat”, thotë Blakaj.

Biserko thotë se Bashkimi Evropian ka shtuar angazhimin e tij në Ballkanin Perëndimor dhe se po përpiqet ta orientojë Serbinë drejt reformave.

“Serbia nuk është veçanërisht e interesuar për këtë, pasi është më e orientuar nga Lindja. Pushteti aktual në Serbi është i delegjitimuar, por mbetet e paqartë se si do të zhvillohen më tej gjërat dhe nëse ndonjë pushtet i ri do të jetë i gatshëm për reforma”, thotë Biserko.

Gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999 u vranë rreth 13 mijë persona, ndërsa rreth 6 mijë u zhdukën - shumica prej tyre shqiptarë. Kërkimet për rreth 1.600 persona vazhdojnë ende. Në varrezat masive në Serbi janë gjetur qindra trupa të shqiptarëve të Kosovës të vrarë dhe në Kosovë janë kthyer rreth 1.000 mbetje mortore./REL

serbi kosovë

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë