Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Por 10 ditë pas shpalljes, tenderi u ankimua në Komisionin e Prokurimit Publik nga një kompani e quajtur CSP shpk. Në ankesa kompania godiste kriteret e vendosura nga AKSHI duke i kërkuar Komisionit të Prokurimeve Publike modifikimin e tyre.

Në 29 prill të vitit të kaluar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit hapi një tender me vlerë 7.7 milionë euro me objekt "Mirëmbajtje e Modulit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve." E thënë thjesht kjo është mirëmbajtja e sistemit dhe serverit të fiskalizimit që bën të mundur lëshimin e faturave nga bizneset.
Por 10 ditë pas shpalljes, tenderi u ankimua në Komisionin e Prokurimit Publik nga një kompani e quajtur CSP shpk. Në ankesa kompania godiste kriteret e vendosura nga AKSHI duke i kërkuar Komisionit të Prokurimeve Publike modifikimin e tyre.
KPP-së iu deshën dy muaj për të dalë me një vendim. Në datën 1 korrik të vitit të kaluar, organi suprem i tenderave pranoi pjesërish ankesën e kompanisë CSP shpk dhe urdhëroi AKSHI-n, që të modifikonte dokumentat e tenderit. Në pikën 3 të vendimit, KPP urdhëroi AKSHI-n, që brenda 5 ditëve të vinte në dijeni Komisionin e Prokurimit Publik për zbatimin e vendimit. Por çfarë ndodhi më pas?
AKSHI i ktheu përgjigje KPP-së në datën 15 korrik për zbatimin e vendimit, por Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e mbajti të ngrirë procedurën për plot 5 muaj dhe ktheu përgjigje për zbatimin e vendimit të KPP-së vetëm në 18 nëntor. Arsyet se pse Tatimet e bllokuan tenderin për 5 muaj mbeten mister.

Vendimi i KPP qe tregon se Tatimet e bllokuan tenderin 5 muaj
Por pas kthimit të përgjigjes, në 4 dhjetor KPP vendosi ta zhbllokojë procedurën dhe të lejojë AKSHI-n që të vazhdojë me zhvillimin e tenderit. Por lufta vazhdonte. Në 18 dhjetor tenderi u bllokua sërish. Këtë herë ishte një ankesë e kompanisë Datalog.
Dy ditë pas vendimit të KPP për lejimin e vazhdimit me tenderin, AKSHI ngarkoi dy shtojca të reja në dokumentet e tenderit. Këto shtojca sipas ankesës së kompanisë DATALOG në KPP, praktikisht paracaktonin fituesin.
"Konkretisht ne faqe 34 te dokumentit shtojce.doc te publikuar ne SPE, vete Autoriteti Kontraktor (AKSHI) pohon se kriteri 2.3.4 i vendosur nga ai mund te plotesohet vetem nga dy Operatorë Ekonomikë. Pra AK pohon se kjo gare sipas AK, mund te fitohet ose nga Infosoft Systems sh.a ose Horizon shpk ose nga dy dyja bashke si bashkim operatoresh ekonomik! Pra qartesisht kemi te bejme me nje procedure te mbyllur faktikisht, ku fituesi eshte i paracaktuar," denonconte Datalog në ankesën drejtuar KPP-së.

Ankesa e Datalog ku akuzon AKSHI-n per paracaktim fituesi
Kriteri 2.3.4 vendoste kusht që kompanitë duhet të kishin autorizim nga Oracle, posaçërisht për Shqipërinë. Ky kriter përmbushej vetëm nga dy kompani. Infosoft e Armand Sharrës dhe Bledar Dhimës si dhe Horizon e Ermal Beqirit. Ndërkohë një kompani e huaj që mund të kishte të njëjtën marrëveshje me Oracle, por jo posaçërisht për Shqipërinë skualifikohej automatikisht.
Historikisht sistemi i fiskalizimit është mirëmbajtur nga një kompani kroate e lidhur me presidentin kroat Milanoviç. Por më sa duke, grupi që kishte në dorë AKSHI-n, kishte vendosur të gjunjëzonte edhe kroatët e Primus, pavarësisht fuqisë së tyre.
Si rezultat, tenderi për mirëmbajtjen e fiskalizimit nuk është zhvilluar ende as sot, kur po bëhet thuajse 1 vit nga shpallja e tij. Që nga qershori i vitit të kaluar, sistemi i fiskalizimit është praktikisht pa mirëmbajtje, për shkak të mos zhvillimit të tenderit. Kjo është edhe arsyeja se pse kohët e fundit, bizneset po përballen me vështirësi serioze për të lëshuar fatura në aktivitetin e tyre të përditshëm, pasi sistemi herë pas herë kalon në kolaps. Kjo është një kosto shtesë që korrupsioni i ngarkon ekonomisë dhe qytetarëve./Kapitali.al
Foto ilustruse SPANJA- Policia dhe Agjencia Tatimore e Spanjës arrestuan tetë të dyshuar, disa prej tyre teksa po hanin në një res...
Foto ilustruse TIRANË- Policia iu ka bërë thirrje qytetarëve të distancohen nga aktet e paligjshme, gjatë protestës...
ITALI- Hetimi, i kryer nga maji 2024 deri në prill 2025, zbuloi ekzistencën e një grupi të trafikimit të kokainës dhe kanabisit ...
Foto ilustruse GREQI- Një 14-vjeçar shqiptar ka përfunduar në pranga në Selanik. Ai është arrestuar nga policia g...
Foto ilustruse DUBAI- Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar në Dubai me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ai isht...
Foto ilustruse ANGLI- Një shtetas shqiptar është burgosur për shkak se sillte në mënyrë ilegale, shqiptarë të ...
foto ilustruese TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme pranë komisariatit numë...
Foto ilustruse TIRANË- Gruaja e gjyqtarit Astrit Kalaja ka rrëfyer detaje nga jeta e saj familjare dhe momentin se si e mori vesht lajmin e vrasj...
Foto ilustruse TIRANË- Komiteti i Helsinkit ka reaguar pas përmbytjeve që kanë ndodhur në qytetin e Durrësit. Përme...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një një 43-vjeçar. Ai është Klajdi Muhametaj, i d&...