LIVE UPDATES
Aktualitet

Analiza: Çfarë mund ta ndalë gjuhën e ashpër të Serbisë ndaj Kosovës?

Ata kërkojnë që bashkësia ndërkombëtare të mos mjaftohet vetëm me reagime, por të ndërmarrë veprime konkrete ndaj Serbisë.

16 Korrik 2026, 15:00 Nga E.d
Analiza: Çfarë mund ta ndalë gjuhën e ashpër të
Flamuj serb të vendosur në ndërtesën e Qeverisë së Serbisë në Beograd.

Deklarata e një ministreje të Qeverisë së Serbisë se do ta “spastronte etnikisht” Kosovën po të ishte në krye të shtetit më 1998, për vëzhguesit në Kosovë dhe në Serbi është pjesë e një modeli politik të Serbisë karshi Kosovës.

Ata kërkojnë që bashkësia ndërkombëtare të mos mjaftohet vetëm me reagime, por të ndërmarrë veprime konkrete ndaj Serbisë.

Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, thotë se as mediat, as shoqëria civile s’mund ta ndryshojnë gjuhën dhe qëndrimin e Serbisë karshi Kosovës.

Por, ai thekson se Bashkimi Evropian ka në duar instrumente, në kuadër të rrugës evropiane të Serbisë, për të parandaluar një retorikë të tillë.

“Mund t’i vendosë disa sanksione, do të thosha, në mënyrë që ta zvogëlojë këtë farë qëndrimi zyrtar të Serbisë, kur bëhet fjalë për Kosovën, për stigmatizimin e shqiptarëve dhe moslejimin e realizmit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe dy shoqërive”, thotë ai.

Sipas Blakajt, instrumente të tilla veçse përfshihen në kapitujt e negociatave të anëtarësimit në BE, “mirëpo, mund të jenë edhe më specifikë - tek e fundit, të bëjnë edhe një lloj presioni ndërkombëtar kur ndodhin këto fjalime nga zyrtarët serbë”.

Bashkimi Evropian, i cili e ka kushtëzuar përparimin e Kosovës dhe Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit me normalizimin e marrëdhënieve, e dënoi deklaratën që ministrja serbe e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, bëri më 11 korrik në televizionin serb, Kurir.

Sipas BE-së, ajo “është në kundërshtim me vlerat e dinjitetit njerëzor, pajtimit, përgjegjësisë dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”.

“Shiptari” e “të dalë nga mali”

Por, Paunoviq nuk është zyrtarja e vetme që ka bërë deklarata fyese apo nxitëse ndaj shqiptarëve.

Ana Bërnabiq, kur ishte kryeministre e Serbisë më 2019, tha se udhëheqësit e Kosovës ishin njerëz “të dalë nga mali” dhe “u bënë pjesë e elitës politike”.

Bërnabiq, më vonë si kryetare e Kuvendit, përdori edhe termin fyes “shiptari”, duke iu referuar mediave në Kosovë.

Ndonëse shqiptarët e quajnë veten “shqiptarë”, termi “shiptar” në gjuhën serbe konsiderohet fyes.

Forma neutrale dhe zyrtare është “Albanci”. Në vitin 2018, një gjykatë në Serbi konstatoi se përdorimi i termit “shiptar” përbën gjuhë të urrejtjes.

Megjithatë, këtë term e kanë përdorur në disa raste edhe zyrtarë të tjerë të lartë serbë, përfshirë Aleksandar Vullinin, i cili ndër vite ka mbajtur poste të rëndësishme në Qeverinë e Serbisë, si dhe ish-drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq, aktualisht ministër i Jashtëm.

Objekt i ofendimeve kanë qenë edhe zyrtarë të lartë të Kosovës.

Së voni, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e quajti kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, “fundërrinë terroriste”, ndërsa drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, iu referua atij si “Hitleri i vogël”. 

“Model politik”

Historiani serb, Sërgjan Millosheviq, thotë se qasja e pushtetit në Serbi ndaj shqiptarëve është karakterizuar prej dekadash nga retorika “degraduese, çnjerëzore dhe haptazi shoviniste”, e cila, sipas tij, i paraqet shqiptarët si një “kërcënim demografik dhe qytetërues”.

Ai thotë se rasti i Paunoviqit është pjesë e një modeli të kahershëm politik, ku shqiptarët nuk trajtohen si qytetarë të barabartë, por reduktohen në numra, natalitet dhe një kërcënim për serbët.

“Pas krimeve të kryera gjatë viteve ‘90, një gjuhë e tillë paraqet vazhdimin e një lloj ‘kontributi vullnetar’ të Serbisë zyrtare për pavarësinë e Kosovës, sepse konfirmon pikërisht politikën e poshtërimit dhe përjashtimit, e cila vazhdon ta shkatërrojë mundësinë e jetesës së përbashkët”, thotë ai.

Për Blakajn, kjo gjuhë tregon se elita politike në Serbi nuk është shkëputur asnjëherë nga politika që ka udhëhequr ish-presidenti i Republikës Federale të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq - i akuzuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës - karshi Kosovës.

“Asnjëherë nuk kemi dëgjuar asnjë zyrtar të lartë serbë që ka shprehur keqardhje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve, që i ka pranuar viktimat, që ka folur për varrezat masive që janë gjetur në Serbi”, thotë Blakaj.

Ai paralajmëron se deklarata si ato të Paunoviqit, të cilat i cilëson si “luftënxitëse”, mund të shtyjnë individë ose grupe që, “kur të krijohen kushtet”, t’i shndërrojnë paragjykimet dhe stigmatizimin ndaj shqiptarëve në veprime konkrete.

Si shembull, ai përmend sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, më 2023. 

Reagimet në Kosovë dhe Serbi

Disa serbë të Kosovës i thanë Radios Evropa e Lirë se deklarata të tilla janë “problematike dhe provokuese” dhe se, në fund, dëmtojnë vetë komunitetin serb që jeton në Kosovë.

Qeveria në detyrë e Kosovës, e cila e shpalli Paunoviqin person të padëshiruar, tha se Serbia nuk është distancuar asnjëherë nga politika e Millosheviqit.

Sipas saj, qëndrimet e tilla nuk janë thjesht deklarime, por “aspirata nga të cilat shteti zyrtar i Serbisë nuk ka hequr dorë”.

Presidenti serb, Vuçiq, tha se deklarata e Paunoviqit nuk pasqyron politikën zyrtare të Serbisë.

Vetë Paunoviq - nënkryetare e Partisë Socialiste të Serbisë, partisë së dikurshme të Millosheviqit - nuk i tërhoqi fjalët e saj, por tha se ato “janë nxjerrë jashtë kontekstit” dhe i kërkoi falje Vuçiqit dhe Qeverisë së Serbisë për reagimet që ka shkaktuar.

Gjatë luftës në Kosovë, më 1998-1999, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa më shumë se 1.500 persona - shumica shqiptarë - vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Tribunali i Hagës konstatoi se udhëheqësit e Jugosllavisë së atëhershme dhe drejtuesit e aparatit të sigurisë ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”, që synonte dëbimin me forcë të qindra mijëra shqiptarëve nga Kosova.

Për krime kundër shqiptarëve të Kosovës u dënuan disa zyrtarë të lartë politikë, policorë dhe ushtarakë serbë./REL

kosova serbi deklarata

Sondazh

Poll

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027

Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Marta Kos për projektin në Zvernec: Mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të BE-së

Rama nuk bën hapa pas: Ligji për Zonat e Mbrojtura nuk preket

Rama për projektin në Zvërnec: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar

Përplasja në Kuvend/ Braçe akuzon për sulm të organizuar: Bëjnë plane për të sulmuar kolegët e mi

Familja mbretërore britanike për herë të parë të bashkuar pas katër vitesh