21 Shkurt 2023, 17:52
Nga k.m.
Anija me nafte
GREQI- Bllokohen pasaportat e ekuipazhit dhe kapitenit të anijes që transportoi, nga Greqia drejt Shqipërisë, sasinë e naftës me vlerë 30 milion dollarë. Hetimi i kësaj dosje, pritet të ketë zhvillime dhe ka shumë gjasa që Policia të ndalojë, kapitenin e anijes ku një ditë më parë u bllokua, sasia prej 22.500 tonë naftë që dyshohet se vinte nga Rusia.
Gazetari Elton Qyno shkruar për "OraNews" se anija me flamur Libian, por me ekuipazh rus ishte e bllokuar nga autoritetet doganore. Personi i vetëm që është ndaluar për këtë ngjarje është kapiteni i anijes çisternë, Aleksei Smaznov. Ndërsa pjesës tjetër të ekuipazhit të anijes, i janë bllokuar pasaportat.
Gjatë marrjes së tij në pyetje, kapiteni i anijes çisternë "Smaznov", ka treguar se punon për llogari të një kompanie libiane por nuk ka dhënë shpjegime për vendin ku është ngarkuar nafta, të cilës i mungonte edhe certifikata e origjinës. Smaznov, ka qëndruar në një port në Kallamata të Greqisë, e atje ka shkuar një anije çisternë turke me emrin “Fidani”, e cila ka qënë e ngarkuar me naftë që dyshohet se është blerë në një nga portet e Federatës Ruse në Detin e Zi.
Burimet thonë se anija turke “Fidani” ka shkarkuar 22 mijë ton e 500 litra naftë në bordin e anijes libiane, e cila më pas e ka transportuar nga Kallamata në drejtim të Shqipërisë.
Nafta ishte porositur nga kompania “A.V Internacional Group”, e cila zotërohet nga biznesmeni i hidrokarbureve Piro Bare dhe administrohet nga shtetësja, Orledia Bare. Biznesmeni ka treguar se kishte bërë negociata, me një kompani nga Libia, për blerjen e një sasie nafte dhe sjelljen e saj në Shqipëri dhe se kishte kontaktuar me kompaninë “Ses Dmç Group”, me të cilën ka shkëmbyer disa e-maile.
Por teksa anija ka hyrë në ujërat e detit Adriatik, Piro Bare, ka paraqitur dokumentacion në doganën e Portit të Durrësit, për ta shkarkuar këtë ngarkesë në depozitat e tij në “Porto Romano”, por nuk ka mundur që të marrë porosinë për shkak të probleme që i kanë dalë. Ndërkohë që çështja është bërë mediatike dhe ka përfshirë edhe politikën duke shkaktuar reagime nga Partia Demokratike, anija me naftë që dyshohet se vinte nga Rusia ka mbetur në det. Tashmë policia dhe prokuroria e Durrësit po kryejnë hetime dhe ka shumë gjasa që në vijim të meret masë ndalimi për kapitenin e anijes, Aleksei Smaznov.
anija me nafte
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 17:53
I.A
Foto Ilustruese
GREQI- Dy shqiptarë janë plagosur me thikë nga bashkëatdhetari i tyre në ishullin Rhodos të Greqisë...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 17:38
k.m.
Erjon Veliaj dhe Ajola Xoxa
Në rrugën mbi Shkollën e Kuqe, pak para se të kryqëzohet me “Rrugën Bardhyl”, ekzisto...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 17:39
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha është ‘ngacmuar’ nga postimet e shpërndara për të në rrjetin social...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 17:36
k.m.
Mevlan Shanaj dhe Mimica Luca
TIRANË- Pas ndarjes nga jeta të aktores Mimica Luca, Mevlan Shanaj i ka bërë një dedikim për hu...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 17:19
k.m.
Mimica dhe Ndrekë Luca
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimit për ndarjen nga jeta të aktores së njohur...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 17:14
F.M
Erik Fullani
TIRANË- Erik Fullani, djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani është ndaluar n...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 17:04
k.m.
Gjergj Luca
TIRANË- Sot u nda nga jeta aktorja e mirënjohur Mimika Luca. Aktorja e madhe e skenës shqiptare ndërroi jetë në m...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 17:01
F.M
Momenti nga dhunimi i Petraq Milos dhe Dragan Klikoovac
MALI I ZI- Zëvendësdrejtori në Sektorin e Policisë Kufitare malazeze, Dragan Kl...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 16:50
F.M
Kostandinos Lolos (Arben Spahiu)
TIRANË- Fotoja që po shikoni tregon dhe identitetin grek që përdorte Arben Spahiu, kunati i Erion Ali...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 16:32
F.M
Makina e vjedhur
SHKODËR- Makina që do të përdorej në atentatin e mirëpërgatitur ndaj Elton Kilës në Elbasan, ...