Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Plarent Ndrecaj deklaroi se është absurde që klienti i tij ta pësojë prej një të pandehuri tjetër.
TIRANË- Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për pezullimin e afatit të paraburgimit. Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Plarent Ndrecaj deklaroi se është absurde që klienti i tij ta pësojë prej një të pandehuri tjetër.
“Do kërkojmë çdo të drejtë që na takon nga parashikimet kushtetuese dhe nuk do ndalemi”, u shpreh ai. Mësohet se, afatet e paraburgimit u pezulluan prej shtyrjes së procesit gjyqësor nga ana e avokatëve dhe disa problematikave të tjera që lidhen me kërkesat e mbrojtjes.
Për çfarë akuzohej Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
Anna Sporrer TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho ka pritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, ministren e...
Foto ilustruese TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend, duke rritur çmimin ...
Raporti vjetor i vlerësimit të kërcënimit nga krimi i organizuar në internet (IOCTA 2026) thekson se mashtrimet në hapësir&...
TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme të Apelit do të mbahet sot seanca ku do të shqyrtohet kërkesa e kryebashkiakut t...
Foto ilustruese TIRANË- Një zjarr ka rënë paraditen e kësaj të mërkure duke përfshirë katin e pestë t&eum...
Një marrëveshje prej 6 miliardë dollarësh në fushën e sigurisë energjetike është nënshkruar në Tiran&eu...
Administrata Tatimore u ka kujtuar të gjithë personave fizikë, individëve tregtarë, të vetëpunësuarve dhe entiteteve q...
Veprat penale të lidhura me pastrimin e parave në Shqipëri u rritën në nivelin më të lartë të dekadës së...
ITALI- Italia ka ngritur alarmin për mafian shqiptare në vend. Sipas mediave italiane, raporti i fundit i Komisionit Antimafia në Li...
KUÇOVË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Kreshnik Hajdarit, kryebashkiak i Kuçovës, duke lën&...