28 Nëntor 2022, 07:12
Nga DOSJA
Foto ilustruese
Aplikimet për azil kanë vijuar tendencën rritëse përgjatë këtij viti, ndonëse ato mbeten më të ulëta në krahasim me periudhën e para pandemisë. Sipas statistikave të Eurostat, në gusht është regjistruar numri më i lartë i aplikimeve për azil për këtë vit, duke arritur në 950.
Për gjithë periudhën janar- gusht janë shënuar gjithsej 6720 aplikime, me një rritje prej 65% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë, në krahasim me para pandeminë, aplikimet për azil mbeten 43% më të ulëta për të njëjtën periudhë.
Të dhënat paraprake për shtatorin, ku nuk raportohen të gjitha shtetet, tregojnë se tendenca është përshpejtuar. Nga të dhënat e deritanishme janë gati 1400 aplikime për azil vetëm në muajin shtator. Që prej vitit 2019, Eurostat nuk i raporton më të dhënat për aplikimet në Mbretërinë e Bashkuar.
Statistikat e tjera të Mbretërisë së Bashkuar në faqen e internetit www.gov.al, tregojnë se vetëm në 6- mujorin e parë të vitit kërkuan azil nga Shqipëria 7,267 persona, 8% më shumë se sa aplikuan në të gjitha vendet e Bashkimit Europian për 8 mujorin.
Shqipëria, e para në botë për kërkesat e larta për azil në BE dhe Mbretërinë e Bashkuar, në raport me popullsinë
Në total, duke përfshirë aplikimet në BE së bashku me të dhënat paraprake për shtatorin dhe aplikimet në Mbretërinë e Bashkuar, për 6 mujorin, numri i personave që kanë ikur zyrtarisht këtë vit është rreth 15.3 mijë.
Aplikimet për azil deri në shtator
-Në Bashkimin Europian (janar-shtator) 8,115
-Në Mbretërinë e Bashkuar (janar-qershor) 7,267
TOTALI 15,382
Në Bashkimin Europian, sipas të dhënave të detajuara të Eurostat, Franca vijon të mbetet më e preferuara, me gjysmën e aplikimeve që shkojnë në këtë shtet, të njohur për politikat sociale. Pas Francës renditet Gjermania me rreth 21% të aplikimeve.
Aplikimet në Bashkimin Europian
Sipas Eurostat, 77,5 mijë azilantë për herë të parë jo shtetas të Bashkimit Europian u regjistruan në gusht të vitit 2022. 11 mijë persona më shumë aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare, krahasuar me muajin e kaluar që përkthehet në një rritje prej 17%.
Krahasuar me gushtin e vitit 2021, numri total i kërkesave ka pësuar një rritje prej 54% . Për të njëjtin muaj, 6,100 persona riaplikuan për azil pasi ishte marrë një vendim i mëparshëm, me një rritje prej 4% se krahasuar me korrikun e vitit 2022. Për të njëjtin muaj të vitit 2021, numri ka pësuar rënie prej 11%.
Marrë nga Monitor
eurostat
Aktualitet
27 Nëntor 2022, 23:30
Blerant Lushajt
TROPOJË- Përgjegjësja e Kadastrës në Tropojë, Ajlin Alfredaj u shpall në kërkim në korrik t&eu...
Aktualitet
27 Nëntor 2022, 23:28
F.M
Festimet
MAQEDONI E VERIUT- Tetova ka nisur festimet prag 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Edhe pse ora ende nuk sh&...
Aktualitet
27 Nëntor 2022, 23:22
F.M
Dritan Rexhepi
HOLANDË- Portet e Roterdamit dhe Antwerp-it e ndihmuan atë në statusin e "baronit të kokainës". Dritan Rexhepi...
Aktualitet
27 Nëntor 2022, 23:12
Murat Basha
TIRANË- Murat Basha është kthyer në një personazh televiziv kontradiktor me deklaratat e tij seksiste. Në emision...
Aktualitet
27 Nëntor 2022, 22:47
Ledi Shamku dhe Skënder Gjinushi
TIRANË- Në një konferencë të zhvilluar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë...
Aktualitet
27 Nëntor 2022, 22:24
Zyrtarët
TROPOJË- Kadastra është një nga institucionet më të abuzuara në Shqipëri, dhe problemet e lidhur me t...
Aktualitet
27 Nëntor 2022, 22:19
F.M
Dua Lipa dhe Bajram Begaj
TIRANË- Dua Lipa ka marrë shtetësinë shqiptare dhe ky lajm ka ‘pushtuar’ të gjitha mediat nd...
Aktualitet
27 Nëntor 2022, 22:13
F.M
Fadi Mitri
TIRANË- Biznesmeni libanez Fadi Mitri, i cili u largua me barrelë nga Shqipëria pasi u dhunua me shkopa bejsbolli në vitin 2...
Aktualitet
27 Nëntor 2022, 21:54
F.M
Kurbin
KURBIN- Can Rrika, pronari i magazinës që u përfshi nga flakët mesditën e sotme në Kurbin, ka bërë apel p&eu...
Aktualitet
27 Nëntor 2022, 21:43
F.M
Moti i keq
TIRANË- Java e ardhshme përkon me ardhjen e dimrit meteorologjik do të sjellë ndryshime nga dita në ditë. Sipas Sh...