Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Kjo ka rezultuar nga zbardhja një bisedë mes njërës prej pedagogeve dhe një studenteje, e cila i thotë se i ka sjellë një thes me patate dhe e pyet se ku mund t’ia linte
ELBASAN- Vijojnë të dalin të tjera detaje nga arrestimi i 6 pedagogëve të Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan dhe shpalljes në kërkim të njërit prej tyre. Bazuar në dosjen e Prokurorisë, mësohet se pedagogët nuk kanë marrë vetëm para për të kaluar studentët e tyre nëpër provime, por edhe patate. Kjo ka rezultuar nga zbardhja një bisedë mes njërës prej pedagogeve dhe një studenteje, e cila i thotë se i ka sjellë një thes me patate dhe e pyet se ku mund t’ia linte
Ndërkohë Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka njoftuar se ka caktuar seancën për “Vleftësim arresti dhe caktim mase sigurie ”, ditë e martë të kësaj jave. Gjatë operacionit policor “Teza” u arrestuan pedagoget:
1-Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
2. Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
3. Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
4. Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
5. Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.
6. Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit.
7. Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
8- Gazmend Hodaj,sekser.
Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan tezat e provimeve të studentes 31 vjeçe e cila kishte kaluar në të gjitha provimet e sezonit të vjeshtës duke korruptuar pedagoget nëpëmjet një sekseri.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas denoncimit të bërë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për një rast të shpërdorimit të detyrës duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçe me qëllim për të përfituar shuma parash, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Teza”.
Sipas Prokurorisë pedagogët kanë shpërdoruar detyrën, duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçe, me qëllim për të përfituar shuma parash të cilat i ka marrë shtetasi Gazmend Hodaj.
Nga kontrolli në zyrat e pedagogëve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe tezat e provimeve të studentes dhe dokumenta të tjera në lidhje me rastin korruptiv. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për disa veprat penale.
Takimi në tryezë TIRANË- Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale n&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Pas dy muajsh punë në një resort turistik buzë detit Jon në Orikum, Ochen*, një estetiste 30-vje...
Foto ilustruese ITALIA- Dy të rinj shqiptarë, 20 dhe 24 vjeç, janë arrestuar nga policia italiane për trafik droge. Nga hetimet ...
Igor Kokunov Shtetasi rus Igor Kokunov është ekstraduar në Rusi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushetuese. Kështu...
Gerti Bogdani dhe Edlira Çepani TIRANA- Aktivistja Edlira Çepani ka bërë sërish një postim në rrjetet sociale d...
Foto ilustruese SHKODËR- RENEA dhe FNSH vijojnë kontrollet në perimetrin e zonës ku ndodhi atentati mafioz pasditen e 30 tetorit, si dh...
fotot ilustruese DURRËS- Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit. Mësohet se 50-vjeçari me inicial...
Universiteti "Aleksandër Xhuvani" ELBASAN- Arrestimet masive të një grupI prej 7 pedagogësh, të cilët dyshohet se kanë k...
makina e autoreve SHKODËR- Janë zbardhur detaje të reja lidhur me lëvizjet e dyshuara të autorëve pas atentatit me 4 viktima ...
talo cela TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 19 vite burg për Talo Çelën, lidhur me grabitjen e 5.4 milionë eur...