LIVE UPDATES
Aktualitet

Athina kërkon sqarime nga Tirana pas lëndimit të shtetasit grek në protestën në Zvërnec

Sipas kësaj ministria, Ambasada greke në Tiranë po bën “ndërhyrjet e nevojshme pranë palës shqiptare”, duke kërkuar zbardhjen e plotë të incidentit dhe “përcaktimin e përgjegjësive”. Sipas kësaj ministria, Ambasada greke në Tiranë po bën “ndërhyrjet e nevojshme pranë palës shqiptare”, duke kërkuar zbardhjen e plotë të incidentit dhe “përcaktimin e përgjegjësive”.

1 Qershor 2026, 09:24 Nga I.A

Athina kërkon sqarime nga Tirana pas lëndimit të shtetasit grek

Greqia ka kërkuar nga Shqipëria zbardhjen e ngjarjes që ndodhi gjatë protestës në Zvërnec më 30 maj, pasi një protestues që mbeti i lënduar mbante shtetësi shqiptare dhe greke.

“Ministria e Punëve të Jashtme shpreh shqetësimin e saj të fortë për incidentet në Zvërnec të Shqipërisë, gjatë protestës së banorëve për të drejtat e tyre pronësore, mes të cilëve ishte edhe një shtetas grek që u plagos”, u tha në njoftimin e Ministrisë së Jashtme greke.

Sipas kësaj ministria, Ambasada greke në Tiranë po bën “ndërhyrjet e nevojshme pranë palës shqiptare”, duke kërkuar zbardhjen e plotë të incidentit dhe “përcaktimin e përgjegjësive”.

Përmes reagimit, Greqia thekson nevojën për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe pronave të anëtarëve të minoritetit kombëtar grek, si edhe rëndësinë e mbrojtjes efektive të zonave të mbrojtura mjedisore, në kuadër të përafrimit të legjislacionit me Bashkimit Evropian.

Në përgjigjen e saj, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri tha se ndien keqardhje për situatën që ndodhi në Zvërnec dhe shtoi se autoritetet e dy vendeve janë në kontakt të vazhdueshëm në nivele të ndryshme.

Në rrjetet sociale u publikua një video, që tregonte një punonjës të një kompanie private të sigurisë që goditi një protestues, ndërsa dy të tjerë e tërhoqën zvarrë atë për disa metra.

Policia e Vlorës tha se protestuesi kishte hyrë me forcë në zonën ku po kryheshin punimet, por pamjet në rrjetet sociale treguan të kundërtën. Drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit, Skënder Hita urdhëroi pezullimin nga detyra të drejtorit të policisë së Vlorës si dhe nisjen e një hetimi disiplinor për drejtues të tjerë të policisë së këtij rrethi.

Ministria e jashtme shqiptare tha se është arrestuar punonjësi i shoqërisë së sigurisë, i cili ushtroi dhunë ndaj një protestuesi me shtetësi shqiptare dhe greke, ndërsa dy punonjës të tjerë janë proceduar penalisht.

"Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Greqinë, të bazuara në respektin e ndërsjellë, dialogun e hapur dhe vlerat e përbashkëta evropiane”, u tha në reagimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare.

Protesta në Zvërnec nxiti reagim të shoqërisë civile dhe aktivistëve në mbrojtje të mjedisit. Ata thonë se punimet po zhvillohen në kundërshtim me interesin publik dhe po dëmtojnë një zonë të mbrojtur. Pasditen e së dielës u mbajt një protestë para drejtorisë së përgjithshme të policisë. Më pas qytetarët marshuan drejt ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë. Qytetarët kërkuan përgjigje nga institucionet për veprimet e policisë së shtetit dhe punonjësve të shoqërisë së sigurisë. Ata bënë thirrje që të ndalohen ndërtimet në zonat e mbrojtura.

Zona ku kanë nisur punimet për ndërtimin e një resorti është pjesë e një peizazh të mbrojtur me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare. Zona konsiderohet ndër habitatet më të rëndësishme në Shqipëri për zogjtë e ujit dhe migratorët, përfshirë dhe flamengot.

Punimet lidhen me planet e shpallura më herët nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump, i cili në mars të vitit 2024 deklaroi se synon të ndërtojë hotele dhe qindra vila në zonën e Zvërnecit./REL

zvërnec

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë