LIVE UPDATES
Aktualitet

Autorja Ermira Godo intervistë për VOA: Kujtesa kolektive për krimet e diktaturës, jetike për të ardhmen e vendit

Godo thotë se librat, biografia e gjyshit të saj, Abdulla Rami “Përtej harrimit” dhe një përkthim i realizuar prej tij në internim dhe plotësuar prej saj, i librit të Viktor Hygosë “William Shakespeare”, janë një përpjekje për të mbajtur gjallë kujtesën kolektive për atë pjesë të dhimbshme të historisë shqiptare gjatë diktaturës.

4 Qershor 2023, 19:16 Nga k.m.
Autorja Ermira Godo intervistë për VOA: Kujtesa kolektive për
Ermira Godo

Më shumë se 30 vjet pas vendosjes së pluralizmit në Shqipëri, shumë nga historitë e personave dhe familjeve që vuajtën pasojat e diktaturës, me vrasje, burgime dhe internime, janë bërë publike. Megjithatë një autore e dy librave që rrëfejnë jetën dhe veprën e gjyshit të saj, thotë se nuk është bërë aq sa duhet që këto histori të bëhen pjesë e kujtesës institucionale dhe të integrohen në lëndën akademike, në mënyrë që të rinjtë të mësojnë për një brez që po shuhet dalëngadalë. Ermira Godo flet me kolegen Keida Kostreci për historinë e gjyshit të saj, Abdulla Rami, një gjykatës, që vuajti për dekada me radhë në burgje dhe internim.

Godo thotë se librat, biografia e gjyshit të saj, Abdulla Rami “Përtej harrimit” dhe një përkthim i realizuar prej tij në internim dhe plotësuar prej saj, i librit të Viktor Hygosë “William Shakespeare”, janë një përpjekje për të mbajtur gjallë kujtesën kolektive për atë pjesë të dhimbshme të historisë shqiptare gjatë diktaturës.

“Jo vetëm për të sjellë një homazh në kujtim të tyre, por mbi të gjitha për të shprehur atë mision të madh që ata i vunë vetes, një mision qëndrese dhe një mision që unë e quaj në parathënien e përkthimit të Shekspirit, si akt lirie”, thotë autorja Godo për Zërin e Amerikës.

Ajo thotë se gjyshi i saj simbolizon ata intelektualë shqiptarë, jeta e të cilëve u shkatërrua plotësisht gjatë diktaturës.

“Kam menduar shpesh herë se kjo ka përcaktuar edhe fatin e tij, të jetës së tij dhe gjithë familjes së tij në vitet e mëvonshme”, thotë Godo, duke sqaruar se shumë nga bashkëkohësit e diktatorit, si për shembull Abaz Omari, Enver Zazani dhe të tjerë, patën një fat të ngjashëm me atë të gjyshit të saj.

Abdulla Rami më pas studioi në Montpelie, në të njëjtën kohë kur Hoxha ishte atje dhe u diplomua për jurisprodencë. Pas kthimit në Shqipëri, Rami shërbeu si gjykatës i parë në Gjilan të Kosovës.

“Im gjysh ka shpëtuar me dhjetra-qindra kosovarë të futur padrejtësisht dhe të burgosur nga serbët në atë periudhë”, thotë Godo, duke iu referuar dokumenteve që ka gjetur në arkivat e Gjilanit dhe Kosovës dhe nga procese të ndryshme gjyqësore.

Ai u arrestua në vitin 1944 kur u kthye në Shqipëri, koha kur u vendos diktatura, duke u cilësuar si armik i popullit pse shërbeu në Kosovë, ishte mbështetës politik i Ballit Kombëtar dhe pjesëmarrës ne Konferencën e Mukjes, si mbështetes i bashkimit mbarekombëtar.

Abdulla Rami u dënua fillimisht me burgim të përjetshëm dhe duke vuajtur 20 vjet, duke filluar nga burgu i Tiranës, në burgun e Gjirokastrës së shtatë penxhereve dhe 19 vjet në burgun e Burrelit.

“Pas daljes nga burgu është internuar dhe gjithë familja e tij sigurisht, vajzat dhe nipërit dhe mbesat kanë qenë në internim”, thotë ajo.

Familja e vuajti internimin në Gosë të Kavajës.

Avdulla Rami vdiq në vitin 1973.

Godo thotë se librat u bënë të mundur nga kërkimet e detajuara në arkiva të ndryshme në Shqipëri, Kosovë dhe Francë, por edhe nga dorëshkrimet e Abdulla Ramit.

“Dorëshkrimet e tij mundën të transmetoheshin prej vajzave të tij dhe ne brezi i tretë, i cili do të thoja jemi vektori i fundit për të përcjellë historinë e tyre, e atij brezi që tashmë dalëngadalë po na lë në amëshim, për të sjellë historinë e tyre dhe për të trashëguar ato vlera.”

Vetë Godo dhe pjesëtarë të familjes së saj nga nëna dhe babai, kanë vuajtur pasojat e komunizmit. Rami është gjyshi i saj nga nëna, ndërsa gjyshi nga babai Zenel Gjomaçi është pushkatuar. Të afërmit e saj kanë vuajtur në burgje të diktaturës, përfshirë Spaçin dhe Burrelin.

Megjithëse si anëtare e familjes ajo e sheh si mision përçimin e jetës së brezave që vuajtën nga diktatura, Godo thotë se detyra e përcjelljes së mesazit të tyre duhet t’i përkasë gjithë shoqërisë, jo vetëm familjarëve.

“Pasi mendoj se ne kemi rënë dakord si shoqëri që ajo periudhë qe mizore për shumë individë, qe vrastare madje për shumë individë, qe e dhunshme për shumë familje, por ishte e dëmshme për një popull të tërë dhe ishte frenuese për zhvillimitn tonë mbarëkombëtar”, thotë ajo.

Godo vlerëson punën e bërë në këtë drejtim nga shoqata e të përndjekurve, apo instituteve si ai për Studimet dhe Krimet e Komunizmit, por …

“Unë mendoj se roli i institucioneve është shumë i rëndësishëm sepse që të gjithë jemi fort dakord se kujtesa e një institucioni është shumë më e qëndrueshme se sa kujtesa individuale, kujtesa e një shoqërie të tërë, është shumë më e qëndrueshme se sa kujtesa e një individi”.

Dhe që të marrin vendin e duhur në histori, ajo thotë se historia e dhimbshme e atyre që vuajtën në diktaturë duhet të trajtohet nga studiues të fushave të ndryshme.

“Institucionet duhet të krijojë grupe pune, me sociologë, me studiues të ndryshëm, me historianë, me dëshmitarë të asaj periudhe sepse këta dëshmitarë ngadalë ngadalë po largohen nga kjo botë, nuk i kemi më. Kjo histori duhet të pasqyrohet edhe në tekstet e shkollave, që t’u përcillet brezave”, thotë Godo.

Ndërsa vë në dukje ngritjen në Shqipëri të objekteve muzeale që tregojnë se si funksiononte diktatura dhe sigurimi, Godo thotë se si kundërpeshë e tyre, duhet të ketë muze që të tregojnë imazhet dhe jetën e atyre që vuajtën në diktaturë.

“Nëse nuk përballemi me të gjitha detajet dhe vitet, me ato çka kanë ndodhur në historinë tonë, mendoj se nuk do të jemi të gatshëm të vazhdojmë historinë e Shqipërisë, ashtu siç duhet. Dhe mbi të gjitha për të qenë në anën e të gjitha atyre vendeve të kësaj bote që janë përballur shëndetshëm me të kaluarën dhe që vazhdojnë ndërtojnë të ardhmen e tyre”, thotë ajo./VOA

abdulla rami ermira godo

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend