Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Babain e kishte polic në Shqipëri, vëllai i punonte në ndërtim, 34-vjeçari shqiptar që u vra në Mykonos donte të bëhej hotelier
Sipas informacioneve të protothema.gr, 34-vjeçari kishte arritur të ndërtonte një shtëpi luksoze në Chora, të cilën ua jepte me qira turistëve përmes platformës booking.com për 800 euro/nata gjatë muajve të verës, në korrik dhe gusht.
20 Shkurt 2023, 17:47Nga k.m.
Julian Kosova
GREQI- 34-vjeçari shqiptar, Julian Kosova, i cili u vra në një lokal në zonën Skylambela të Mykonos, donte të bëhej hotelier. Burime për "Protothema" bëjnë me dije se njerëz nga mjedisi i tij miqësor tregojnë se babai i tij ishte polic në Shqipëri, ndërsa vëllai i tij jetonte në Angli, e merrej me ndërtim.
Për shumë vite, viktima punonte në ishull si elektricist. Në të njëjtën kohë, sipas informacioneve të protothema.gr, 34-vjeçari kishte arritur të ndërtonte një shtëpi luksoze në Chora, të cilën ua jepte me qira turistëve përmes platformës booking.com për 800 euro/nata gjatë muajve të verës, në korrik dhe gusht.
Shtëpia që viktima ka blerë në Ornos i ka kushtuar 150 mijë euro. Ai arriti ta rinovonte, madje vendosi një pishinë të vogël në tarracën e tij për të rritur vlerën e blerjes së pronës dhe për ta dhënë me qira me çmim të lartë për turistët.
Mirëpo edhe autori ishte hotelier dhe familja e tij kishte gjithashtu një biznes hotelerie në ishull.