20 Shkurt 2023, 16:03
Nga F.M
Elton Kila
ELBASAN- Jeta e Elton Kilës, që njihet ndryshe dhe si Oti i Elbasanit u vu në rrezik për të disatën herë ditën e shtunë, pasi në Elbasan ishte mirëpërgatitur një tjetër atentat kundrejt tij. 3 armë kallashnikovi, gati për ekzekutim, ishin vendosur brenda një BMW X6 dhe Arsen Preçi e Arben Spahiu prisnin mbërritjen e Kilës në Elbasan për ta sulmuar atë. Ky i fundit, ka qenë duke udhëtuar nga Tirana drejt Elbasanit ndërkohë që në automjet ndodhej bashkë me fëmijët dhe ndërhyrja e policisë pak minuta para mbërritjes së tij në qytetin e lindjes, u ka shpëtuar jetën.
Mjeti u gjet i parkuar në lagjen e Erion Alibejt, i cili ndodhet pas hekurave pasi akuzohet për organizimin e një sërë vrasjeve dhe fillimisht u aludua se mjeti ishte lënë nga armiqtë e Alibejt, por hetimet sollën të tjera zhvillime.
Vetë Preçi dhe Spahiu, sapo panë prezencën e forcave të policisë në zonë, u larguan duke lënë automjetin pranë stadiumit “Elbasan Arena”, por sot u vunë në pranga. Njëri nga dy të arrestuarit, Arsen Preçi kishte hedhur në koshin e mbeturinave çantën e supit brenda të cilës janë gjetur pistoleta dhe dy mjete identifikuese që kanë çuar policinë drejt zbulimit të autorëve. Po ashtu në çantë janë gjetur edhe maska dhe doreza që do të përdoreshin prej tyre për të humbur gjurmë pas krimit.
Arsen Preçi, 53 vjeç, banues në Elbasan do të hetohet për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje", ndërsa Arben Spahiu, 44 vjeç, banues në Elbasan do të hetohet për veprën penale "Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".
Kjo është hera e katërt që dështojnë atentate që kanë pasur për qëllim eliminimin e Elton Kilës. Shkak për eliminimin e tij mendohet të jetë një hakmarrje e lidhur me kunatin e Alibejt, Arben Spahiu. Ai është vëllai i Ardit Spahiut, i vrarë në Belgjikë dhe i Rigers Spahiut, i arrestuar në tetor të 2022 pasi u kap me një arsenal armësh. Tashmë pritet marrja në pyetje e të gjithë të përfshirëve në këtë ngjarje.
elton kila arben spahiu arsen preci erion alibej
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 15:32
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Edhe pse temperaturat kanë qenë të larta këto kohë, rastet e pacientëve me viroza vijon t&e...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 15:22
I.A
Policia
SHKODËR- Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se një 32-vjeçar i plagosur me ar...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 15:00
I.A
Julian Kosova
GREQI- 34-vjeçari shqiptar Julian Kosova, i cili u vra herët të hënën në një lokal në zonë...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 14:28
A.B
Helikopter
ITALI- Plagoset shqiptari në Cervaro. 62-vjeçari u rrëzua, duke goditur kokën. Aksidenti ndodhi gjatë punës, tek...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 13:58
A.B
Pellumb Pipero
TIRANË- Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero është shtruar me urgjencë në qendrën spitalore universitare "N&eum...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 13:26
A.B
Anija
TIRANË- Nafta kontrabandë e bllokuar nga Autoritetet Policore dhe ato portuale në Durrës, ishte porositur nga një biznesmen ...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 12:54
A.B
Athanasios Nazos dhe Julian Kosova
GREQI- Athanasios Nazos vrau shqiptarin Julian Kosovën, pasi ky i fundit ngacmoi vajzën që ishte pran&eum...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 12:42
A.B
Makina
TIRANË- Automjeti tip 'BMW X6', i gjetur dy ditë më parë në Elbasan, brenda të cilit u gjetën 3 kallashnikov q&eu...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 12:41
I.A
Foto Ilustruese
SHKODËR- 4 persona janë arrestuar ditën e sotme në Shkodër për trafik të lëndëve narkotik...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 12:36
k.m.
Holta Zaçaj
TIRANË- Holta Zaçaj është kryetarja e re e Gjykatës Kushtuetuese. Ajo u zgjodh në krye të Gjykat&e...