4 Prill 2026, 13:16
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha denoncoi diskriminimin që sipas tij kryeministri Edi Rama po i bën veriut. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët online, Berisha theksoi se Rama paketat e maleve po i jep në Maminas dhe në fshatrat që janë 30-60 metra mbi nivelin e detit.
”Kukësi, por i gjithë veriu në këto 13 vite është diskriminuar më shumë se kurrë në historinë e tij. Edhe Enver Hoxha i cili e konsideronte zonë jo të tij, veriun. I cili gjer nga fundi i viteve ’60 aplikonte një diskriminim absolut të nxënësve nga veriu në shkollat e larta. Por një shkallë të tillë diskriminimi ekonomik nuk ja ka bërë, që ja bën Edi Rama. Pra, Edi Rama e urren veriun sa Enver Hoxha dhe e konsideron zonë armike, por Edi Rama e ndëshkon në rrafshin ekonomik më shumë se ai. Po të marrësh investimet që janë bërë nga kjo qeveri nga Fushë Kruja në Vermosh dhe Valbonë, përjashto disa projekte që ishin në vazhdim tonat, ato nuk janë të barabarta as me tenderat që ka fituar nga fondet publike, motra e Tërmet Peçit. Kjo është e vërteta. Ndaj sigurisht PD qëndron e vendosur në investimet në të gjithë vendin, në përparësi të atyre që u ndëshkuan për qëllime politike. Kukësi ka potenciale turistike më të jashtëzakonshme të vendit. Kurse Edi Rama paketat e maleve i jep në Maminas, i jep në fshatrat që janë gjithsej 30-60 metra mbi nivelin e detit. Ndërsa rrafshnaltat e maleve të Kukësit, injorohen sikur nuk janë. Kukësi ka potenciale të tjera shumë të mëdha të cilat ne do të bëjmë gjithçka që ti kthejmë në të mira për qytetarët shqiptarë,” tha Berisha./Dosja.al
edi rama sali berisha
Politike
4 Prill 2026, 13:05
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha theksoi edhe sot se protestat e opozitës i faktuan botës se shqiptar...
Politike
4 Prill 2026, 12:59
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se opozita ka nisur tashmë punën për zgjedhjet vendore. Gjatë n...
Politike
4 Prill 2026, 12:55
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me deklaratën e Ambasadës së Shteteve të Ba...
Politike
4 Prill 2026, 12:47
I.A
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, ka akuzuar sërish ditën e sotme Taulant Ballën, se ky i fundit është i përfsh...
Politike
4 Prill 2026, 12:45
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së i bën thirrje autoriteteve kosovare të ndërmarrin çdo masë për të pre...
Politike
4 Prill 2026, 12:42
I.A
Ilia Ndoka dhe Arben ndoka
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu shtetasin Ilia Ndoka, kushëririn e ish-deputetit të Partis&e...
Politike
4 Prill 2026, 12:34
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Rama se ka urdhërur maxhorancën për të bll...
Politike
4 Prill 2026, 12:29
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha theksoi se me Edi Ramën kryeministër nuk ka integrim të vendit në Bashkimin ...
Politike
4 Prill 2026, 12:26
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se është rritur numri i vendeve që kanë votuar k...
Politike
4 Prill 2026, 12:23
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj rritjes së çmimit të karburanti...