Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Vendimi u mor më 15 janar nga trupa gjyqësore e kryesuar nga Ilir Panda dhe me gjyqtarë Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, por u publikua i arsyetuar të hënën.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi të prishë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për ish-kreun e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, me arsyetimin se procedura e gjykimit të shkurtuar nuk lejonte shtimin e një akuze të re siç është ajo e kryerjes së veprës penale në kuadër të grupit kriminal.
Vendimi u mor më 15 janar nga trupa gjyqësore e kryesuar nga Ilir Panda dhe me gjyqtarë Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, por u publikua i arsyetuar të hënën.
Ish-kreu i Prokurorisë së Vlorës u dënua me 2 vjet e 8 muaj burg për korrupsion dhe ushtrimin e ndikimit të paligjshëm në shkallë të parë, por Gjykata e Apelit të Posaçëm e konsideroi vendimin si absolutisht të pavlefshëm dhe e riktheu atë për gjykim në shkallë të parë.
Sipas Apelit, prokurorët e çështjes dhe gjyqtarët e seancës paraprake kishin gabuar kur e kishin përcaktuar bashkëpunimin e Zarkës me të pandehurit e tjerë si rrethanë rënduese dhe jo si bashkëpunim në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Ndaj vendimit të Apelit të Posaçëm ushtruan rekurs Zarka dhe SPAK, të cilët ngritën pretendime të ngjashme bazuar në Kodin e Procedurës Penale dhe në praktikën e Gjykatës së Lartë, duke argumentuar se nuk mund të rëndohej pozita e të pandehurit kur ishte ai ankuesi i vetëm.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i cilëson konkluzionet e Apelit të Posaçëm të nxjerra në interpretim të gabuar të ligjit, duke sjellë si pasojë prishjen e vendimarrjes dhe kthimin e çështjes për rigjykim po në Apel, me një tjetër trup gjykues.
Gjykata e Lartë arsyeton se, vlerësimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit, për t’i komunikuar Zarkës akuzë të re, në këtë rast më të rëndë, është e pamundur për t’u realizuar si pasojë e zhvillimit të gjykimit të shkurtuar, ku janë pranuar aktet e hetimeve paraprake në gjendjen e tyre. Sipas Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, kjo rrethanë përjashton mundësinë e prokurorit për të komunikuar akuza të reja.
“…Në këtë kontekst të zhvillimit të gjykimit me ritin procedural të gjykimit të shkurtuar – aktivimi i prokurorit/i stimuluar prej gjykatës së apelit/ në funksion të operimit për komunikimin e akuzave të reja për një vepër tjetër penale apo për një fakt të ri penal/të papërmendura në kërkesën për gjykim – sipas përcaktimit të neneve 373 dhe 374 të KPrPenale – sikurse në kontekstin/‘terrenin’/hapësirën e ‘shqyrtimit gjyqësor’ të çështjes në kushtet e gjykimit të zakonshëm – është i pamundur”, arsyetohet në vendim dhe çmohet se prokurori mund të paraqesë akuza të reja vetëm në rastin e gjykimit me procedurë të zakonshme.
Megjithatë, Gjykata e Lartë vlerëson, se në kushtet që është proceduar me gjykim të shkurtuar, kur prokurori konstaton se ka një tjetër vepër penale që i atribuohet të pandehurit, mund të regjistrohet një procedim penal i ri.
Ish-prokurori Zarka, ish-oficerja e Policisë Gjyqësore, Eriona Daupaj, Avokati Radovan Çela dhe biznesmeni Astrit Vladi, vëllai i një prej të pandehurve në çështjen “Toyota Auris”, akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm në tetë çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme – dosje që lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar si pastrimi i parave apo kultivimi i narkotikëve.
Interesi kryesor i të pandehurve duket se lidhej me çështjen penale të njohur publikisht si “Toyota Auris”, e cila u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit, në qershor të vitit 2018, të 3.4 milionë eurove ‘cash’ të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika./Reporter.al
Foto ilustruse ITALI- Një operacion i madh policor është kryer nga autoritetet italiane i shtrirë në disa qytete të Italis&eu...
TIRANË- Hetimet për skemat e mashtrimit përmes call center-ave kanë nxjerrë në pah një mungesë bashkëpunimi ...
Tre të akuzuarit në rastin Banjska gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Të prem...
Zjarri i Bushatit i pushtuar nga tymi Në landfillin e Bushatit, tymi i dendur ngrihet pa ndërprerje nga vatra dhe përhapet në ajër...
Delegacion i partisë Fratelli d’Italia LEZHA- Një delegacion i partisë Fratelli d’Italia, e cila është edhe forca...
Qeveria shqiptare ka shtyrë afatet për projektin prej 1.4 miliardë eurosh për zhvillimin e një resorti luksoz në ishullin e Saza...
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për 11 të arrestuarit gjatë protestës së Partisë Demok...
FIER- Një 68-vjeçar nga fshati Dukas i Fierit ka vënë në lëvizje policinë mesditën e sotme, pasi telefonoi duke th&e...
Foto ilustruse Drejtoria e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë së Tiranës ka rikujtuar bizneset se sot 2...
Inteligjenca Artificiale (IA) po riformëson tregjet e punës në mbarë botën, duke sjellë sfida dhe mundësi edhe për ven...