LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Hija e Vangjel Toçit zë vend të madh në amfiteatrin antik të Durrësit

Për më shumë se një gjysëm shekulli, ndërhyrjet mbi të kanë qenë shumë të pakta.

28 Janar 2024, 22:21 Nga h.k
BIRN: Hija e Vangjel Toçit zë vend të madh në amfiteatrin
Foto ilustruese

DURRËS-Amfiteatri antik i Durrësit vazhdon të ketë të njejtën pamje të vitit 1970, kur u ndërprenë punimet për zbulimin e plotë të tij.

Për më shumë se një gjysëm shekulli, ndërhyrjet mbi të kanë qenë shumë të pakta.

Projektet për hapjen e plotë të arenës dhe galerive i përkasin vitit 2020, kur Ministria e Kulturës, Bashkia e Durrësit dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit ADF arritën një marrëveshje për zbatimin e planit të menaxhimit të integruar.

“Që nga ajo ditë banorët e zonës janë ftuar vetëm një herë në takimet prezantuese të projekteve – tha për BIRN Ed Bërdaku, i cili bashkë me vëllezërit, që nga vitet 1950 jeton në një nga godinat pranë perimetrit të monumentit.

“Thuajse të gjithë familjarët e banesave pranë janë shprehur të gatshëm për transferimin në një vend tjetër, me qëllim hapjen e shkallareve dhe shfrytëzimin e amfiteatrit për qëllime turistike – shton Bërdaku, i cili shprehet dyshues për kompensimet e ulta, transparencën e projekteve të paraqitura, si dhe për ritmet e ngadalshme të zbatimit. 

Banorët kujtojnë se gjithçka ka dalë në sipërfaqe deri tani i përket zbulimit të arkeologut Vangjel Toçi, në periudhën 1966-1970. 

Më parë, aty ndodhej një lagje e madhe dhe askush nuk kishte dijeni mbi monumentin që e bëri të njohur Durrësin edhe në arenën ndërkombëtare.

Megjithëse vendi kalonte vitet e izolimit të madh komunist, zbulimi i amfiteatrit zgjidhi shpejt prishjen e 33 banesave dhe transferimin e 55 familjeve gjithsej.

4 vite u deshën për zbulimin e monumentit me diameter 136 metra dhe lartësi deri në 20 metra.

Po aq kohë ka kaluar nga marrëveshja trepalëshe mes institucioneve dhe deri tani në amfiteatër nuk ka ndodhur asgjë konkrete.

Pas pak ditësh miqtë e Vangjel Toçit (11 tetor 1920 – 29 janar 1999) do të kujtojnë 25- vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, duke vlerësuar edhe zbulimet e disa mozaikëve, të sanktuarit të Afërditës, termave romake, hartimin e platformës për zbulimet nënujore, projekti për parkun arkeologjik bregdetar, etj.

Prof. as dr. Brikena Shkodra  tha për BIRN se “çdo strukturë monumentale antike, apo çdo objekt i kulturës materiale që ekspozohet në Muzeun Arkeologjik të Durrësit “thërret” emrin e këtij personaliteti të albanalogjisë.

“Ai ishte jo vetëm kërkues, por edhe një administrator vizionar dhe efikas i vlerave të trashëgimisë kulturore – vlerëson arkeologia Shkodra.

Në rrugicën mbi shkallaret e anës lindore të amfiteatrit aktualisht është transferuar vetëm një familje, e cila pranuar shumën e kompensimit.

“10 familjet e tjera kanë hapur pjesërisht padi civile. Ne e dijmë që procesi do të vonojë, ashtu siç jemi të sigurtë se kemi të drejtë – tha Eugen Simaku për BIRN, një nga familjet me të njejtin mbiemër që jetojnë në këtë hapësirë që në vitet 1940. 

“Thuajse të gjithë nuk  janë dakord me shumën e shpërblimit të kompensimit, me të cilën nuk blihet dot as një apartament në periferinë e largët të Durrësit, e jo më në qendër ku jetojmë tani – shprehet Eugeni, i cili prej vitesh jeton me shqetësimin e banesës.

Duket se institucionet dhe monumentet e Durrësit në shekuj janë ngritur në të njejtën zonë në qendër të qytetit.

Amfiteatri antik, Torra mesjetare, Forumi rrethor, Termat romake, muret bizantine, etj janë zbuluar pas viteve 1950, kur qytetit 3.000-vjeçar I mungonin plotësisht monumentet e lashtësisë.

Bashkëjetesa kaotike me nëntokën muze të Durësit u ndërlikua pas viteve 1990 dhe siç shprehet prof Brikena Shkodra, gjatë 30 viteve të fundit nuk ka patur asnjë zbulim të plotë arkeologjik.

“Vangjel Toçi pati sukses sepse diti dhe mundi, falë mbeshtetjes se institucioneve dhe bashkëpunëtorëve të tij, të koordinonte rezultatet e kërkimit shkencor me linjën ideore të promovimit dhe prezantimit të vlerave arkeologjike të qytetit –  nënvizon arkeologia Brikena Shkodra.

Banorët e zonës së amfiteatrit janë mjaft të vëmendshëm ndaj informacioneve në media apo vendimeve për të ardhmen e monumentit dhe të banesave të tyre.

Një prej tyre ka mësuar se në javën e parë të janarit qeveria ka shpallur në fletoren Zyrtare një VKM  tjetër mbi pjesën e trashëgimisë kulturore të Durrësit. Kjo sipas tyre e bën edhe më të largët e të pasigurtë të ardhmen e familjeve që ndodhen mbi amfiteatër.

“Para disa vitesh, ministrja e kulturës Margariti, foli publikisht për një dosje me destinacion UNESCO-n, e cila po përgatitej nga dikasteri për të ardhmen e amfiteatrit – tha për BIRN, Abdulla Deliallisi, kryetari i shoqatës “Durrësi Autokton”.

“Tani flitet se një dosje e tillë po  përgatitet për bulevardin “Epidamn”, nga Xhamia e Madhe drejt Portit dhe qytetarët nuk janë të qartë mbi synimet e projektuesve – u shpreh z Deliallisi, i cili gjithashtu banon pranë amfiteatrit.

Delliallisi nuk  bie dakord me projektin e transferimit të familjeve në zonën e ndërtimeve të reja me rastin e tërmetit dhe që ndodhen pranë Shën  Vlashit.

Ashtu siç e konsideron shumën e kompensimit tepër të ulët për zonën ku ndodhen godinat e familjeve në të gjithë perimetrin e monumentit 1900-vjeçar.

Bashkëqytetarët durrsakë e quajnë Vangjel Toçin, jo vetëm zbuluesin e dhjetra monumenteve, por drejtuesin vizionar, i cili rrezikoi jo pak për të mbrojtur identitetin e zbulimeve të veta.

“Drejtori Vangjel Toçi, i cili lëvizte nëpër qytet me biçikletë, kishte një vëlla të pushkatuar pa gjyq në vitin 1947 dhe pasojat në këto raste ishin të njohura – tha Abdulla Delialllisi, shoqata e të cilit ka ndikuar që tre vjet më parë arkeologut të shquar ti jepej dekorata “Nderi i Kombit”.

Titulli “Qytetar nderi” dhe vendosja e emrit të tij në një rrugë pranë amfiteatrit  janë dhënë 3-4 vitet e fundit, pas presionit qytetar – kujton z Deliallisi.

Bërdaku mendon se figuria e arkeologut nuk është vlerësuar ashtu siç duhet.

“Megjithatë, një  bust kushtuar Vangjel Toçit, që e punoi në bronx skulptori Qazim Kërtusha, e hodhën në një një qoshe të oborrit të muzeut,  – përfundoi ai.

amfiteatri durresit

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë