28 Janar 2024, 15:44
Nga h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Janë njoftuar ndryshime në Kodin Penal pas rasteve të përsëritura për raportet seksuale të të rriturve me moshën e vogël. Pa u mbyllur ende një muaj, në vendin tonë 6 të mitura kanë rënë pre e krimeve seksuale.
Në Divjakë një e mitur 14 vjeç ishte martuar ndërkohë në Pogradec një 12 vjeçare ishte abuzuar seksualisht nga djali i bashkëjetueses së nënës.
Ndërkohë tronditës ishte dhe rasti i shfrytëzimit seksual që i ishte bërë për gati 2 vite një vajze tani 16 vjeç nga një 42 vjeçar me profesion mjek duke e prezantuar si gruan e tij të 4.
Nga ana tjetër 3 të mitura 15, 16, 17 vjeç në një fshat të Fushë Krujës shfrytëzoheshin për prostitucion për rreth 6 muaj nga 4 të rinj.
Kjo panoramë ka sjellë në vëmendje kodin penal i cili një marrëdhënie seksuale me një të mitur mbi 14 vjeç nuk e cilëson kriminale.
Sipas Draftit të hedhur për diskutim që Top Channel disponon, mosha për të shprehur dakortësinë për të hyrë në një marrëdhënie seksuale do të rritet nga 14 në 16 vjeç. Po ashtu parashikohet të rritet edhe dënimi.
Sipas ndryshimeve kryerja e akteve me natyrë seksuale me një person të mitur të moshës deri gjashtëmbëdhjetë vjeç, do të dënohet me burgim nga dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Përjashtim do të ketë vetëm kur I mituri hyn në një raport intim me një person deri në 2 vite më të madh se ai.
Në zë i veçantë i është dhënë dhe veprave penale si dhuna seksuale, ekspozimi i të miturve në akte seksuale, manipulimi, prostitucioni dhe pornografia me të mitur etj.
abuzim seksual
Aktualitet
28 Janar 2024, 15:23
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
VLORË- Një zjarr është regjistruar ditën e sotme në fshatin Bestovë në Vlorë. M&eum...
Aktualitet
28 Janar 2024, 15:28
h.k
Foto ilustruese
MAL I ZI-Është sekuestruar një sasi prej 65 kilogramësh kanabis sativa në Malin e Zi, sasi e cila dyshohet ta ket...
Aktualitet
28 Janar 2024, 14:31
N.F
Bledar Dedja
ITALI- Detaje të reja po zbardhen dita ditës në lidhje me vrasjes e shqiptarit Bledar Dedja në Itali i cili u gjet ...
Aktualitet
28 Janar 2024, 13:48
N.F
Foto ilustruese
LUSHNJE- Një makinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Lushnje. Mësohet se ...
Aktualitet
28 Janar 2024, 13:08
N.F
Makina e djegur
SHKODËR- Mbrëmjen e djeshme është djegur një makinë në Shkodër e cila hapur dyshime pasi ësh...
Aktualitet
28 Janar 2024, 12:07
r.ll
foto nga protesta
FUSHË KRUJË- Mëngjesin e sotëm është zhvilluar një protestë në aksin rrugor Fushë Kruj&...
Aktualitet
28 Janar 2024, 11:54
N.F
Paratë e fshehura
TIRANË- Gjashtë shoferë janë vënë në pranga pasi ata kanë tentuar të korruptojnë e...
Aktualitet
28 Janar 2024, 11:15
N.F
Feti Spahiu
ANGLI- Një 26-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritet britanike pasiu kap duke rritur 200 bim&e...
Aktualitet
28 Janar 2024, 11:16
r.ll
jetnor zhaboli
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë "arrest në burg" për 35-vjeçarin, Jetnor ...
Aktualitet
28 Janar 2024, 11:09
r.ll
foto nga arrestimi
TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 27-vjeçar pasi u kap me doza kanabisi gati p&e...