LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Rastet e shkarkimeve të padrejta ngrenë shqetësime për qeverisjen e RTSH-së

Kur Elton Kadisi u shkarkua në gusht të vitit të kaluar nga departamenti i shitjeve të RTSH-së pas 23 vitesh punë, arsyeja e dhënë për këtë masë të marrë ishte mossigurimi i disa karrigeve që i kishte kërkuar drejtori i përgjithshëm.

8 Korrik 2024, 13:57 Nga I.A
BIRN: Rastet e shkarkimeve të padrejta ngrenë shqetësime për
RTSH

TIRANË- Dy ish-punonjës të televizionit publik shqiptar, Radio Televizioni Shqiptar, RTSH – mes më shumë se 140 që janë pushuar nga puna ose janë larguar që kur një besnik i Partisë Socialiste në pushtet u emërua drejtor i tij vitin e kaluar – i treguan BIRN se si fituan çështjet gjyqësore për shkarkim të padrejtë nga puna.

Kur Elton Kadisi u shkarkua në gusht të vitit të kaluar nga departamenti i shitjeve të RTSH-së pas 23 vitesh punë, arsyeja e dhënë për këtë masë të marrë ishte mossigurimi i disa karrigeve që i kishte kërkuar drejtori i përgjithshëm.

Kadisi u shkarkua për gjoja paaftësi. Një vendim i Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, i datës 12 qershor, thoshte se drejtori i përgjithshëm i kishte kërkuar atij të siguronte gjashtë karrige për kanalin RTSH 4 dhe tre për zyrën e Transkodimit dhe Kontrollit të Cilësisë.

Kadisi “nuk e zbatoi këtë urdhër dhe me papërgjegjshmëri absolute u përpoq të akuzonte punonjës të tjerë të institucionit për mungesën e karrigeve, me vetëdije të plotë se kjo nuk ishte e vërtetë”, kishte pretenduar RTSH, kujton vendimi i gjykatës. .

Por gjykata vendosi në favor të Kadisit dhe urdhëroi televizionin publik t'i paguante atij 28 muaj e gjysmë pagë për shkarkim pa njoftim paraprak dhe duke mos respektuar procedurat, duke marrë parasysh kohëzgjatjen e shërbimit të tij.

Kadisi është një nga më shumë se 140 punonjësit e RTSH-së që janë shkarkuar ose kanë dhënë dorëheqjen që nga qershori i vitit 2023, kur ish-deputeti socialist Alfred Peza mori postin e drejtorit të përgjithshëm. Të tjerë gjithashtu kanë hapur çështje gjyqësore për shkarkim të padrejtë nga puna.

Peza ishte një emërim kontrovers, pasi ai kishte qenë një figurë e lartë e Partisë Socialiste, e cila është në pushtet prej dhjetë vitesh, dhe një ish-deputet i saj. Emërimi i tij në postin e lartë në televizionin publik ka ngritur pikëpyetje për pavarësinë e tij nga qeveria e kryeministrit Edi Rama dhe objektivitetin e tij të transmetimit.

Peza nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga BIRN deri në momentin e publikimit.

“Nevojitet një llogaridhënie më e madhe”

Drejtori i ri i RTSH-së, Alfred Peza. Foto: LSA.

Shkarkimet janë kritikuar nga sindikatat e medias dhe organizatat ndërkombëtare. Edhe një raport monitorimi parlamentar muajin e kaluar mbi veprimtarinë e RTSH-së shprehu shqetësim.

Raporti vuri në dukje se kishte “një numër shumë të lartë punonjësish të pushuar nga puna, 142”. Ai tha gjithashtu se 155 punonjës të rinj ishin rekrutuar duke përdorur procedura të paqarta gjatë të njëjtës periudhë.

“Janë marrë njëqind e pesëdhjetë e pesë vendime për emërime, ndërsa në faqen zyrtare të RTSH-së janë publikuar vetëm 25 njoftime për vende të lira pune”, thuhej në raport.

BIRN pyeti RTSH-në se sa nga stafi i saj kishin ngritur padi kundër saj nga prilli 2023 deri në korrik 2024, por nuk mori përgjigje deri në momentin e publikimit.

Peza e ka trajtuar polemikën vetëm një herë, kur u mor në pyetje në një seancë parlamentare në qershor të këtij viti. Ai argumentoi se shkarkimet ishin të nevojshme për të hequr stafin joaktiv.

“Ne gjetëm njerëz në institucion që nuk kishin ardhur as edhe një ditë të vetme në punë”, tha ai. Ai pohoi gjithashtu se disa gazetarë dhe kameramanë kishin marrë rroga prej 18 vitesh, por nuk kishin asnjë material në arkivin e RTSH-së.

BIRN foli me një punonjës tjetër të RTSH, i cili fitoi gjyqin e tij për shkarkimin e padrejtë nga puna në një vendim të gjykatës së shkallës së parë.

Devid Xhaja tha se ka punuar për televizionin publik për 22 vjet, dhjetë vitet e fundit si drejtor arkive. Ai u shkarkua pa u informuar përse, tha ai për BIRN. “Shkarkimi nga puna ishte i menjëhershëm dhe pa arsye”, tha Xhaja.

“Sigurisht që u ndjeva i ofenduar për mënyrën se si u pushova nga puna, në mënyrë të padrejtë dhe të pabazë”, shtoi ai. “Si mund të pushohesh pa arsye me 22 vite shërbim në RTSH?”

Në qershor, gjykata e shkallës së parë vendosi në favor të tij dhe urdhëroi televizonin publik t'i paguante 26 muajë paga.

Blerjana Bino, nga Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt, një OJQ me qendër në Tiranë që ka ndjekur nga afër situatën në RTSH, tha se në përgjigje të një kërkese për të drejtë informimi, Inspektorati i Punës i vendit zbuloi se kishte marrë gjashtë ankesa për largime të padrejta nga puna nga RTSH që nga qershori 2023.

“Këto gjetje mbështesin shqetësimet e ngritura më parë nga Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt, i cili ka dokumentuar raporte nga gazetarë që pretendojnë se janë pushuar nga puna pa proces të rregullt”, tha Bino për BIRN.

“Duhet theksuar se letra zyrtare e Rrjetit të Gazetarëve të Sigurt për RTSH-në në lidhje me këto pretendime mbetet pa përgjigje, duke ngritur pikëpyetje për transparencën dhe gatishmërinë e televizionit publik për të adresuar këto çështje”, shtoi ajo.

Ajo shtoi se, duke pasur parasysh seriozitetin e ankesave, tani duhet një “mbikëqyrje më e madhe parlamentare e RTSH-së”.

“Komisioni parlamentar përgjegjës për çështjet e medias duhet të marrë në konsideratë krijimin e një task force dedikuar hetimit të këtyre akuzave dhe monitorimit të pajtueshmërisë së RTSH-së me ligjet e punës dhe rekomandimet parlamentare”, tha ajo.

“Ky mekanizëm i përmirësuar mbikëqyrës mund të ndihmojë në sigurimin e llogaridhënies dhe transparencës më të madhe në operacionet e televizionit publik shqiptar, duke mbrojtur si të drejtat e profesionistëve të medias ashtu edhe integritetin e shërbimeve të medias publike”, shtoi ajo.

Marrë nga Reporter.al

rtsh alfred peza


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës