LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Rezart Taçi kërkon që çështja e tij për pastrim parash të transferohet në Itali

Nëpërmjet avokates së tij, Ilenja Mëhilli, ish-biznesmeni kontrovers i naftës, Rezart Taçi kërkoi që çështja penale ndaj tij për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal të transferohet në Itali, duke argumentuar se është rezident atje dhe është dënuar për të njëjtat vepra penale – kërkesë që solli shtyrjen e radhës së seancës.

24 Qershor 2024, 20:22 Nga r.ll
BIRN: Rezart Taçi kërkon që çështja e tij për
rezart taci

TIRANË- Rezart Taçi, ish-biznesmeni kontrovers i naftës i akuzuar nga Prokuroria e Posaçme…, SPAK për pastrim parash dhe grup të strukturar kriminal, kërkon që çështja penle në ngarkim të tij të transferohet në Itali. Këtë kërkesë e parashtroi të hënën më 24 qershor gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, përfaqësuesja e tij ligjore, avokatja Ilenja Mëhilli.

Kryesuesja e trupit gjykues, Elsa Ulliri sqaroi në fillim të seancës se Taçi nuk ishte gjendur në banesën e tij, ndërkohë që nga sistemi TIMS rezulton se është larguar nga Shqipëria prej vitit 2015 – konstatime që janë bërë me dije dhe në seancat e mëparshme. Prokurori Klodian Braho tha se tashmë janë shteruar gjithë mundësitë e njoftimit të Taçit dhe në kushtet që ai përfaqësohet me avokatë në gjykim, kërkoi që të deklarohet vijimi i procesit në mungesë të të pandehurit.

Avokatja Mëhilli vërejti se është vërtetuar me dokumentacion se i pandehuri është me leje qëndrimi të përjetshme në Itali që prej vitit 1993 dhe se duhej të ishte lajmëruar dhe në adresën jashtë shtetit.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Elsa Ulliri, Etleva Deda dhe Marçela Shehu, i konsideroi të plota kërkimet dhe deklaroi vijimin e gjykimit në mungesë të Taçit, i cili krahas avokates së zgjedhur prej familjes së tij, do të mbrohet edhe nga avokati Artan Simoni, i caktuar kryesisht nga gjykata.

Por, një kërkesë e avokates Mëhilli për transferimin e çështjes së Rezart Taçit në Itali, solli shtyrjen e seancës. Avokatja solli në vëmendje se çështja ndaj tre shtetasve italianë të akuzuar si bashkëpunëtor të Taçit në pastrimin e parave, ishte vendosur prej një tjetër trupi gjykues që të transferohej në Itali.

Prokurori Braho tha se nuk mund të ketë krahasim, pasi tre të pandehurit e tjerë janë shtetas italianë.

Në vijim, avokatja Mëhilli argumentoi se transferimi bëhej kur në shtetin tjetër i pandehuri ishte proceduar për të njëjtën ngjarje dhe ishte rezident atje, pavarësisht nënshtetësisë që gëzonte. Ajo theksoi se ndaj Taçit ishte dhënë vendimi në Itali nga shkalla e parw, qw e kishte dwnuar për të njëjtat vepra penale.

Ajo paraqiti dokumente të gjykatave italiane, duke pretenduar se vërtetonte dënimin e Taçit atje, por gjykata konstatoi se nuk ishin të pajisura me vulë apostile. Mëhilli kërkoi kohë që të mundej ti pajiste dokumentet me vulë apostile dhe t'i dorëzonte në gjykatë, kërkesë që u pranua nga trupi gjykues që caktoi zhvillimin e seancës së radhës më datë 4 korrik, në orën 14:00.

Rezart Taçi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga SPAK në nëntor të vitit 2021, pasi u  akuzua se ishte përfshirë në një operacion financiar për fshehjen e mbi 18 milionë eurove nga konfiskimi në Itali dhe pastrimin e tyre në Shqipëri.

Më 25 prill 2023, Gjykata e Posaçme deklaroi fajtorë dhe dënoi dy të besuarit e Rezart Taçit në këtë veprimtari kriminale, Artur Ballën dhe Bledar Lilon, vendimmarrje që u la në fuqi nga Apeli në muajin tetor, po të vitit të kaluar.

Sipas hetimit të zhvilluar nga drejtoria Antimafia në Prokurorinë e Palermos dhe nga SPAK, operacioni financiar për pastrimin e parave është shtrirë në Itali, Zvicër dhe Tiranë. Atwherw u raportua se si pjesë e këtij operacioni përfundoi në arrest shtëpiak sipërmarrësi 90 vjeçar italian, Francesco Zummo, i hetuar më parë nga magjistrati Giovanni Falcone si i dyshuar për favorizimin e organizatës mafioze “Cosa Nostra”.

Prokuroria e Palermos arrestoi gjithashtu kontabilistin Fabio Petruzzella, vëllai i një magjistrati palermitan që jeton dhe punon në Milano. Sipas SPAK, skema financiare është drejtuar nga Zummo dhe Petruzella, në bashkëpunim me një shtetas zviceran me origjinë italiane dhe ish-bosin shqiptar të naftës, Rezart Taçi.

Transaksionet bankare të kryera nga të arrestuarit në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, janë realizuar pjesërisht pas ndërhyrjes së SPAK dhe sekuestrimit të 18 milionë eurove.

Rezart Taçi njihet si biznesmen hidrokarburesh prej dy dekadash, por kulmin e tij e arriti gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike në vitet 2005-2013, kur përmes një procesi të paqartë, ai arriti të blente kompaninë e përpunimit të naftës, ARMO, që e dorëzoi më pas tek azerët, me një mal me borxhe./Reporter.al

rezart taçi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës