16 Shtator 2024, 17:47
Nga r.ll
Foto ilustruese
TIRANË- Procedura e hedhjes së shortit publik e mbajtur në ndërtesën ‘Poli i Drejtësisë” përzgjedhi trupën e re gjyqësore me mandat 4-vjeçar, që do të nisë nga puna me gjykimin e procesity zgjedhor më të afërt, atë të zgjedhjeve parlamentare që mbahen në pranverën e vitit tjetër.
Në përfundim të shortit gjyqtarët e kësaj trupe do të jenë; Ornela Naqellari, Alma Kodraliu, Iliba Bezati, Entela Shedula, Enkel Peza, Rexhep Bekteshi, Artan Çupi dhe Lutfie Celami. Pas kësaj procedure, Këshilli i Lartë Gjyqësor, njoftoi se po të hënën në mbledhjen e radhës miratoi zgjedhjen e 8 anëtarëve të rinj të kolegjit.
Kjo trupë gjyqësore ngrihet dhe funksionon në bazë të neneve të posaçme të Kodit Zgjedhor, ku parashikohet që është shkalla e fundit e ankimimit nga partitë apo kandidatët kundër vendimmarrjeve të Komisionit Qendror të Zgjedhore.
Gjyqtarët që përbëjnë Kolegjin Zgjedhor duhet të vijnë, sipas ligjit, nga radhët e gjyqtarëve që kanë kaluar me sukses, me vendim të formës së prerë, procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve, nga gjykatat e shkallës së parë, gjykatat e apelit, gjykatat administrative të shkallës së parë dhe Gjykata Administrative e Apelit Tiranë.
Përjashtohen nga shorti gjyqtarët e Gjykatës kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Për punën e kësaj trupe ambjentet e punës janë caktuar në Gjykatën Administrative e Apelit dhe trupagjyqësore thirret në detyrë sa herë që pranë kësaj gjykate depozitohen ankime ndaj vendimeve të KQZ-së.
Ligji parashikon që kolegji të thirret në detyrë jo më vonë se 50 ditë përpara zgjedhjeve dhe qëndron i mbledhur deri në përfundim të gjykimit të ankimeve ose të kalimit të afateve të ankimit për procesin zgjedhor përkatës./Reporter.al
kolegji zgjedhor
Aktualitet
16 Shtator 2024, 16:47
r.ll
edmond gashi
TIRANË- Në Apelin e GJKKO-së, Edmond Gashi dhe të dyshuarit e tjerë të përfshirë në skandalin e O...
Aktualitet
16 Shtator 2024, 16:47
N.F
Foto ilustruese
SHKODËR- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Theth. Mësohet se një motor i drejtuar nga...
Aktualitet
16 Shtator 2024, 15:57
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Më datë 13 shtator, disa nga operatorët më të mëdhenj të telekomunikacionit në bot&eum...
Aktualitet
16 Shtator 2024, 15:41
N.F
Foto ilustruese
FIER- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fie...
Aktualitet
16 Shtator 2024, 15:11
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova kryesojnë me një diferencë të dukshme krahasuar me vendet e tjera ...
Aktualitet
16 Shtator 2024, 15:07
S.B
foto ilustruese
ROSKOVEC- Një 47-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Roskovec. Arrestimi lidhet me vdekjen e 42-vj...
Aktualitet
16 Shtator 2024, 14:01
M.B
Klevis Qose
TIRANA- Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve të Shqipërisë, Klevis Qose ka raportuar sot në Komisionin...
Aktualitet
16 Shtator 2024, 13:52
S.B
foto ilustruese
DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës. Mësohet se 22-vjeçar...
Aktualitet
16 Shtator 2024, 13:46
M.B
Klevis Qose
TIRANA- Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve të Shqipërisë, Klevis Qose ka raportuar sot në Komisionin e Sigur...
Aktualitet
16 Shtator 2024, 13:00
M.B
Armand Haderllari
TIRANA- Një nga personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Tempulli 4” është edhe Arma...