Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Bllokohet rruga në Grykë-Çajë të Kukësit, shkak erozioni i pandërprerë, Gjici: Kjo rrugë lidh 4 fshatra
Gjici, bëri me dije se janë në pritje të specialistëve nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave dhe frocave emergjente të ushtrisë, pasi duhet ndërhyrë në hapjen e rrugës dhe vleresuar situatën që mos të ketë shembje të tjera.
29 Dhjetor 2022, 10:27Nga A.B
Safet Gjici
KUKËS- Bllokohet sërish rruga e njësisë administrative Gryk Çajë. Shkak është bërë rënja e vazhdueshme e gurëve nga erozioni i pa ndërprerë.
Kryetari i Bashkisë, Safet Gjici, ka parë nga afër shembjen e gurëve në rrugën Lapaj- Grykë Çajë. Gjici, bëri me dije se janë në pritje të specialistëve nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave dhe frocave emergjente të ushtrisë, pasi duhet ndërhyrë në hapjen e rrugës dhe vleresuar situatën që mos të ketë shembje të tjera.
'Shembja masive e gurëve në rrugën Lapaj-Grykë Çajë, është rruga lidhëse e katër fshatrave që ka njësia e Grykë-Çajë. Po ashtu kjo rrugë bën pjesë në aksin rrugor Kukës-Dibër, çka do të thotë që monitorimi për shembje duhet të jetë i vazhdueshëm për të siguruar lehtësimin e lëvizjes së banorëve që kalojnë këtë rrugë.'- tha Gjici.