Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
De Telegraaf shkruan se droga e siguruar nga shqiptarët ka qenë prej kohësh një problem në resortet e skive.
HOLANDA- Gazeta holandeze i ka dedikuar një artikull tragjedisë e cila ndodhi pak javë më parë, në resortin luksoz zviceran Crans-Montana. Në këtë artikull thuhet se zjarri vdekjeprurës, ka nxjerrë sërish në pah anën e errët të qendrave të skive. Kjo, pasi ajo është një botë e mbushur me para, drogë dhe vajza të reja.
De Telegraaf shkruan se droga e siguruar nga shqiptarët ka qenë prej kohësh një problem në resortet e skive. Në vitin 2023, policia italiane arrestoi dymbëdhjetë persona të dyshuar për shitje droge turistëve. Hetimet treguan se ata kishin lidhje me mafien shqiptare.
Artikulli i plotë
Gjatë dimrit, shumë europianë udhëtojnë drejt resorteve të skive për të kaluar pushimet dimërore. Në rrjetet sociale qarkullojnë pamje idilike me maja të bardha malore, pista të mbuluara me borë dhe festa. Por zjarri vdekjeprurës në një lokal në Crans-Montana të Zvicrës ka nxjerrë sërish në pah anën e errët të qendrave të skive. Një botë e mbushur me para, drogë dhe vajza të reja.
Gjatë ndërrimit të viteve, resorti luksoz zviceran Crans-Montana u shndërrua në skenë tragjedie. Në barin e njohur ‘Le Constellation’ shpërtheu një zjarr që i mori jetën 40 personave dhe la mbi 100 të plagosur.
Pronarët e lokalit, Jacques dhe Jessica Moretti, po ndiqen penalisht për vrasje nga pakujdesia, plagosje nga pakujdesia dhe zjarrvënie nga pakujdesia. Ndërkohë, po qarkullojnë edhe pikëpyetje mbi jetën e tyre luksoze në Zvicër.
Kamerierja, që dyshohet se kishte me vete fishekzjarret nga të cilat, sipas pretendimeve, nisi zjarri në barin zviceran ‘Le Constellation’, ishte Cyane Panine, 24 vjeçe, e cila humbi jetën në tragjedi.
Kjo nuk ishte hera e parë që Jacques kishte probleme me autoritetet. Më herët ai ishte dënuar në Francë për rrëmbim, mashtrim dhe prostitucion. Hetuesit dyshojnë se ai u arratis në Zvicër për “t’i shpëtuar së kaluarës së tij kriminale”.
Ana e errët e qendrave të njohura të skive
E kaluara e diskutueshme e pronarëve të barit nxjerr edhe një herë në pah anën e errët të qendrave të njohura të skive. Sporti i skive vetë konsiderohet një sport i rrezikshëm, por historitë më të frikshme ndodhin pikërisht jashtë pistave.
Sipas burimeve të brendshme, droga luan një rol të madh në resortet luksoze të skive në Zvicër, Itali, Francë dhe Austri. Gazeta ‘The Sun’ ka folur me një punonjëse të një resorti skish në Francë, e cila u shërben klientëve të pasur.
“Duket se sot burrat për të cilët punoj janë më të interesuar për marijuanë dhe substanca psikedelike sesa për kokainën që përdornin në rininë e tyre”, thotë ajo. Droga arrin tek klientët ndryshe nga më parë: “As që kanë më nevojë për trafikantët, gjithçka bëhet përmes një aplikacioni ose një kodi QR”.
Lidhja me mafien shqiptare
Droga ka qenë prej kohësh një problem në resortet e skive. Në vitin 2023, policia italiane arrestoi dymbëdhjetë persona të dyshuar për shitje droge turistëve. Hetimet treguan se ata kishin lidhje me Shkodrën, me mafien shqiptare.
Përveç drogës, shumë burra të pasur, që shkojnë për pushime për ski, kërkojnë edhe seks. “Kjo është ana e errët që më shkakton të dridhura”, tregon punonjësja për The Sun. “Burrat më të moshuar kanë si rregull të flenë vetëm me gra nën 30 vjeç”.
“Ata kontrollojnë llogari OnlyFans dhe e përdorin platformën si një dyqan online për të zgjedhur gra. Brenda një jave, një vajzë nga OnlyFans mund të jetë te dera”, tregon ajo.
Punonjëses i kërkohet shpesh edhe të gjejë eskorta për klientët e saj.
Pavarësisht tragjedisë në Crans-Montana, sipas saj, mentaliteti i pushuesve nuk ka ndryshuar. “Në mbrëmje, kultura e mburrjes vazhdon normalisht. Blerja e shisheve të shampanjës me fishekzjarre, vajza që kërcejnë dhe praktikat ilegale janë pjesë integrale e hoteleve dhe bareve në Alpe”./Dosja.al
GREQI- Një vrasje ka ndodhur brenda burgut të 'Koridhalos'. Mësohet se një i burgosur shqiptar është sulmua me thikë d...
Foto ilustruse ITALI- Autoritetet italiane kanë arrestuar ditën e sotme një 54-vjeçar me origjinë shqiptare. Ai u arrestua ...
Foto ilustruse TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg, Xhino Agon. Kjo&...
Foto ilustruse LUSHNJË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 52-vjeçare në Lushnje. Ajo u arrestua nga forcat blu, pasi k...
Foto ilustruse TIRANË- Avokati i Safet Bajrit, i akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të vitit 2018, ka marrë dit&eu...
Foto nga vendngjarja TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar nga Kukësi pasi asistoi në transportimin e jasht&...
foto ngta vendngjarja DIBËR- Policia e Dibrës ka vënë në pranga, dy vëllezër, të dyshuar për përfshirje n...
foto nga vendngjarja FIER- Policia e Fierit ka vënë në pranga një 49-vjeçar pasi u kap në flagrancë duke shitur lë...
Santiago Malko dhe Leonard Duka TIRANË- GJKKO pritet të shpallë më 21 janar, në orën vendimin për çësht...
SARANDË- Një çift të moshuarish janë arrestuar nga policia e Sarandës, pasi kanë plagosur me mjet prerës nj&eum...