Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
“Burgu” i grave/ Shqiptari i kishte sjellë nga vendet e Amerikës Latine, u premtoi se do ishin 'escorta'. Si funksiononte rrjeti i prostitucionit në Greqi
Sipas mediave greke, në dhomat e tij tutorët mbyllnin takimet me klientët duke detyruar vajzat e reja të kryenin marrëdhënie seksuale me ta kundrejt një pagese të lartë.
18 Shkurt 2023, 20:48Nga k.m.
Pamje nga hoteli
GREQI- Zbulohen detaje të tjera lidhur me rastin e trafikut ndërkombëtar të grave që ishin trafikuar nga vendet e Amerikës Latine në Greqi, për t'u shfrytëzuar si punonjëse seksi. Sipas mediave greke, në dhomat e tij tutorët mbyllnin takimet me klientët duke detyruar vajzat e reja të kryenin marrëdhënie seksuale me ta kundrejt një pagese të lartë.
Policia gjeti më shumë se 15 vajza, nga Kolumbia, Venezuela, Brazili dhe Maroku, të burgosura në hotelet e përdorura nga grupi kriminal që kishte në krye një shqiptar të paidentifikuar me emër. Vajzat u sollën në Greqi duke u premtuar se do të punonin si eskortë për VIP-at. Por në vend të asaj që i ishte premtuar, ato jetonin në kushte të mjerueshme dhe nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të tutorëve.
Unaza reklamonte vajzat përmes një faqe interneti rozë dhe takimet u organizuan nga tre gra. Mes klientëve, medohet se është edhe një biznesmen të njohur aktiv në fushën e restoranteve etnike në Glyfada dhe Gazi.