LIVE UPDATES
Aktualitet

Analiza: Cili model i integrimit të arsimit dhe shëndetësisë serbe në Kosovë mund të jetë në lojë?

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ajo thotë se nuk mund të ketë dallime nga sistemi arsimor i Republikës së Serbisë, sepse, në të kundërtën, do të “rrezikohej” pozita dhe mbijetesa e serbëve në Kosovë.

24 Shkurt 2026, 15:42 Nga E. D

Analiza: Cili model i integrimit të arsimit dhe shëndetësisë

Dhënia e kompetencave ekzekutive përmes Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si model për integrimin e arsimit dhe shëndetësisë në sistemin e Kosovës, është, sipas politikanes nga Kosova, Rada Trajkoviq, opsioni i vetëm për mbijetesën e qëndrueshme të komunitetit serb.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ajo thotë se nuk mund të ketë dallime nga sistemi arsimor i Republikës së Serbisë, sepse, në të kundërtën, do të “rrezikohej” pozita dhe mbijetesa e serbëve në Kosovë.

Trajkoviq ka qenë drejtoreshë e Shtëpisë së Shëndetit në Graçanicë, ka ligjëruar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit në Mitrovicë të Veriut, i cili vazhdon të funksionojë nën sistemin e Serbisë, dhe ka qenë gjithashtu deputete në Kuvendin e Kosovës.

Nga ana tjetër, sociologu nga Prishtina, Artan Muhaxhiri, njëherësh njohës i rrethanave politike, vlerëson se qasja më logjike për integrimin e institucioneve arsimore dhe shëndetësore - të cilat në zonat me shumicë serbe në Kosovë vazhdojnë të funksionojnë nën sistemin e Serbisë - do të ishte “eklekticizmi pragmatik”, përkatësisht “identifikimi i modeleve ndërkombëtare ekzistuese të një natyre të ngjashme” dhe “përzgjedhja e zgjidhjeve që do të ishin të përshtatshme për Kosovën”.

“Nuk do të ishte e nevojshme të fillohej nga zeroja, sepse praktika të tilla të integrimit të pakicave, madje edhe brenda kornizave të ndërlikuara, janë aplikuar për dekada me radhë dhe në shumë situata të ndryshme", thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Qeveria e Kosovës pa një qëndrim të qartë për modelet e integrimit
Çështja e integrimit të kujdesit shëndetësor dhe arsimit serb në Kosovë u ngrit në shtator të vitit të kaluar, kur kryeministri Albin Kurti tha se sistemi i dyfishtë nuk është i qëndrueshëm dhe se duhet bërë “inkorporimi dhe bashkimi i tij”.

Atëkohë, ai tha se për këtë integrim do të punohet së bashku me përfaqësuesit politikë të komunitetit serb, por edhe me bashkësinë ndërkombëtare.

Këtë mesazh ua përcolli sërish ambasadorëve të vendeve të QUINT-it - SHBA-së, Francës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Italisë - në mes të janarit të këtij viti.


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit me diplomatët e akredituar në Kosovë.
Por, deri më tani, nuk u specifikua qartë se cilat modele të integrimit janë duke u konsideruar.

Lidhur me këtë çështje, Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë.

Më 10 shkurt, ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se pesë-gjashtë javët e ardhshme janë shumë të rëndësishme për integrimin e institucioneve të kujdesit shëndetësor dhe arsimor serb dhe shtoi se të gjithë duhet të jenë konstruktivë për këtë çështje.

Në fund të javës së kaluar, Bashkimi Evropian i tha Radios Evropa e Lirë se statusi i strukturave dhe shërbimeve shëndetësore dhe arsimore, të mbështetura nga Serbia në Kosovë, do të zgjidhet brenda kornizës së dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, në përputhje me marrëveshjet e arritura dhe ligjet në fuqi të Kosovës.

Beogradi zyrtar këmbëngul në integrimin e shëndetësisë dhe të arsimit në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, ashtu siç bën edhe Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e autoriteteve aktuale në Serbi.

Çfarë parasheh Asociacioni për shëndetësinë dhe arsimin serb?

Asociacioni i komunave me shumicë serbe u dakordua në vitin 2013 me Marrëveshjen e parë të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa parimet për të u harmonizuan në vitin 2015.

Ky asociacion përmendet edhe në Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, të cilën Kosova dhe Serbia e pranuan në vitin 2023 në Bruksel, e pas së cilës Bashkimi Evropian hartoi edhe një draft-statut.

Kosova, megjithatë, nuk e ka dërguar ende këtë draft-statut në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim, i cili do të duhej të ishte hapi i parë drejt themelimit të Asociacionit.

Draft-statuti nuk u bë kurrë publik, por Radio Evropa e Lirë kishte qasje në të dhe ai duhet të zgjidhë çështje të shumta të hapura, duke përfshirë funksionimin e institucioneve serbe të shëndetësisë dhe arsimit.

Këto institucione parashihet të bëhen private nën ombrellën e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbia të ofrojë “kontribut financiar”.

Në draft-statut specifikohet që ato të kenë “statusin e institucioneve të huaja private” dhe të marrin leje, ose licenca, për të vepruar në përputhje me ligjet aktuale të Kosovës.

Edhe kur bëhet fjalë për kurrikulën, draft-statuti thotë se ajo duhet të rregullohet në përputhje me ligjet aktuale të Kosovës.

Aktualisht, nuk është e qartë se si do të dukej ajo, marrë parasysh se Kosova dhe Serbia kanë pikëpamje krejtësisht të ndryshme kur bëhet fjalë për historinë ose gjeografinë, sepse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Megjithatë, në draft-statut theksohet se Asociacioni do të ketë kompetenca sa i përket arsimit, që nënkupton bashkëpunimin midis komunave, prezantimin e politikave arsimore para autoriteteve qendrore, ofrimin e këshillave autoriteteve qendrore për kurrikulën serbe, ofrimin e këshillave për ndryshimet në ligjin e arsimit, e kështu me radhë.

Sipas draft-statutit, do të ekzistonte gjithashtu standardi i “dhënies së dyfishtë të diplomave”, kosovare dhe serbe, të cilat do të njiheshin si nga Kosova, ashtu edhe nga Serbia.

Në të njëjtin draft parashikohet që institucionet arsimore dhe shëndetësore të mund të përdorin ambiente të ndërtuara me financim të Serbisë, por një gjë e tillë nuk duhet ta pengojë funksionimin e sistemit ekzistues arsimor dhe shëndetësor të Kosovës.

Ngjashëm, Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të duhej të kishte kompetenca në fushën e shëndetësisë, duke lehtësuar bashkëpunimin midis komunave për përmirësimin e shëndetësisë primare dhe sekondare, përfaqësimin e politikave shëndetësore dhe sociale para autoriteteve qendrore, financimin e projekteve infrastrukturore, pajisjeve dhe materialeve mjekësore, mbledhjen ose financimin e ndihmës sociale etj.

Çfarë thuhet për shëndetësinë dhe arsimin në ligjet e Kosovës?

Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, të cilat u hartuan në bazë të Planit të Martti Ahtisaarit - dokumentit mbi bazën e të cilit Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008 - parashikojnë gjithashtu të drejta për komunitetin serb, nga kultura, gjuha, feja dhe tradita, te çështjet e arsimit, shëndetësisë, ekonomike dhe pronësore, e deri te formimi i komunave me shumicë serbe përmes procesit të decentralizimit.

Sot, në Kosovë janë gjithsej dhjetë komuna me shumicë serbe. Gjashtë ndodhen në jug të lumit Ibër - Graçanica, Novobërda, Shtërpca, Ranillugu, Kllokoti dhe Parteshi, ndërsa katër të tjerat janë të lidhura territorialisht në veri - Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, komunitetet pakicë kanë të drejtë të arsimohen në njërën nga gjuhët zyrtare në të gjitha nivelet, që do të thotë edhe në serbisht, sepse kjo gjuhë, së bashku me shqipen, është në përdorim zyrtar në të gjithë territorin e Kosovës.

Megjithatë, institucione arsimore në gjuhën serbe brenda sistemit të Kosovës aktualisht nuk ka.

Gjithashtu, Kushtetuta e Kosovës dhe Plani i Ahtisaarit përcaktojnë se komunitetet pakicë kanë të drejtë t’i krijojnë dhe menaxhojnë institucionet e tyre private arsimore, të cilave mund t'u jepet ndihmë financiare në përputhje me ligjin dhe standardet ndërkombëtare.

Neni 20 i Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale të Kosovës u jep komunave të Graçanicës, Shtërpcës dhe Mitrovicës së Veriut kompetenca të zgjeruara në aspektin e kujdesit shëndetësor sekondar, ndërsa me Nenin 21, komuna e Mitrovicës së Veriut ka kompetenca të zgjeruara në arsimin e lartë.

Komunat e Mitrovicës së Veriut, Graçanicës dhe Shtërpcës, me këto kompetenca të zgjeruara, kanë të drejtë të ofrojnë kujdes shëndetësor sekondar, duke përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve shëndetësore, punësimin e punonjësve shëndetësorë, pagesën e pagave dhe trajnimin e punonjësve shëndetësorë dhe të atyre të punësuar në administratë.

Kur bëhet fjalë për arsimin e lartë, komuna e Mitrovicës së Veriut, me kompetencat e saj të zgjeruara, ka të drejtë të ofrojë arsim të lartë, duke përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve arsimore, punësimin e stafit mësimdhënës, pagesën e pagave dhe trajnimin e stafit mësimdhënës dhe administrativ.

Muhaxhiri: E rëndësishme që integrimi të bazohet në standardet ndërkombëtare

Muhaxhiri thotë se pika fillestare për integrimin duhet të bazohet në standardet ndërkombëtare dhe kriteret objektive, siç janë Konventa Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare dhe Karta Evropiane për Gjuhët Rajonale ose të Pakicave.

“Kjo do të siguronte përshtatjen strukturore të marrëveshjes në kornizën institucionale të sistemit të Kosovës. Çështja kryesore është të sigurohet që modeli i ardhshëm i integrimit funksional të vlerave, të jetë i qëndrueshëm në aspektin e normalizimit afatgjatë”, thotë Muhaxhiri.

Ai shton se përfaqësues të serbëve nga fusha të ndryshme të jetës, duhet të marrin pjesë në këtë proces, sepse çështja e integrimit të shëndetësisë dhe arsimit, sipas tij, do ta ketë ndikimin më të madh në jetën e tyre të përditshme.

“Ndaj, është shumë e rëndësishme që ata të jenë aktorë në tryezën e vendimmarrjes dhe të mos luajnë role pasive, si mbështetje formale për politikanët nga Beogradi”, thotë Muhaxhiri.

Sipas tij, ky proces është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe mund të konsiderohet si një nga themelet për “hyrjen graduale në fazën e hartimit paraprak të marrëveshjes përfundimtare” midis Kosovës dhe Serbisë.

“Perspektivat për sukses do të varen nga gatishmëria e Kosovës dhe Serbisë për të bërë kompromise reale dhe nga serioziteti i ofertave dhe presioneve nga Brukseli dhe Uashingtoni. Qartazi, do të jetë e pamundur të arrihet edhe suksesi më i vogël, nëse të dyja palët nuk janë të gatshme të bëjnë lëshime”, thotë Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.

Trajkoviq: Roli i bashkësisë ndërkombëtare është thelbësor

Trajkoviq beson se çështja e integrimit të kujdesit shëndetësor dhe arsimit serb është gjithashtu një çështje sigurie dhe se nuk mund të zgjidhet pa pjesëmarrjen aktive të bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Ajo thekson se integrimi i kujdesit shëndetësor dhe arsimit duhet të çojë në stabilitet dhe në garantimin e “sigurisë shëndetësore dhe arsimore” për pjesëtarët e komunitetit serb që jetojnë në Kosovë.

Kjo, sipas saj, mund të arrihet vetëm nëse këta dy sektorë integrohen në bazë të Marrëveshjes së Brukselit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që do t’u jepte serbëve të Kosovës autonomi më të madhe në vendimmarrje në fushën e shëndetësisë dhe arsimit.

“E theksoj edhe një herë - ne e ruajtëm dhe e kultivuam sistemin e arsimit dhe të kujdesit shëndetësor [pas luftës në Kosovë], me ndihmën dhe garancitë e forta të NATO-s. Sot, një numër i madh pacientësh trajtohen jashtë Kosovës, në Serbi. Dallimi në sistemin arsimor [nga Republika e Serbisë] nuk duhet të ekzistojë, thjesht sepse serbëve në Kosovë nuk do t’u sigurohej mbijetesë dhe siguri e qëndrueshme”, beson Trajkoviq.

Vendet perëndimore, deri më tani, kanë shprehur kryesisht pikëpamjen se të gjitha institucionet serbe duhet të integrohen në sistemin e Kosovës, përfshirë shëndetësinë dhe arsimin, por se kjo duhet të ndodhë në konsultim me komunitetin serb dhe përmes Asociacionit të komunave me shumicë serbe./REL

kosovë serbi

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend