Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas policisë, në akset rrugore në zonat malore në qarqet Shkodër, Korçë, Kukës, Gjirokastër, Dibër, Rruga e Arbërit, Rruga e Kombit dhe Llogaraja, kërkohet përdorim të gomave dimërore dhe i zinxhirëve për të shmangur përfshirjen në ngjarje rrugore.

TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar në një njoftim zyrtar rreth reshjeve të dendura ditën e sotme në vendin tonë. Sipas policisë, në akset rrugore në zonat malore në qarqet Shkodër, Korçë, Kukës, Gjirokastër, Dibër, Rruga e Arbërit, Rruga e Kombit dhe Llogaraja, kërkohet përdorim të gomave dimërore dhe i zinxhirëve për të shmangur përfshirjen në ngjarje rrugore.
Uniformat blu bëjnë me dije se, vijon pastrimi i rrugëve dhe kriposja për të shmangur ngricat. Gjithashtu forcat policore njoftojnë se, Patrullat e Përgjithshme, “Shqiponjat” dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë në terren për të ndihmuar qytetarët.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit
Për shkak të motit të keq me reshje shiu dhe së fundmi, në disa zona, me reshje dëbore, shërbimet e Policisë Rrugore, Patrullat e Përgjithshme, “Shqiponjat” dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë në terren, për të menaxhuar qarkullimin e automjeteve në akset ku janë krijuar vështirësi dhe për të ndihmuar qytetarët.
Për shkak të reshjeve të borës dhe të mjegullës, është vështirësuar qarkullimi në disa akse rrugore në zonat malore.
Kujdes
Akset rrugore në zonat malore në qarqet Shkodër, Korçë, Kukës, Gjirokastër, Dibër, Rruga e Arbërit, Rruga e Kombit dhe Llogaraja, kanë prezencë dëbore në rrugë.
Në këto akse është i detyrueshëm përdorimi i gomave dimërore dhe i zinxhirëve për të shmangur përfshirjen në ngjarje rrugore.
Shërbimet e Policisë Rrugore janë në terren dhe po bashkëpunojnë me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve, ku vijon pastrimi i rrugëve dhe kriposja për të shmangur ngricat.
Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e mjeteve që të rrisin vigjilencën, të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe udhëzimet e Policisë, si dhe të përdorin pajisjet dimërore në akset rrugore ku është e nevojshme.
Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin pa pagesë 112.
#AngazhimPërkushtim
#PoliciaNëShërbiminTuaj
#Zbatonirregullateqarkullimitrrugor./Dosja.al
foto nga shtepia e barit SHKODËR- Një tjetër 'shtëpi bari' është zbuluar në Shkodër. Policia bën me dije se, n...
EKUADOR- Detaje të reja janë mësuar lidhur me çështjen e rrjetit narkotrafikant që dërgonin drogë nga Ekuadori ...
Pamjet TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim të situatës në vend për shkak të p&...
Foto ilustruese FUSHË KRUJË- Policia e Tiranës ka vënë pranga një 28-vjeçar pasi dyshohet se përndiqte një...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiran&e...
FIER- Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati i vet duke përmbytur shtëpi dhe toka bujqësore. Ndryshe nga vërshimet e muajve të kaluar, k...
ANGLI- Një bandë shqiptare ka pranuar se ka kryer një sërë bastisjesh me vlerë 1 milion paund në vila në të gjith...
VERMOSH- Në aksin Hani Hotit-Dogana Vermosh ka patur reshje dëbore në lartësi mbi 1000 m me rreth 15 cm. Në orët e para t&...
Autoritetet në Kosovë kanë bërë thirrje për kujdes në trafik, pas rënies së temperaturave dhe rreshjeve të b...
Foto ilustruese DIBËR- Në Qarkun e Dibrës kanë nisur reshjet e dëborës. Në zonat e thella malore, si Njësia Adminis...