Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas uniformave blu, i riu me iniciale L. K., banues në fshatin Halilaj, Fushë Krujë, kishte krijuar llogari false në platformat Instagram dhe TikTok.
FUSHË KRUJË- Policia e Tiranës ka vënë pranga një 28-vjeçar pasi dyshohet se përndiqte një 37-vjeçare në rrjetet sociale. Sipas uniformave blu, i riu me iniciale L. K., banues në fshatin Halilaj, Fushë Krujë, kishte krijuar llogari false në platformat Instagram dhe TikTok.
Ai e përndiqte duke bërë veprime të cilat sipas vajzës i kishin shkaktuar asaj ankth dhe panik. Në kuadër të këtij operacioni të koduar policor, mësohet se policia ka sekuestruar 2 celularët në të cilët i arrestuari kishte të aktivizuara llogaritë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Insistimi”.
I shkaktoi ankth dhe panik, një 37-vjeçareje, duke e përndjekur dhe kanosur në rrjete sociale, nëpërmjet disa llogarive false, arrestohet 28-vjeçari.
Sekuestrohen 2 celularët në të cilët i arrestuari kishte aktivizuar llogaritë.Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimit të një shtetaseje, se përndiqej dhe kanosej në rrjete sociale, veprime të cilat i kishin shkaktuar ankth dhe panik, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit “Insistimi”, mundësuan lokalizimin dhe vënien në pranga të autorit të dyshuar të rastit, shtetasit L. K., 28 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Fushë Krujë.
Nga kontrollet në 2 celularët e tij, u gjetën të aktivizuara llogari false, në platformat “Instagram” dhe “TikTok”, nëpërmjet të cilave 28-vjeçari përndiqte dhe kanoste 37-vjeçaren. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiran&e...
FIER- Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati i vet duke përmbytur shtëpi dhe toka bujqësore. Ndryshe nga vërshimet e muajve të kaluar, k...
ANGLI- Një bandë shqiptare ka pranuar se ka kryer një sërë bastisjesh me vlerë 1 milion paund në vila në të gjith...
VERMOSH- Në aksin Hani Hotit-Dogana Vermosh ka patur reshje dëbore në lartësi mbi 1000 m me rreth 15 cm. Në orët e para t&...
Autoritetet në Kosovë kanë bërë thirrje për kujdes në trafik, pas rënies së temperaturave dhe rreshjeve të b...
Foto ilustruese DIBËR- Në Qarkun e Dibrës kanë nisur reshjet e dëborës. Në zonat e thella malore, si Njësia Adminis...
Gjirokaster GJIROKASTËR- Reshjet e dendura të shiut kanë qënë intensivisht prezent në qarkun e Gjirokastrës. Në a...
Kukes KUKËS- Që në orët e para të mëngjesit, qyteti i Kukësit është zgjuar i zbardhur, ndërsa tem...
foto nga vendgjarja GJERMANI- Një familje shqiptare ka pësuar aksident në Gjermani. Mes 6 prej të plagosurve, tre prej tyre fë...
Foto ilustruese Shqipëria renditet në vendin e 81-të në botë për gatishmërinë ndaj inteligjencës artificiale, ...