LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqipëria e 81-ta në botë, rajoni përpara me masa konkrete/ Sa të gatishëm janë qeveritë për AI?

Ndërsa vendet e tjera të Europës Lindore kanë kaluar në fazën e strategjive të miratuara dhe masave konkrete, Shqipëria mbetet ende në një fazë ndërtimi të kornizës së saj për inteligjencën artificiale.

8 Janar 2026, 07:13 Nga D.S
Shqipëria e 81-ta në botë, rajoni përpara me masa konkrete/
Foto ilustruese

Shqipëria renditet në vendin e 81-të në botë për gatishmërinë ndaj inteligjencës artificiale, sipas Government AI Readiness Index të publikuar nga Oxford Insights, me rezultate relativisht të mira në përdorimin e AI-së në sektorin publik, por me mangësi të theksuara në politika dhe zhvillim teknologjik.

Ndërsa vendet e tjera të Europës Lindore kanë kaluar në fazën e strategjive të miratuara dhe masave konkrete, Shqipëria mbetet ende në një fazë ndërtimi të kornizës së saj për inteligjencën artificiale.

Sipas gjashtë indikatorëve, vlerësimi më i lartë i vendit lidhet me përdorimin e AI-së në sektorin publik, ku Shqipëria arrin 68.95 pikë, një tregues i nivelit relativisht të avancuar të adoptimit të zgjidhjeve dixhitale dhe inteligjente në administratën publike. Po ashtu, qeverisja vlerësohet me 51.67 pikë, duke reflektuar ekzistencën e strukturave institucionale dhe mekanizmave rregullatorë që mbështesin përdorimin e teknologjive të reja.

Në aspektin e infrastrukturës për inteligjencën artificiale, Shqipëria regjistron 48.44 pikë, ndërsa qëndrueshmëria shoqërore dhe institucionale vlerësohet me 46.09 pikë, duke treguar një bazë funksionale për zhvillimin e mëtejshëm të AI-së. Megjithatë, sfidat mbeten në kapacitetin për hartimin dhe zbatimin e politikave (23.00 pikë) si edhe në zhvillimin dhe përhapjen e teknologjisë (28.55 pikë), fusha ku vendi ka ende hapësirë të konsiderueshme për përmirësim.

Ndërsa një pjesë e vendeve të Europës Lindore kanë kaluar tashmë në fazën e masave konkrete dhe të strukturuara, përmes miratimit të strategjive kombëtare për inteligjencën artificiale, planeve shumëvjeçare të veprimit dhe investimeve të drejtpërdrejta në infrastrukturë, Shqipëria ndodhet ende në një fazë më embrionale të këtij procesi.

Iniciativat e ndërmarra deri më tani kanë pasur kryesisht karakter demonstrues dhe simbolik, veçanërisht në sektorin publik, ndërsa mungon ende një kuadër i plotë strategjik i miratuar dhe një plan i qartë zbatimi për zhvillimin dhe përhapjen e inteligjencës artificiale në ekonomi dhe shoqëri.

Në këtë kontekst, Kryeministri Edi Rama njoftoi në vitin 2025 krijimin e “Al minister”, ministrit të parë plotësisht virtual në vend, dhe më pas shpalli simbolikisht “shtatzëninë” e ministrit, i cili “solli në jetë” 83 asistentë dixhitalë dhe të inteligjencës artificiale për të mbështetur deputetët në punën e tyre të përditshme. Në gusht, Shqipëria njoftoi publikimin e afërt të strategjisë së saj të parë kombëtare për inteligjencën artificiale, e udhëhequr nga interesi i shtuar për AI i kreut të qeverisë.

Në pjesë të tjera të rajonit, vendet po ndërtojnë ekosisteme aktive startup-esh dhe inovacioni, po zhvillojnë kapitalin njerëzor dhe po identifikojnë mundësi për bashkëpunim më të ngushtë me Bashkimin Europian. Rajoni përfshin Estoninë, një novatore prej kohësh në qeverisjen dixhitale dhe një nga vendet që vijon të shquhet edhe në fushën e AI-së, si edhe Ukrainën, e cila ka tërhequr me shpejtësi vëmendje globale për pikat e saj të forta dixhitale dhe lidershipin institucional.

Në shkurt, qeveria estoneze njoftoi nisjen e AI Leap, një iniciativë partneriteti publik-privat që synon integrimin e qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm të inteligjencës artificiale në sistemin arsimor.

Ministria e Transformimit Dixhital e Ukrainës prezantoi në muajin prill 2025 një qendër inovacioni “WINWIN AI Centre of Excellence”, e cila do të shërbejë si një platformë kombëtare për testimin dhe përshkallëzimin e teknologjive inovative në fusha kyçe si mbrojtja, siguria kibernetike, shëndetësia dhe shërbimet publike. Ndërsa në nëntor lançoi strategjinë e saj kombëtare për AI-në, me objektivin ambicioz për t’u renditur ndër tre vendet kryesore globale në këtë fushë deri në vitin 2030.

Në Kroaci, Ministri i Drejtësisë, Administratës Publike dhe Transformimit Dixhital prezantoi në maj planin për publikimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Inteligjencës Artificiale për periudhën 2026–2028.

Në këtë kontekst rajonal, Serbia spikat si një nga liderët e Europës Lindore, e renditur në vendin e 39-të në botë nga 195 shtete. Me këtë rezultat, Serbia bën pjesë në 20% ekonomitë më të përgatitura globalisht për inteligjencën artificiale, dukshëm mbi mesataren botërore dhe përpara shumë vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Grupi i 20% vendeve më të përgatitura për AI përfshin sot ekonomitë më të zhvilluara dhe më të avancuara teknologjikisht, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca dhe Singapori, si edhe Kina, Japonia, Koreja e Jugut, Kanadaja, Holanda, Suedia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Serbia renditet më lart se vende si Meksika, Turqia, Egjipti dhe Argjentina, si edhe përpara vendeve fqinje – Greqisë, Kroacisë dhe Rumanisë , dhe mbi të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Renditja e lartë e Serbisë është rezultat i gati një dekade transformimi sistematik dixhital, përmirësimeve në administratën publike dhe investimeve strategjike në teknologji të reja.

Drejtori i Zyrës për Teknologjitë e Informacionit dhe Qeverisjen Elektronike, Mihailo Jovanović, theksoi se Serbia vijon të bëjë investime të rëndësishme në infrastrukturë informatike të teknologjisë së fundit dhe se për vitin 2026 është planifikuar vënia në funksion e një superkompjuteri të ri, i cili do të jetë në dispozicion të komunitetit shkencor, startup-eve, bizneseve dhe institucioneve shtetërore, me synimin për të forcuar më tej zhvillimin e inteligjencës artificiale, inovacionin dhe ekonominë dixhitale.

Indeksi i Gatishmërisë së Qeverive për Inteligjencën Artificiale (Government AI Readiness Index), i publikuar nga Oxford Insights, vlerëson gatishmërinë e ekonomive për adoptimin e AI-së në gjashtë fusha kyçe: kapacitetin për hartimin dhe zbatimin e politikave, kuadrin e qeverisjes dhe rregullator, infrastrukturën për AI, aplikimin në sektorin publik, zhvillimin dhe përhapjen e teknologjisë, si edhe qëndrueshmërinë shoqërore dhe institucionale./Monitor.al

ai inteligjenca artificiale shqipëria e 81-ta në botë

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën