26 Janar 2023, 12:48
Nga a.l
Qafë Thore- Theth
SHKODËR- Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar bllokim të aksit Qafë Thorë-Theth për 7 ditësh. Ortekët e dëborës kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve në vendin e quajtur Tunelet Panoramike, me një trashësi bore rreth 5 metër. Sipas inxhinierit Emanuel Agraja, pastrimi i vetëm i njërit prej tyre shkon deri në 24 orë,
“Po bëhen 10 ditë që puna është pa ndërprerje. Është e pamundur mos të ketë rrëshqite. Ne jemi munduar të ruhemi, pasi është viti i dytë që e mbajmë hapur këtë aks. Sonte pritet të ketë ulje temperaturash që të bëjmë ndërhyrje te pjesa e tuneleve. Po nuk u ulën temperaturat është shumë rrezik, se nuk shkrin bora në Malësi”, u shpreh ndër të tjera inxhinieri.
Ndërkohë, puna për hapjen e aksit rrugor po vijon, pavarësisht se është i bllokuar prej një jave dhe reshjet e dëborës janë të pandalshme.
Si paraqitet situata në qarqet e tjera?
Shqipëria vazhdon të jetë nën ndikimin e motit të keq. Në Shkodër sipërfaqja e përmbytur ka shkuar në 1400 hektarë. Probleme ka në Shkodër edhe me furnizimin me ujë të pijshëm dhe energji elektrike, duke bërë që disa zona të jenë pa energji. Në Lezhë situata është më pranë normales. Në Lezhë janë 20 hektarë tokë nën ujë, por nuk ka probleme me furnizimin me ujë dhe drita. Pasojat e motit të keq janë ndjerë edhe në Korçë, pasi aktualisht në rajon ka ndërprerje të energjisë elektrike.
permbytet shqiperia 2023
Aktualitet
26 Janar 2023, 12:48
a.l
NAFTA
TIRANË- Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja për karburantin në vend. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet me di...
Aktualitet
26 Janar 2023, 12:10
k.m.
DETAJE të reja; 43 të arrestuar në Itali dhe Shqipëri për trafik droge, burime: Operacioni i shtrirë në Durrës dh...
Aktualitet
26 Janar 2023, 12:07
I.A
Eder Dorzi
TIRANË- Një nga autorët e plagosjes së Eder Dorzit në një klub nate në Tiranë është...
Aktualitet
26 Janar 2023, 11:29
I.A
Elvis Hila
TIRANË- Avokati i Popullit ka dënuar dhunimin e gazetarit Elvis Hila në Lezhë ditën e djeshme. Me anë të...
Aktualitet
26 Janar 2023, 11:10
k.m.
Fotot e kamerave të konfiskuara
SHKODËR- Çmontimi i 38 kamerave spiune në 3 lagje të Shkodrës të instaluara nga &lsquo...
Aktualitet
26 Janar 2023, 10:59
I.A
Shtepia e barit
DURRËS- 46-vjeçari Fredi Krasniqi që u kap me shtëpi bari dhe arsenal armësh në Shijak i është dh...
Aktualitet
26 Janar 2023, 10:50
I.A
Foto Ilustruese
FIER- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Fier për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një ...
Aktualitet
26 Janar 2023, 10:41
I.A
Foto ilustruese
LUSHNJE- Një 54-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Lushnje për ngacmim seksual. Mësohet...
Aktualitet
26 Janar 2023, 10:33
A.B
Foto ilustruese
VLORË- Një mjet është gjeur i shkrumbuar ditën e sotme në lagjen '21 Maji' në Vlorë. Sipas njoftimi...
Aktualitet
26 Janar 2023, 10:28
I.A
Foto Ilustruese
GREQI- Një bandë e të miturve të akuzuar për vjedhje sistematike të dyqaneve në zona të ndryshme t&...