23 Maj 2024, 19:11
Nga B.Z
Jasona Mërkuri
GREQI - Personi që shihni në foton e mësipërme është Azdren Muharemi alias Jasona Mërkuri, 54 vjeçari shqiptar i cili u arrestua paraditen e sotme në Greqi, teksa tentoi të kalonte 210 kg kokainë nga Port ii Pireut në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë.
Jasona Mërkuri, sipas mediave greke ishte "koka e grupit" dhe kujdesej për gjetjen e sasive të trafikuara të drogës, financimin e blerjes dhe transportit dhe organizimin e dërgesës nga Panamaja drejt vendeve evropiane. Mësohet se ai kishte tre pasaporta dhe njihej me tre emra Azdren Muharremi Andrea Merkuri dhe Jasona Merkuri. Në pranga kanë rënë edhe Marsel Stafaj, 36-vjeç nga Shqipëria, Ioannis Biglakis 64 vjeç dhe Alexandors Merkouris me origjinë greke.
Si funksiononte grupi i tyre?
Bëhet ne dije se shqiptari Jasona Mërkuri alias Andrea Mërkuri alias Azdren Muharremi, drejtues i organizatës kriminale, ishte i ngarkuar me gjetjen e sasive të drogës, financimin e blerjes dhe transportit, organizimin e dërgesës së drogës nga Panamaja në vendet e Evropës, fshehjen e tyre në konteinerë të destinuar për në Greqi dhe lëvizjen e tyre të mëtejshme.
Nga ana tjetër, Marsel Stafaj, si bashkëpunëtor i drejtpërdrejtë i Mërkurit, ishte ngarkuar me gjetjen dhe rekrutimin e bashkëpunëtorëve në Greqi për importimin dhe marrjen e drogës dhe trafikimin e mëtejshëm të saj ndërsa Ioannis Biglakis ishte ngarkuar për komunikimin me anëtarët e tjerë të organizatës kriminale që ndodhen jashtë vendit, duke i përfaqësuar ata për koordinimin e furnizimit dhe financimin e blerjes së sasive që do të trafikohen.
Jasona Mërkuri u kap sot në Pire me 180 pako me kokainë. Në kontrollet e banesave dhe automjeteve të të arrestuarve të mësipërm janë gjetur dhe sekuestrua 1 pistoletë e kalibrit 9 mm dhe një krehër me 15 fishekë të kalibrit 9 mm, një sasi e vogël kannabis, 25 fishekë të kalibrave të ndryshëm etj. Janë sekuestruar 131 mijë e 675 euro dhe 30 paund britanikë, 2 motorrë, 17 celularë, 1 USB, 3 GPS shënime të ndryshme dore.
jasona merkuri greqi arrestim shqiptar kokaine
Aktualitet
23 Maj 2024, 18:08
B.Z
Helikopter
TIRANË - Një prej çiklistëve që mbeti i plagosur në aksidentin e regjistruar në Kuç-Qeparo ësht...
Aktualitet
23 Maj 2024, 17:46
B.Z
Pamje nga arrestimi
GREQI - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sekuestrimi i 210 kg kokainë në Portin e Pireut paradi...
Aktualitet
23 Maj 2024, 16:36
E. D
pamje nga vendngjarja
SPANJË- Një shqiptar ka rënë në pranagt e policsë spanjolle për grabitje në lokale apo d...
Aktualitet
23 Maj 2024, 16:36
I.A
TIRANË- Wolt, kompania kryesuese e teknologjisë bëri një hyrje të bujshme në tregun shqiptar me një mbrëmje të ja...
Aktualitet
23 Maj 2024, 15:54
B.Z
Pamje nga aksidenti
VLORË - Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në aksin rrugor Kuç-Qeparo. ...
Aktualitet
23 Maj 2024, 15:36
B.Z
Gjykata
TIRANË - Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën “arrest me burg...
Aktualitet
23 Maj 2024, 15:23
B.Z
Pamje nga arrestimi
GREQI - Personat që shihni në fotot e mëposhtme janë , dy shqiptarët Jasona Mërkuri e Marsel Stafaj,...
Aktualitet
23 Maj 2024, 15:00
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Fano në provincën e P...
Aktualitet
23 Maj 2024, 14:36
N.F
Foto ilustruese
DEVOLL- Detaje të reja tronditëse janë zbardhur në lidhje me ngacmimin seksual të 13-vjeçares në Devol...
Aktualitet
23 Maj 2024, 14:33
M.B
Droga
GREQIA- Agjencia e lajmeve "Reuters" i ka dedikuar një artikull kapjes së disa kilogramëve kokainë në Greqi sot në or&e...