31 Janar 2025, 07:26
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Dëmi mesatar i paguar nga kompanitë e sigurimit për sigurimin e detyrueshëm motorik TPL pësoi rënie për të dytin vit radhazi në 2024. Sipas statistikave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për vitin e kaluar dëmi mesatar i paguar nga sigurimi i brendshëm për përgjegjësitë motorike ndaj palëve të treta zbriti në 156 mijë lekë, 7.1% më pak krahasuar me një vit më parë.
Në total, dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimit për këtë produkt vitin e kaluar arritën në 4.27 miliardë lekë, në rritje me 26.2% krahasuar me një vit më parë. Gjithashtu, raporti i thjeshtë mes dëmeve të paguara bruto dhe primeve të shkruara bruto u rrit në 33.6%, nga 29.1%
Sigurimi i brendshëm TPL mbulon përgjegjësitë e drejtuesve të mjeteve për dëmet e shkaktuara ndaj palëve të treta. Ky sigurim i detyrueshëm me ligj përbën edhe shtyllën kryesore të tregut të sigurimeve në Shqipëri, me pothuajse 57% të primeve të shkruara bruto dhe 54% të dëmeve të paguara bruto në sigurimet e Jo-Jetës.
Statistikat e detajuara të llogarive teknike nga AMF tregojnë se produkti i sigurimit të detyrueshëm motorik TPL në vazhdimësi në vitet e fundit ka qenë fitimprurës për kompanitë e sigurimit.
Që nga fillimi i vitit 2025, kompanitë e sigurimit në vend kanë nisur aplikimin e primeve të diferencuara për sigurimin TPL, mbështetur mbi disa faktorë rreziku. Për shumicën e drejtuesve të mjeteve, sistemi i ri ka sjellë rritje të primit vjetor të sigurimit të detyrueshëm të mjetit.
Në terma mesatarë, për të gjitha produktet e tregut të Jo-Jetës, vitin e kaluar një dëm i ndodhur u kushtoi siguruesve shqiptarë mesatarisht 112 mijë lekë ose rreth 1140 euro. Të dhënat nga AMF treguan se për vitin 2024 dëmi mesatar në sigurime u rrit me 4.7% krahasuar me një vit më parë.
Dëmet më të kushtueshëm në terma mesatarë janë ato në pronë. Vitin e kaluar, një dëm në pronë u kushtoi mesatarisht kompanive të sigurimit më shumë se 3.3 milionë lekë, me një rritje të fortë prej 44.6% krahasuar me një vit më parë.
Për sigurimet motorike, duke përfshirë të gjitha produktet, dëmi mesatar ishte 170 mijë lekë, në rënie të lehtë me 1.3% krahasuar me një vit më parë.
Dëmet që mbulohen nga kartoni jeshil janë shumë më të shtrenjta në raport me dëmet brenda vendit. Për vitin 2024, dëmi mesatar në produktin e kartonit jeshil ishte 892 mijë lekë, në rritje me 68.4% krahasuar me një vit më parë.
Në total, për vitin 2024, kompanitë e sigurimeve paguan rreth 8.66 miliardë lekë dëme, në rritje me 24.4% krahasuar me një vit më parë. Raporti mes dëmeve të paguara bruto dhe primeve të shkruara bruto u rrit gjithashtu në 35.3%, nga 30.4% që kishte qenë një vit më parë./MONITOR
sigurimi i automjeteve
Aktualitet
31 Janar 2025, 07:18
N.F
Foto
TIRANË- Tranzicioni demografik i Shqipërisë, me nivel të lartë emigracioni në moshat e reja dhe me plakje të shpej...
Aktualitet
31 Janar 2025, 07:14
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Për ditën e premte mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore më të qëndrueshm...
Aktualitet
30 Janar 2025, 22:44
B.Z
BELGJIKË - Media belge "GVA", i ka dedikuar së fundmi një shkrim shqiptarit Denis Matoshi, gjithashtu i njohur si Eldi Dizdari i cili...
Aktualitet
30 Janar 2025, 22:59
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- 15-vjeçari i cili dyshohet se u plagos me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë mësohet se &e...
Aktualitet
30 Janar 2025, 22:44
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- 15-vjeçar i cili dyshohet se u plagos me armë zjarri mbrëmjen e sotme dhe u transportua për në spit...
Aktualitet
30 Janar 2025, 22:11
E. D
TIRANË- Vijojnë të dalin detaje të reja nga plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë. Babai i të miturit ka deklaruar s...
Aktualitet
30 Janar 2025, 22:15
B.Z
Pamje nga zjarri
LEZHË - Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Le...
Aktualitet
30 Janar 2025, 22:01
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e 15-vjeçarit në Tiranë. Bëhet e ditu...
Aktualitet
30 Janar 2025, 21:38
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në në Fushë-Mëze...
Aktualitet
30 Janar 2025, 21:33
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durr&...