All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

DËSHMIA e Indrit Beqirajt: Si e mora propozimin për të vrarë Geron Hasanbellin

Madje për vrasjen e tij ishin zhvendosur edhe në Fier. Më pas, ishin zhvendosur në Tiranë, ku edhe kishin marrë me qera një banesë në zonën e Don Boskos.

10 Tetor 2022, 23:31 Nga k.m.
DËSHMIA e Indrit Beqirajt: Si e mora propozimin për të vrarë
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

DURRËS- Arrestimi i dy vëllezërve Indrit dhe Gentjan Beqiraj çoi në zbulimin e një grupit vrasësish me pagesë dhe zbardhjen e disa krimeve që dolën në dritë nga dëshmia e tyre. Në emisionin "Uniko" është zbardhur dëshmia e plotë e Indrit Beqirajt, i cili ka treguar edhe sesi e mori propozimin për vrasjen e Geron Hasanbelliut.

Madje për vrasjen e tij ishin zhvendosur edhe në Fier. Më pas, ishin zhvendosur në Tiranë, ku edhe kishin marrë me qera një banesë në zonën e Don Boskos. Aty tregon se Kevin Zeneli u kishte dhënë 2000 euro për të mbuluar shpenzimet e ditës. 

"Geroni qëndronte në Tiranë tek zona e Don Boskos. Më kanë takuar me vëllanë dhe na kanë marrë me makinënqë kishte Kevini me qera dhe kemi ardhur në Tiranë, ku na kanë çuar tek zona që rrinte. Pastaj unë shpreha mendimin se duhet një shtëpi afër dhe me kushte sepse kishte shpenzuar shumë para. Më dha 2000 euro që të merrja një banesë me qera në Tiranë. Kemi marrë banesë me qera në zonën e Jordan Misjas, afër lavazhit 313 të burgut, ku personin që ia morëm nuk e njihja dhe e kam gjetur në gazetë. E kam marrë për një muaj, ishte banesë private ku kemi qëndruar në katin e parë. Kemi qëndruar një muaj aty,"-tha ai.

DËSHMIA E PLOTË E INDRIT BEQIRAJT

Në muajin korrik 2012 Ilirjan Feço me orifjinë nga Kavaja, person me të cilin ka kohë që njihem dhe që më të më ka prezantuar Arjan Rrapi, i cili aktualisht ndodhet në burg për vdekje, ka filluar të më pyeste shumë që si mund të bënte një vrasje me makinë apo me motor, duke më kërkuar mendim si ai qmund të realizonte një vrasje. Donte të vriste një person në zonën e Laçit apo të Mamurrasit. Por ky personi ishte në hasmëri dhe nuk dilte nga banesa, madje nuk kishte dalë as kur i kishte vdekur djali i tezes. Më ofroi 100 mijë euro për të vrarë Geron Hasanbelliun, e njoh si fytyrë. Më tha që kam dashur ta bras me Alban Skonjën dhe Kevin Syçin. Geronin, sipas Ilirjanit, e kanë ndjekur 2-3 herë me motor, por i ka ikur ku me motor kanë qenë Ilirjani dhe Kevini dhe që Geroni iu ka ikur. Këtë vrasje do e bënin për llogari të Kasandër Nogës, ku palët janë në hasmëri me njëri-tjetrin. Këto muhabete mi kanë thënë së bashku të dy, por edhe veç e veç. Më kanë që gjatë kohës kur ndiqnin Geronin kanë qenë në Fier dhe kanë shpenzuar shumën prej 20 mijë euorsh dhe nuk donin të merreshin me këtë punë dhe Alban Skonja ishte tërheur dhe larguar nga ata të dy. Këtu Iliri dhe Kevi kishin komunikuar dhe kishin menduar që këtë punë të ma ofronin mua. Me këta shtetas jam takuar tek lokali Varka ku me mua ishte dhe vëllai im Gentjani. I gjendur në kushte të vështira ekonomike dhe pa para e kam pranuar atë punë pa menduar fare. Gjatë kohës përpara se të më tregonin foton më ka dërguar Iliri dy herë në Fier më një makinë top Volvo, ku më kanë dërguar tek një lokal tek burgu i Fierit ku rrinte Geroni dhe tek banesa ku rrinte me qira Geroni në Fier, tek Ura e Sheqit, kthen djathtas në atë zonë një banesë private 3 katëshe. Geroni në fakt me origjinë është nga Patosi i Fier, nuk kam njohur më parë. Sqaroj se në Fier kam qenë unë, Ilirjani dhe vëllai im Gentiani dhe nëkëtë fazë ka qenë koha që ishim, në pjesën e njohjes së terrenit dhe të vendeve ku qëndronte ku shtetas. Në asnjë rast nuk e pamë dhe ktheheshim në Durrës. Ndërkohë që Ilirjani dhe Kevini kanë mësuar se Geroni qëndronte në Tiranë tek zona e Don Boskos. Më kanë takuar me vëllanë dhe na kanë marrë me makinënqë kishte Kevini me qera dhe kemi ardhur në Tiranë, ku na kanë çuar tek zona që rrinte. Pastaj unë shpreha mendimin se duhet një shtëpi afër dhe me kushte sepse kishte shpenzuar shumë para. Më dha 2000 euro që të merrja një banesë me qera në Tiranë. Kemi marrë banesë me qera në zonën e Jordan Misjas, afër lavazhit 313 të burgut, ku personin që ia morëm nuk e njihja dhe e kam gjetur në gazetë. E kam marrë për një muaj, ishte banesë private ku kemi qëndruar në katin e parë. Kemi qëndruar një muaj aty. 

Dëshmia e Beqirajt vjen pas arrestimit të 3 tetorit. Në fakt e gjitha i faturohet një rastësie, ku dy vëllezërit ishin nisur për atentat ndaj Landi Muharremit i njohur si "Rrumi". Por në rrugë e sipër ata u përplasën me njerëzit e Rrumit, që morën peng për disa orë Indrit Beqirajn. Në dosje nuk thuhet shkaku i pengmarrjes dhe sherrit mes tyre, por përmes këtij rrëfimi nis gjithçka dhe vëllezërit vetëofrohen si të penduar duke zbërthyer të gjithë grupin kriminal ku ishin pjesë dhe nga i cili kishin marrë porosi për të paktën katër vrasje në Tiranë dhe Durrës. Pasi kanë parë Policinë, ata janë detyruar të lënë të lirë Beqirajn dhe më pas ky konflikt ka sjellë edhe rrëfimin e dy vëllezëve, 32 dhe 38 vjeç. Bashkë me ta, Policia arrestoi edhe 13 persona të tjerë. Grupi akuzohen për grup të strukturuar kriminal ndërsa akuzohen për dy vrasje dhe 3 atentate. Ata akuzohen për vrasjen e Erion çelës, i cili u ngatërrua dhe ishte shënjestra e gabuar pasi Kevin Zeneli kërkonte të vriste Geron Hasanbelliun. Më pas, ata akuzohen se vranë në bashkëpunim Arben Mërkurin alias Maneci, pasi kishin marrë porosi nga Kasandër Noga. Kumbari kryesor i operacionit është Kasandër Noga që ndodhet në burg në Belgjikë. Noga ka një hasmëri me Erion Hasanbelliut që nis që prej viteve 2000 e kulmoi me masakrën e Sanatoriumit. Pjesë e grupit janë edhe një oficer policie burgjesh, Flamur Bejko që iu dha 3500 euro për vrasjen e Saimir Zotkajt dhe një personi tjetër të identifikuar si I.H. 

gentjan beqiraj indrit beqiraj

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen