LIVE UPDATES
Aktualitet

Detaje nga sherri në Durrës/ I kërkuari nga SPAK goditi me qytën e pistoletës 36-vjeçarin, i përfshirë edhe një polic! Si u largua bashkëpunëtori i Visit të Pojës me mjet

Konkretisht Tafili është përfshirë në një konflikt me një person të identifikuar si Edison Gjuzi duke e goditur këtë të fundit me qytën e pistoletës. Më pas së bashku me një person tjetër, 27 vjeçarin me inicialet G. M, edhe ky banues në Shkallur të Durrësit, janë larguar me makinë nga vendi i ngarjes ku. 

25 Korrik 2026, 09:49 Nga E. D

Detaje nga sherri në Durrës/ I kërkuari nga SPAK goditi me

DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti i ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Shkallnur të Durrësit, ku një 36-vjeçar mbeti i plagosur. Në ngjarje është përfshirë edhe Denis Tafili, një nga personat e shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit "Ura". Ky i fundit është anëtar i organizatës kriminale të Visit të Pojës, të cilësuar nga SPAK si një ndër më të rrezikshmit në vend dhe që akuzohet se trafikon kokainë nga vendet e Amerikës së Jugut drejt Italisë dhe po lëviz lirshëm në Durrës.

Konkretisht Tafili është përfshirë në një konflikt me një person të identifikuar si Edison Gjuzi duke e goditur këtë të fundit me qytën e pistoletës. Më pas së bashku me një person tjetër, 27 vjeçarin me inicialet G. M, edhe ky banues në Shkallur të Durrësit, janë larguar me makinë nga vendi i ngarjes.

Në konflikt është përfshirë dhe një punonjës policie, inspektori me inicialet L.XH, i cili është shoqëruar dhe ndaj tij po kryhen veprimet procedurale nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Gjatë konfliktit ka pasur edhe të shtëna me armë në ajër, por ende nuk dihen shumë detaje mbi ngjarjen.

Sipas bluve, ngjarja ka ndodhur 'për motive të dobëta'. Por në njoftimin e policisë kuptohet se autori dhe bashkëpunëtori i tij u ka ikur policisë edhe pse forca të shumta të Policisë kishin rrethuar zonën dhe kishin ngritur pika kontrolli për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

"Më datë 24.07.2026, rreth orës 15:00, Salla Operative e DVP Durrës është njoftuar se, në fshatin Shkallnur, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Gj, 36 vjeç, është goditur me sende të forta (qytë pistolete) nga shtetasit D. T., 41 vjeç, person i shpallur më parë në kërkim, dhe G. M., 27 vjeç, të dy banues në Shkallnur, Durrës, të cilët pas ngjarjes janë larguar me automjet.

Gjithashtu, dyshohet se në konflikt ka qenë i përfshirë edhe një punonjës policie, jashtë shërbimit, Inspektor L. Xh., i cili është shoqëruar dhe ndaj tij po kryhen veprimet procedurale nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP). Në vendngjarje, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një gëzhojë pistolete. Dyshohet se gjatë konfliktit është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri pistoletë.

Ndërkohë, forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj," thuhet në njoftimin e policisë.

Hetimet

Në maj të këtij viti Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet për grupin e Elvis Doçit, pjesë e të cilit është dhe Tafili. Grupi u godit një vit më parë falë operacionit të përbashkët me autoritetet italiane, “Ura”. Ndaj 24 anëtarëve të grupit rëndojnë akuzat për trafik ndërkombëtar kokaine, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash. gjatë ekzekutimit të këtij operacioni janë sekuestruar edhe 4 milionë euro cash dhe 12 milionë euro pasuri, kryesisht prona.

Hetimi i nisur në bashkëpunim me autoritetet italiane, zbuloi se grupi i trafikanëve të drogës ishte i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë dhe italianë, me qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Gjatë operacionit të italianëve 'Ura' u sekuestrua mbi 1.3 ton kokainë. Paratë që fitoheshin, trnasportoheshin kryesisht me autobusë të linjës Itali-Shqipëri./Dosja.al

edison gjuzi denis tafili

Sondazh

Poll

Përplasja mes Ramës dhe Braçes në mbledhjen e socialistëve, shpërthen deputeti

Përplasja mes Ramës dhe Braçes në mbledhjen e socialistëve, shpërthen deputeti

Revolta kundër qeverisë/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rita Ora zbulon aksesorin që nuk e ndan kurrë nga vetja: Si shqiptare jam rritur me bestytni

Momenti kur policia dhe ambulanca shkojnë në vendin e ngjares

Arrestohet 16-vjeçari me mbi 300 doza kokainë dhe cannabis gati për shitje

A do të rikthehet këngëtarja Era Istrefi në skenën muzikore me një projekt të ri?

Rama u shpërndanë "Besën"/ Socialistët vendosin syzet për ta lexuar pa humbur kohë

Rama mban fjalën para grupit parlamentar: Ata janë matësi i standardeve tona

Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në një përvojë të re për qytetarët

Rama: Kjo është kthesa e mandatit tonë, vendimet tona mos të përjetohen si prerje në besë

Rama sulmon Administratën: Kanë ‘parkuar’ fytyrën në vend të prapanicës

"Pa të do ishte çështje shqiptare"/ Rama: Emri i Trump, globalizoi protestën

Nëna e moshuar me djalin me spektër autik u sulmua nga policia, Rama: Atë e përdhunuan protestuesit

Rama sulmon qytetarët e protestës së djeshme: Bulevardi u zbraz nga Flamingot

Policia i sulmoi me spraj me piper, i mituri me aftësi ndryshe me nënën e tij me lot në sy

Policia i sulmoi me spraj me piper, i mituri me aftësi ndryshe me nënën e tij me lot në sy

Rama shpërthen nga qytetarëve: Video të deformuara, ndërhyrje brutale nga jashtë

Rama: Askush nuk e kishte imagjinuar që në bulevardin ku vriteshin protestuesit

Rama sulmon protestuesit: Në protestë individë me agjendë politike, përfshi disa eurodeputetë

Rama: Doli në protestë se nuk merrte dot shërbime në poliklinikë

Administrata apo mjekët? Si gënjeu Rama për arsyet që nëna e shokut të tij doli në protestë

Vëllai i viktimës tregon fjalët e autorit: Do të fejohemi sërish ose do ju vras të gjithëve

Padia e Erion Veliajt kundër Ols Dados, kryebashkiaku mbërrin në Gjykatën Administrative

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Më i fortë se kur hyra

'The Odyssey' filmi i regjisorit Christopher Nolan arkëtoi 264 milionë dollarë

E paprecedentë/ Momenti kur patronazhistët tentojnë të rrëmbejnë qytetarin në protestë

Berisha: Rama erdhi për të marrë në dorë reformën territoriale, varrosi një punë 1-vjeçare...

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë

Berisha: Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit në Kuvend

Berisha: Edi Rama, po bën gjithçka që të manipulojë zgjedhjet

Lagu kryeminstrin Rama me ujë/ Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Skandal/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Edison Lika, i riu po denonconte live

Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Protestuesit vendosin qese me mbetje pranë kordonit policor, thirrje: Mos i mbroni plehrat

Korreshi në Kuvend: Policët s’kanë uniforma, dalin me rroba me vrima që ua ka ngrënë mola

Berisha-Klosit: Je peng i bixhozit, prandaj bën avokatinë e Edi Ramës

"Duhet vetëpastrim. Ti Sali ke fuqinë të çlirosh opozitën"/ Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në...

Akt qytetar! Protestuesit aksion para Kuvendit, mbledhin mbeturinat

"O çifut"/ Protestuesit "shënjestrojnë" me vezë Ervin Hoxhën dhe Eduard Shalsin: Tradhtarët e kombit

Tensione në Kuvend, PD nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Reformën Territoriale

“Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci: Do kërcasë veza edhe në shtator

Qytetarët hedhin vezë,policia përgjigjet ashpër,ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

"Populli nuk i do këta deputetë"/ Qytetarja para Parlametit: Duam largimin e tyre

Protesta para Kuvendit/ Momenti kur qytetari humbet ndjenjat, transportohet me urgjencë në spital

"Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë"/ Bardhi: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

"O kriminele"/ Sara Mile shkon me truprojë në Kuvend, shpërthejnë protestuesit: Deputete e...

Përplasjet para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie