24 Korrik 2022, 12:30
Nga e.k
Brilant Martinaj
DURRËS- Masakra e Fushë Krujës ku mbeten të vrarë 3 të rinjtë, Diklen Vata, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj ende mbetet pa autor. Sipas hetuesve kamerat e sigurisë në zonë kanë dhënë shumë pak të dhëna dhe grupi hetimor nuk ka mundur dot të ndërtojë një identikit të autorëve të dyshuar.
Dosja.al mëson se Policia është e orientuar në grumbullimin e sa më shumë dëshmive nga pyetja e personave që kishin konflikt me viktimat, rrethi shoqëror i tyre po ashtu edhe pyetja e personave me precedent penal në zonë që mund të kenë të dhëna për autorët.
Hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik janë shtrirë në Lezhë, Krujë, Tiranë, Durrës e Elbasan dhe policia ka përpiluar një listë me gati 30 emra që një pjesë janë pyetur e një pjesë tjetër priten të pyeten. Të parët që dhanë deklarime para uniformave blu ishin familjarët e 3 viktimave, Brilant Martinaj, Dikler Varaj dhe Besmir Hoxha.
Në dëshmitë e tyre nuk u dha asnjë indicia që mund të çonte në autorët. Duke qenë se pista kryesore e hetimeve është vrasja për hakmarrje në pyetje janë marrë edhe të afërm të policit të FNSH-së, Xhulio Prela për vrasjen e të cilit ka qenë i dyshuar Brilant Martinaj. Në pyetje priten të merren edhe të afërm të ish-policit Xhelal Reçi të vrarë në nëntor të vitit të kaluar ku po ashtu dyshohej I përfshirë si autor Brilant Martinaj. Mes familjarëve të tij është dhe ish-kryetari i bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili pritet të pyetet edhe për një konflikt të hapur që ka me kushëririn e Brilantit, Ervis Martini. Sipas dëshmisë së Nuredin dumanit, ky i fundit ka paguar për ta eliminuar.
Në listën me 30 emra janë edhe persona të tjerë me precedent të theksuar kriminal që kanë konflikt me Ervis Martinin.
Në numrin e celularit të vënë në dispozicion nga policia për të dhënë informacione të vlefshme kundrejt shpërblimit 30 milionë lekë kanë ardhur disa informacione që grupi hetimor i ka cilësuar orientuese por nuk kanë mbërritur ende në emra konkret për autorët.
Ngjarja e rëndë ndodhi me 17 korrik ku tre të rinjtë u vranë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.
masakra e fushe krujes brilant martinaj diklen vata besmir hoxha
Aktualitet
24 Korrik 2022, 12:39
A.B
Gjyqtarja
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar “arrest në shtëpi” për gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka. Trupa gj...
Aktualitet
24 Korrik 2022, 12:33
A.B
Protesta
SHKODËR- 14 efektivët e policisë të arrestuar për favorizime në tendera në Malësinë e Madhe janë...
Aktualitet
24 Korrik 2022, 12:30
A.B
Policia
VLORË- Policia e Vlorës ka identifikuar personin i cili qëlloi me armë zjarri në zonën e 'Ujit të Ftohtë'. ...
Aktualitet
24 Korrik 2022, 12:17
e.k
Ronaldo Nazario dhe Marco Verrati
SPANJË- Një gabim i gjykatës spanjolle ka bërë që dy autorët e vjedhjes (nj&eum...
Aktualitet
24 Korrik 2022, 12:24
A.B
Pamje nga vendi i ngjarjes
VLORË- Sherri i cili u përshkallëzua deri në përdorimin e armës së zjarrit në zonën...
Aktualitet
23 Korrik 2022, 17:01
A.B
Arme
VLORË- Të shtëna me armë zjarri te 'Uji i Ftohtë'. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e plazhit. Një...
Aktualitet
24 Korrik 2022, 11:59
e.k
Foto ilustruese
VLORË- Policia e Himarës ka sekuestruar 120 çadra dhe shezlongë në zonën e ‘Porto Palermos&rsquo...
Aktualitet
24 Korrik 2022, 11:27
d.a.
sulmi kibernetik
TIRANË- Prej disa ditësh shërbimet online dhe faqet e disa insitucioneve shtetërore janë mbyllur për arsye s...
Aktualitet
24 Korrik 2022, 11:24
e.k
Droga e sekuestruar
GREQI- Një 59-vjeçar shqiptar është arrestuar mëngjesin e sotëm në zonën e Kastorisë...
Aktualitet
24 Korrik 2022, 11:02
e.k
Pamje nga toka e djegur
LUSHNJE- Një 50-vjeçar i identifikuar me inicialet I.S do të hetohet në gjendje të lirë nga Policia...